PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hitet e Verës
2015-09-14 11:48:49 CRI Komenti juaj Printoni

1. Big Mama

Besjana Kasami ose siç njihet nga të gjithë Big Mama, është një vajzë vërtetë e llastuar, të paktën kështu deklaron vetë këngëtarja shqiptare nga Maqedonia. Ajo thotë se vitet më të mira ishin ato të adoleshencës, kjo është arsyeja që ajo vazhdon e sillet si e tillë. Big Mama është një këngëtare shumë e dashur nga publiku dhe me një stil krejt ndryshe dhe shumë ekstarvagant. Edhe pse ajo tani është e martuar dhe një zonjë, ajo ndihet akoma një "çikë e vogël" thekson këngëtarja. Big Mama është shumë e njohur në trevat shqip folëse dhe i përket rrymës turbofolk. Le të flasim për bashkëpunimin e saj të fundit me Gasso të titulluar "Loca". Kjo këngë e lançuar së fundi është pëlqyer shumë nga të rinjt për vetë stilin e saj veror dhe po korrë suks të madh.

2. Çiljeta

Çiljeta Xhilaga ose Çili, vajza e njohur shqiptare, dikur aq e përfolur, duket se tashmë që është bërë nënë mediat po e lënë të qetë. Ajo ka qënë pjesë e shumë sfilatave, është marrë me modeling, ka marrë pjesë në "Miss Shqipëria 2001" ku fitoi çmimin "Miss Cinema" dhe vitet e fundit i është dedikuar këngës. Ajo ka hyrë në television në një moshë fare të re, rreth 15 vjeç. Performimt e saja të para në botën e muzikës i hasim që në 2002-shin me tingullin trent me këngën "Dridhe" e cila bëri shumë bujë. Për të vijuar më tej me bashkëpunimi me miken e saj më të mirë, këngëtaren Ingrid Gjoni me këngën e tyre "Puçi puçi" e cila u shoqërua nga një vidioklip shumë provokativ nga të dy vajzat. Të dyja kanë një bukuri mahnitëse dhe janë shumë seksi, gje që nuk kalohet pa u vënë re nga mediat. Pati shumë thashetheme mbi vajzat, por kënga pati shumë sukses pavarësisht kritikave të panumërta. Më pas i madhi Flor Mumajesi kompozoi një baladë të titulluar "Të dy qajmë" me të cilën mori pjesë në festivalin "Kënga Magjike 2010", ku gjatë interpretimit ajo qau pasi kënga ishte vërtet e ndjerë. Në 2011-ën ajo mori pjesë në Shown televiziv "Dancing with the Stars" ku performoi në kërcim përkrah balerinit të talentuar Dion Gjinika.

Çiljeta në shkurt të 2013-ës u bë nënë për herë të parë me një djalë të bukur si vetë ajo, të quajtur Ferdinand, në emër të babait të saj. Partneri i saj dhe në të njëjtën kohë babai i djalit është një arkitekt francez me origjinë nga Amerika Latine.

Bashkëpunimi i saj i fundit vjen me repper-in e famshëm shqiptarë "Noizy" me këngën "Gengsta love" dhe me një klip të realizuar në mënyrë perfekte do thoja, pasi i ngjan më shumë një filmi të realizuar në "Hollywood". Kjo këngë ka arritur klikime të panumërta në internet dhe po sundon hit-paradat shqiptare.

3. Erik Lloshi dhe Stresi

Repper-i shqiptarë Stresi dhe "armiku i skenës" së Noizy-it vjen me një bashkëpunim tjetër të ri, përveç atij me Miss Kosovën Morena Matraku. Këtë bashkëpunim ai e sjell me këngëtarin Erik Lloshi me këngën "Nuk jam i asaj". Është një këngë verore dhe me një miksim zërash dhe stiles shumë interesant, pasi siç tashmë e dimë Stresi është repper ndërsa Eriku i përket muzikës pop dhe asaj të lehtë. Eriku u bë i njohur nga balada e tij dedikuar të dashurës së tij të atëhershme të titulluar "Ajo është ajo". Djali nga Lushnja ka arritur gjithçka vetë pa përkrahje apo mbështetje në botën e artit. Ai ka studiuar "Akademinë e Arteve" për kanto.

Bashëpunimi i dy djemve shoqërohet nga një vidioklip verorë me jahte dhe pamje plazhi që shkon më së miri me sezonin e pushimeve. Kjo është një këngë dashurie me ndërthurje folk, rapp, pop dhe me një hyrje romantike. Është një këngë vërtet e këndëshme dhe shumë melodioze. (Raela)

"The voice of China 2014"

Zhang Bichen ka lindur më 10 shtator të 1989 në Tianjin, të Kinës. Ajo njihet gjithashtu si Diamond Zhang. Ajo është një këngëtare tashmë e njohur falë formatit të "The voice of China 2014" i cili e bëri atë të njohur në mbarë vendin dhe Azinë. Kur ajo fitoi vendin e parë tek "The voice of China", dyert e saj të karierës u hapën sa hap e mbyll sytë. Shumë shtëpi diskografike kërkuan të firmosnin kontrata me të. Falë këtij edicioni emri i saj rënditet mes këngëtarëve të njohur, që ndoshta i'u është dashur vite investim në karier për të krijuar famën që kanë. Ajo ka qënë pjestare e grupit korean Sunny Days.

Ajo është e rrjedhëshme në dialektin Mandarin, dhe kupton në gjuhën angleze, franceze dhe koreane.

Gjuhën frënge ajo e mësoi në universitetin Tianjin të gjuhëve të huaja.

Ajo shkoi në Kore të Jugut në vitin 2009 si international student. Një vit më vonë ajo u paraqit tek dyert e Haeun Entertainment, një kompani menaxhimi koreano-jugore, dhe u bë praktikante aty. Vetëm në vitin 2012 ajo ju bashkua grupit Korean Sunny Days, por jetëgjatësia e saj aty ishte vetëm dy vjet, deri në vitin 2014. Në 2013-ën, Zhang Bichen fitoi çmimin "winner of China zone of "K-pop World ceremony 2012"

Gjatë edicionit të tretë të "The voice of China", ajo u përzgjodh nga Na Ying, një nga 4 pjetarët e jurisë që më pas u bë tranierja e saj.

Zhang Bichen, fituesja e edicionit të tretë të " The Voice of China",u përgujua si një fans e grupit Korean EXO member Lay, por ajo mohoi çdo keqinformim. Ajo thekson se këto janë thashetheme për të mbushur faqet sociale dhe për të shitur sa më shumë kopje.

Zhang Bichen udhëtoi drej Koresë për herë të parë në 2009-ën si një shkëmbim studentor. Kariera e saj muzikore nuk është shumë e gjatë dhe e plotë, por e mbushur me dinamizëm.

Sasaeng fans, gjë për të cilën vajaza u akuzua janë fansa ekstrem të pop-it që ndjekin idhujt e tyre, cënojnë privatësinë e tyre, i fotografojnë duke i ndjekur hap pas hapi, vendosin kamera pran shtëpive të tyre, etj. Me pak fjalë nuk janë persona me stabilitet mendorë dhe të kijojnë frikën se ndiqesh nga dikush. (Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China