PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hitet e Verës
2015-09-28 16:55:37 CRI Komenti juaj Printoni

Poni "Zëri nga Labëria"

Shqiponja ose siç njihet me emrin e skenës Poni, është këngëtarja e njohur shqiptare nga qyteti bregdetarë i Vlorës. Ajo është e njohur për këngët popullore dhe për këngët e folklorit shqiptarë të jugut. Por Poni shpesh herë këndon edhe rryma të ndryshme si turbofolk dhe në balada të cilat i ka përvehtësuar më së miri, madje është vlerësuar me çmim në festivalin prestigjoz të "Top fest" me këngën "Trëndafil". Tani ajo vjen me një bashkëpunim të ri me këngëtarin nga kosova Shkumbin Ismaili me baladën "Kjo zemër nuk ta fal". Kjo këngë edhe pse baladë është shumë e dashur për publikun.

Zajmina Vasjari, jo vetëm "Miss"

Bukuroshja nga Durrësi dhe ish Miss Shqipëria 2002, Zajmina Vasjari, na ka impresionuar me debutimet e saj në muzikë, por tani ajo vjen për publikun shqiptarë me një bashkëpunim me këngëtarin e ri Elgit Doda me këngën "Blackout". Kjo është një këngë ritmike për verën dhe me një vidioklip shumë të bukur. Ajo pas shumë bashkëpunimesh dhe interpretimesh solo ka vendosur të ndjek rrugën e muzkës pasi ajo shprehet se aty ajo gjen qetësi. Kariera e saj muzikore po merr hov dhe ajo po pëlqehet gjithnjë e më shumë nga audienca shqiptare. Bukuroshja Vasjari prezantohet sot me këtë hit të ri veror të cilin ne do ta transmetojmë për ju këtu në Radio Ejani, 106Fm.

Duda dhe Over Lord "Rikthehemi fuqishëm"

Një nga repperat më të hershëm të repp-it shqiptarë Duda, madje do thoja ndër të parët e repp-it shqiptarë, rikthehet në skenën shqiptare pas një pauze relativisht të gjatë. Repperi nga Kosova Duda, është pjesë e grupit të madh të OTR-ës dhe ka debutuar gjithmonën nën këtë emër. Ai vjen këtë verë me një bashkëpunim me Over Lord me hitin e tyre më të fundit "Me neve". Ky hit po pëlqehet dhe po kërcehet në clubet e Shqipërisë. Të rinjt e duan dhe ky këngëtarë po ftohet mjaft shpesh në programet dhe emisione muzikore për të rinj. Ky është një indikues mëse i fort për të thënë se ky këngëtarë është rikthyer vërtet "fuqishëm".

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China