20150917lideret |
Xi'an-i është një ndër 4 qytete të antike të fashme të botës, edhe është djepi i kulturës kineze.
Ai gjithashtu është një nga katër qytetet kulturore më të njohura në botë. (Xian, Roma, Kajro, Athina).
Ka një thënie, që po të mos kesh parë ushtrinë prej terrakote, nuk ke qënë në Kinë. Ajo ndodhet në rrethinat e Xianit, është një blatim në mauzoleun e perandorit të parë të dinastisë Qin. Ushtria u krijua mbi 2000 vite më parë nga qindra mijëra vetë, të cilët punuan për dhjetëra vjet.
Ushtria prej terrakote është një kopje e ushtrisë së madhe të dinastisë Qin, që unifikoi Kinën.
Çdo ushtar ka përmasa natyrore, si ato të ushtarëve të dinastisë Qin. Tiparet dhe shprehjet e fytyrës si dhe flokët e tyre janë bërë sipas njerëzve realë. Edhe karrocat e kuajt janë bërë me të njëjtën madhësi, si të karrocave e kuajve të vërtetë.
Terrakota, që vjen nga italishtja dhe do të thotë tokë e pjekur, në fakt është deltinë e pjekur që nuk është glazuruar. Terrakota është një formë poçerie, por prej kohëve të lashta është përdorur për statuja dhe për zbukurime ariktekturore. Terrakota është me ngjyrë të kuqërreme në kafe.
Ushtria prej terrakote, që ndodhet në rrethinat e Xianit në Kinë, është madhështore dhe duket si e gjallë.
Perandorët kinezë janë varrosur së bashku me thesarin të cilin mund ta përdornin në jetën e përtejme pas vdekjes së tyre, ndërsa perandori i parë kinez do të mbahet mend gjithmonë për thesarin e tij: ushtrinë masive – Ushtrinë prej Terrakote.
Me historinë e gjatë, kulturën e lashtë dhe rrënjët historike, Xi'an mbart gjithashtu një tjetër emër "Muzeu historik natyror". Varreza e perandorit të parë të Dinastisë Qin dhe terrakotat e ushtarëve e kuajve janë quajtur si "Mrekullia e 8-të e botës" dhe muret e lashtë të qytetit janë muret që mbrohen deri sot më mire në botë, mur i cili ka përmasat më të mëdha në botë
Perandori i parë kinez, Qin Shi Huang ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë kineze. Ai bashkoi vendin dhe nisi ndërtimin e murit, i cili në ditët e sotme njihet botërisht si Muri Kinez.
Ai u bë perandor në moshën 13 vjeçe, ndërsa u shua në atë 49 vjeçe. Kur mori fronin, një nga urdhërat e tij të parë ishte ndërtimi i varrit të tij, në të cilin ishte vendosur ushtria prej Terrakote, e cila do ta shoqëronte dhe mbronte atë në jetën e përtejme.
Ushtarët prej argjile, që datojnë nga shekulli i 3-të para erës sonë, janë zbuluar në vitin 1974 nga fermerët lokalë të Qarkut Lintong, Xi'an, në Provincën Shaanxi.
Figurat në këtë varr përbëhen nga luftëtarët, karrocat dhe kuajt. Vlerësohet se aktualisht në tri varre ka më shumë se 8000 ushtarë, 130 karroca lufte, 520 kuaj dhe 150 kalorës, shumica e të cilëve janë ende të varrosur në varrezat pranë mauzoleut Qin Shi Huang.
Arkeologët se për ndërtimin e kësaj ushtrie gjigante janë dashur 700 mijë punëtorë.
Përveç ushtarëve, në varre ka edhe zyrtarë, akrobatë, njerëz me ndikim dhe muzikantë.
Numri masiv i figurave prej argjile është mbresëlënës në vetvete, por edhe më mbresëlënës është fakti se çdo figurë është e ndryshme me tiparet unikale të fytyrës.
Ky lokacion, i vjetër më shumë se 2000 vjet, aktualisht është një nga gërmadhat më të vjetra ekzistuese dhe më të rëndësishme arkeologjike në botë.
Nga viti 987 ky sensacion arkeologjik është në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s
Kur figurat politike takohen me ushtarët prej terrakote
Ushtria prej terrakote është vizituar nga shumë liderë së bashku me familjet e tyre. Një prej personaliteteve që e ka vizituar të ashtuquajturën "mrekullia e tetë" është kryeministri indian Narendra Modi.
Në korrikun e vitit 2010 kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti në Xi'an, kryeqendrën e provincës Shaanxi, ku nuk la pa parë edhe ushtrinë prej terrakote.
Mbretëresha e Anglisë Elizabeta e II-të vizitoi Xi'an, më 16 tetor, 1986.
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, shoqëruar nga bashkëshortja e tij Hillary Clinton, dhe vajza e tyre Chelsea vizituan ushtrinë prej terrakote në qershorin e vitit 1998.
Në qershorin e vitit 2013, presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye, vizitoi Ushtrinë prej Terrakote.
Më 17 tetor të 2004-s presidenti rus Vladimir Putin vizitoi këtë atraksion.
Zonja e parë e SHBA-së Michelle Obama vizitoi Xian-in së bashku me vajzat e saj Sasha dhe Malia më 24 mars të vitit 2014.