PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ella Koon Yun-na
2015-09-21 17:30:18 CRI Komenti juaj Printoni

Ajo është një këngëtare kantopopi, aktore dhe modele në Hong Kong.

Ella Koon ka lindur në Polinezinë franceze të ishullit Tahiti, por është rritur në Hong Kong dhe ka ndjekur gjimnazin në Birmingham, të Anglisë. Ajo është një poliglote e vërtetë pasi flet shumë gjuhë të huaja si Hakka, dialektin kantonez dhe mandarin, anglisht, dhe pak frëngjisht. Ajo gjithashtu ka një veçanti pasi luan në veglën tradicionale kineze Gu-zheng, e cila ka 21 tela dhe nxjerr tinguj të ngjasjëm me ato të kitarës dhe pianos. Pasi përfundoi studimet në Angli, ajo u rikthye në Hong Kong rreth viteve 2000, ku dhe filloi karierën e saj si modele për revista të ndryshme, reklama, etj.

Modelingu u kthye në një profesion full-time. Ajo mori pjesë për herë të parë në një film si aktore. Pikërisht në filmin "I do" në vitin 2011. Por menjëher pas xhirimeve të filmit ajo ju rikthye modelingut. Albumet e saja si psh: "Original", "Ellacadabra" "Lose Sanity" dhe "Stages" nuk ishin aq mbresëlënëse sa debutimi i saj në "The voice" me këngën . "Endless Love" ku ajo impresionoi audiencën dhe përtej, dhe ky debutim ishte drita jeshile e karierës së saj.

Koon në të njëjtën kohë ajo ishte pjesë e serialit më në zë të kohës "Revolving Door of Vengeance" dhe "Survivor's Law II " nga viti 2005 deri në 2007-ën. Teleshikuesit u dashururan me atë në të dy rolet e saja. Madje në "Survivor's Law II," ajo kishte rolin e një avokateje shumë modern, por kur ajo hynte në sallën e gjyqit, e zotëronte atë. Përveç aktrimit ajo ka qënë e ftuar shumë herë në emisione apo show televizive si e ftuar speciale.

"I Do" ishte vetëm filmi i parë kur ajo u prezantua edhe si aktore tek publiku, pasi më vonë ajo ka qënë pjesë e kastit edhe në filma të tjerë si: My Sweetie, Drink, Drank, Drunk, Ice Age 2: The Meltdown, The Shopaholics, Without Words, 2006), Undercover Hidden Dragon , Arthur and the Minimoys, Muddy but Pure White, Playboy Cops, Look for a Star, Short of Love and Ice Age 3: Dawn of the Dinosaurs.

Ajo luajti rolin e Merry-t në filmin e Clement Cheng-ut të titulluar 'Merry-go-round' (2010) , aty ajo shpalosi më së miri talentin e saj.

Në 2006-ën, gjatë promovimit të një festivali vjeshte, Ella u sulmua në skenë nga një burrë, i cili më pas u identifikua si Kalton Pan, 22 vjeç. Burri u arrestua menjëherë në vendn-gjarje dhe u dënua me 9 muaj burgim. Ajo nuk pësoi lëndime nga aksidenti, por vendosi të ndiqte penalisht çështjen.

Në shtatorë të 2014-ës, Ella u diagnostikua me Bell's Palsy, duke i lënë të paralizuar gjysmën e djathtë të fytyrës. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China