PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shitje online të stolive me motive perandorake
2015-09-10 15:03:13 CRI Komenti juaj Printoni

Pallati i Muzeut në Pekin do të nxjerrë në shitje stoli që imitojnë modën dhe stilin e stolive të perandoreshave kineze,me synim promovimin e kulturës tradicionale nëpërmjet prodhimeve kreative. Qendra e shërbimit kulturor e Pallati të Muzeut e njohur si Pallati i Ndaluar ka autorizuar kompaninë e shitjeve me pakicë të bizhuterive "Chow Tai Fook" të përdorë dizenjimet e disa prej koleksioneve të lashta perandorake për të krijuar një linjë të re bizhuterish, ku do të përfshihen kryesisht kapëset e flokëve dhe byzylykët. Me një çmim të kripur prej dhjetra milionë yuanë ose qindra mijë dollarë, këto stoli të çmuara tregtohen qysh nga java e parë e gushtit vetëm në grupin e blerjeve online të Alibaba, të njohur si Juhuasuan.

Krahas stolive të çmuara edhe disa suvenire si mbajtëse telefonësh celularë apo objekte të tjera të punuara në stilin perandorak kinez tregtohen në këtë mënyrë. Në bashkëpunim me Juhuasuan dhe Kompaninë Chow Tai Fook, Qyteti i Ndaluar, që njihet si rezidenca e 24 perandorëve Ming dhe Qing do të promovojnë kulturën dhe artet tradicionale kineze nëpërmjet tregtimit online të suvenireve dhe stolive të çmuara.

Aktualisht Pallati i Muzeut ose Qyteti i Ndaluar ka hapur një pikë shitjesh online në taobao.com, si dhe në rrjetin e shitjeve online Alibaba, ku tregtohen online suvenire. Në raportimet e mediave theksohet se shitjet e prodhimeve artistike vitin e kaluar kapën shifrën 900 milion yuan ose 145 milion dollarë amerikanë. Zhang Jianfeng përgjegjës për biznesin me pakicë të kompanisë Alibaba thotë se shtresa e mesme e popullsisë së vendit përdor platformat e tregtisë online.

"Përveç kërkimit të prodhimeve të huaja, kinezët dëshirojnë të njohin më shumë kulturën e vet tradicionale. Për këtë shohim se sa interes kanë ngjallur te klientët kinezë shitjet në Taobao të suvenireve dhe bizhuterive të Pallatit të Muzeut", thotë Zhang.

Ndërsa kuratori i Pallatit të Muzeut, Shan Jixiang thotë se zhvillimi ekonomik ndikon në rritjen e kërkesës së klientëve vendës për prodhimet kulturore. Pallati i Muzeut ose Qyteti i Ndaluar ka një koleksion prej 1.8 milion objektesh, ndër të cilat vetëm 10 mijë janë të ekspozuara.

"Kjo mënyrë bashkëpunimi i shërben shfaqjes për publikun të sa më shumë objekteve të koleksionit të çmuar të epokës perandorake" thotë Pan Shouyong, profesor i studimeve muzeale të Universitetit Minzu të Kinës.

Pjesa më e madhe e koleksioneve të stolive të Pallatit të Muzeut janë dizenjuar nga mjeshtra të njohur në historinë e Kinës. Është me vlerë të madhe përdorimi i dizenjimeve të lashta, që ndikon në shtimin e njohjes së kulturës tradicionale e cila do të trashëgohet brez pas brezi.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China