PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Jam e veçantë"
2015-09-14 11:52:43 CRI Komenti juaj Printoni

"Jam e veçantë"

Ronela Hajati është një këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Dalja e parë e Ronela Hajatit në televizion ka qënë që në moshën 4-vjecare në emisione për fëmijë. Që e vogel ka studiuar piano dhe balet, gjithashtu ka marrë pjesë në shumë festivale për fëmijë duke fituar madje edhe çmimin e parë në Tetovë të Maqedonisë në Festivalin e vitit. Më pas në moshën 12 vjecare ka qënë e pranishme në spektaklin "Kërkohet një yll", duke vijuar 6 muaj më vonë si një konkurrente e TalentShow-t "Ethet e së premtes mbrëma" ku arriti të kualifikohej deri në 30 këngëtarët më të mirë, ndonëse ende një femijë. Më pas konkurrente në "Poleposition", një emision i organizuar nga Top Channel ku aty arriti deri në finale. Në moshën 16-vjecare, ajo konkuroi sërish falë shpirtit të saj konkurues dhe këmbëngulës, kësaj here në "Star Academy 1" emision ky i organizuar nga kanali televiziv shumë prestigjoz për kohën, Tv Klan. Aty ajo vlerësohet me çmimin "Best Performance", pas 6 muajsh sfida të fituara. Viti 2006 do të shënonte këngën e saj të parë në një duet me Orgesa Zaimin në festivalin "Kënga Magjike", ku arritën të vlerësoheshin me çmimin "Tendencë" me këngën e tyre "Requiem". Vetëm një vit më vonë ajo arriti të realizonte këngën e parë solo "Me ty nuk shkoj" me kompozim të Flori Mumajesit. Në vitin 2009 paraqitet në Top Fest 6 me këngën "Shumë nice" të Stines, duke arritur deri në finale si dhe me kandidaturën në Best R'n'B. Po në tetor të 2009-ës Ronela merr pjesë në festivalin "Kënga Magjike" me këngën: "Kam frikë të të dua" me tekst të Big Bastës dhe muzikë nga Ervin Gonxhi. Viti 2010 do të shënonte për të shumë shfaqje televizive, emisione, koncerte në gjithë Shqipërinë si dhe daljen e kengës "Harroje" me kompozim sërish të të madhit Flor Mumajesit dhe tekst nga vetë Ronela. Kënga shumë shpejt u shndërrua në hit si dhe fitoi çmimin"Televiziv" në edicionin e 12-të të festivalit "Kënga Magjike" si dhe u vlerësua me 236 pikë votuar nga vetë artistët e këtij festivali duke zënë vëndin e 17-të. Ka punuar si prezantuese e emisionit radiofonik "Helm" në GM Radio. Ronela përveç një këngëtare e talentuar është edhe një kërcimtare shumë e mirë, pasi ajo ka shpirtë artisti dhe kjo është vënë re që nga fillimet e saja në emisione konkurimi.

Ronela vajza energjike me plot zjarr dhe pasion për muzikën ka pasur bashkëpunime edhe me këngëtarë të mirënjohur nga Kosova si p.sh. Andon Amiga i cili është një repper shumë i njohur në trevat Shqip-folëse dhe në të njëjtën kohë pjestarë i grupit "Tingulli 3nt". Ajo pati hite të tjera në vazhdim dhe bashkëpunime të shumta si me Skillz në këngën "Neles" me të cilën u paraqit edhe në festival dhe u vlerësuan por mbi të gjitha kënga u shndërruanë në një super Hit të atij viti. Kënga "Mala gata" me Elgit Dodën, një tjetër talent i ri muzikës shqiptare u bë shumë shpejt një hit veror edhe pse përmban disi një histori të dhimbshme dashurie. S'mund të mos përmendim këngën e saj "Mos ma lësho", një këngë ritmike dhe shumë e dashur nga publiku.

Ronela është një vajzë e thjeshtë që ka arritur gjithçka falë talentit dhe këmbënguljes së saj për të qënë pjesë në botën muzikore dhe atë të artit. Ajo vjen nga një familje e thjeshtë pa influencë në muzikë apo pa ndonjë background artistik. Gjithçka çfarë ajo është dhe ka arritur është falë shpirtit të saj kompetitiv dhe përkrahjes dhe mbështetjes së familjes që e kanë shtyrë gjithmonë të ecë përpara në botën e artit ku ajo edhe gjen vetveten.(Raela Hafizi)

Alan Dawa Dolma

Ajo lindi më 25 korrik të 1998. E njohur thjesht si Alan ose Lan në botën e artit, ajo është një këngëtare me prejardhje nga Tibeti por shumë aktive në industrinë japoneze dhe në tregun japonez.

Talenti i saj u zbulua nga Avex Trax në një audicion në Kinë në vitin 2006, dhe një vit më vonë ajo debutoi në Japoni. Producenti dhe kompozitori i saj më i rëndësishëm është Kazuhito Kikuchi. Gjithashtu ajo është e njohur për talentin e saj për të luajtur në veglën muzikore tradicionale kineze Erhu.

Në vitin 2009, hiti i saj i nëntë japonez "Kuon no Kawa" u rëndit i treti në listen muzikore Oricon, duke shënuar kështu pozicionin më të lartë të arritur ndonjëherë nga një këngëtare kineze.

Në gusht të 2011-ës Alan deklaroi se fokusi i saj muzikor do të përqëndrohej tashmë në tregun kinez. Pavarësisht se më 31 gusht ajo mbajti një koncert live në japoni, ajo po në gusht nxorri në treg albumin e saj Avex China, ku më pas u transferua në kompaninë muzikore Yuehua Music.

Kënga e saj e parë e labelit të ri e titulluar (I'm back)" u hodh në treg si një singëll i dixhitalizuar në tregun e Kinës, Tajvanit dhe Hong Kongut, e kompozuar nga JJ Lin.

Në qershor të vitit 2012, Alan publikoi albumin e saj të plotë në kinezisht nën firmën e kompanisë muzikore Yuehua Music, të titulluar Love Song, në të cilin përmblidhen 10 këngë të reja të prodhuara nga të famshmit e C-pop-it Anson Hu dhe Yuan Weiren.

Në vitin 2013, Alan mori pjesë në audicionet për versionin kinez të show-it të famshëm e aq popullorë të The X-Factor Zhongguo Zui Qiang Yin. Kur ajo u pyet mbi arsyen e pjesëmarrjes së saj në këtë kompeticion, ajo theksoi se nuk i pëlqente të njihej thjeshtë si këngëtarja e kolonave zanore të filmave apo serialeve televizive si Red Cliff, Inuyasha dhe Bu Bu Jing Xin, kështu që vendosi të fillonte me një "Start të ri" për karierën e saj muzikore.

Alan e kaloi me sukse audicionin por ajo u eleminua pa arritur në finale për shkak të pjestarit të jurisë Lo Ta-yu i cili e kritikoi se nuk arrinte të kapte notat e larta me vokalin e saj dhe se nuk ishte e përshtatshme për këtë konkurs. Eliminimi i saj u komentua shumë pasi ishte kontrovers me performancat the filmimet ku ajo shfaqej tek i kapte më së miri notat e larta.

Alan ka kënduar këngën "The Sword Between Heaven and Earth" për Artet Marciale Kineze MMORPG Wen Jian.

Në maj të vitit 2014 Alan mbajti koncertin e saj të dytë në Japoni që nga vitit 2011.

Korriku i vitit 2014 shënoi daljen e albumit të saj të katërt kinez "Mo Lan", i cili përmban pesë këngë dixhitale të nxjerra më parë: "Huí Wàng", "Sùmìng Héngzhe Xiě", "Ài Wèi Zǒu Yuǎn", "Tiān Dì Wèn Jiàn" dhe "Home".

Në gusht të vitit 2014, ajo deklaroi zyrtarisht një fund-vit me concert të titulluar Alan symphony që do të zhvillohej më 20 dhjetor në Japoni. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China