PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dita e Fitores në letërsinë kineze
2015-09-03 20:11:46 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e 70 vjetorit të Fitores së Luftës së Dytë Botërore një numër librash me temë historike janë botuar dhe ribotuar në Kinë.

Historiani britanik Rana Mitter i kushton Luftës së Popullit Kinez kundër pushtimit japonez librin me titull "Aleati i harruar-Lufta e Dytë Botërore e Kinës (1937-1945)". Në fokus të këtij studimi është vënë lufta e rezistencës e popullit kinez në një periudhë 8 vjeçare, që sipas autorit britanik shpesh është lënë në harresë nga historiografia perëndimore. Libri i historianit britanik u publikua së pari në vitin 2013 në Britaninë e Madhe dhe është botuar në gjuhën kineze në prill të këtij viti.Rana Mitter është një profesor 45 vjeçar i historisë dhe politikës pranë Institutit të Studimeve të Kinës pranë Universitetit të Oksfordit. Libri i tij "Aleati i harruar-Lufta e Dytë Botërore e Kinës (1937-1945)" thekson se Kina ishte vendi i parë që u sulmua në vitin 1937 dy vjet para Britanisë dhe Francës dhe 4 vjet para SHBA-së.

Mitter sjell në librin e tij një sërë dokumentesh historike, ndër të cilat dhe dokumente qeveritare, korrespondenca apo ditare personale si dhe raportime të mediave në kinezisht apo të gazetarëve të huaj.

Në libër thuhet se 14 milion kinezë u vranë gjatë luftës, 17 herë më shumë se sa në Britani dhe SHBA të marra sëbashku, ku numri i të vrarëve është rreth 800 mijë. Rreth 80-100 milion kinezë ishin refugjatë lufte, theksohet në librin e historianit britanik Mitter i cili u referohet arkivave të Luftës së Dytë Botërore. Autori nënvizon në libër faktin se sakrificat e Kinës gjatë Luftës janë lënë në harresë nga historianët dhe studjuesit perëndimorë. Në parathënien e librit ai shkruan se " Kina është konsideruar si një lojtar i vogël, ndërsa është vlerësuar vetëm roli i SHBA-së, Bashkimit Sovjetik dhe Britanisë në Luftën e Dytë Botërore."

Wall Street Journal pas botimit të librit të historianit Mitter, e komentoi atë si një vepër që " i jep Kinës rolin historik që i takon". Pas botimit të librit në gjuhën kineze në vitin 2014, komentatori i njohur, njëherësh kryeredaktor në Hong Kong i Asian United Broadcasting TV, Cao Jingxing theksoi se nëse nuk do të ishte rezistenca e Kinës kundër pushtimit japonez gjatë Luftës së Dytë Botërore, fundi i saj do të kishte hasur vështirësi më të mëdha.

Historiani Mitter shkruan se kudo në Kinë janë dëshmitë e kësaj lufte dhe për këtë i referohet muzeut dhe veprimtarive përkujtimore në nderim të masakrës së dhjetorit 1937 të pushtuesve japonezë ndaj popullsisë civile në Nanjing.

Libri i kishton një kapitull të veçantë dokumenteve lidhur me masakrën e përgjakshme dhe përdhunimet në ish kryeqytetin e Kinës së vitit 1937, Nanjing. Libri sjell rrëfime të disa perëndimorëve, si biznesmeni gjerman John Rabe, profesori i Universitetit të Nanjingut Lewis Smythe dhe misionarja amerikane Minnie Vautrin, të cilët kanë jetuar në atë periudhë të zymtë në Nanjing.

Historiani Mitter, autor i librit "Aleati i Harruar"-Lufta e Dytë Botërore e Kinës" thekson në veprën e tij se për të kuptuar rolin e Kinës në shoqërinë globale ne duhet të kujtojmë sakrificat dhe tragjedinë e përjetuar nga ky vend në vitet 1930-1940.

Libra kushtuar rolit të Kinës në Luftën e Dytë Botërore

"Lufta e rezistencës kundër pushtimit japonez" është një roman historik me autor 63 vjeçarin major-gjeneral të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Wang Shuzheng. Libri prej 2 milion fjalësh bazohet në dokumente historike të Luftës së popullit kinez kundër pushtimit japonez dhe është botim i Shtëpisë Botuese të Letërsisë Popullore.

"Fronti i betejave në Luftën e Rezistencës kundër pushtimit japonez"

Libri është shkruar nga drejtori i Institutit të Kërkimeve për Masakrën e Nanjingut, Zhang Xianwen dhe një grup historianësh kinezë. Libri përshkruan betejën e trupave të Kuomintangut kundër forcave pushtuese japoneze. Për herë të parë libri është botuar në vitin 1987 dhe është ribotuar në korrik të këtij viti.

Histori të veteranëve të Luftës së rezistencës kundër pushtimit japonez

Ky libër përbëhet nga tre vëllime të bazuara në rrëfimet e 100 veteranëve të Luftës kundër pushtuesve japonezë në vitet 30-40-të të shekullit të kaluar. Autor i librit është Li Yaosha njëherësh gazetar investigativ i cili për 15 vjet ka kryer të gjitha intervistat e veteranëve.

Lufta kundër Japonisë në sytë e gazetarëve të huaj

Ky botim është përmbledhje e artikujve të përkthyera të 9 gazetarëve të huaj, të cilët kanë reportuar për Luftën e Kinës kundër pushtimit japonez për media si "Millards Review", "Shanghai Evening Post" dhe "Mercury and Manchester Guardian".

Në këtë përmbledhje gjenden tekste origjinale të artikujve por edhe foto të periudhës së luftës.Ndër gazetarët e përfshirë në libër janë reporteri gjerman Gunther Stein, ai hebre Israel Epstein, australiani Harold John etj. Një tjetër libër kushtuar viktimave të Luftës është ai me titull "50 vjet heshtje-Kujtimet e jashtëzakonëshme të një të mbijetuare nga skllavëria seksuale gjatë Luftës". Libri përmbledh kujtimet e holandezo-australianes

Jan Ruff O herne, e cila ishte detyruar nga trupat japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore ti nënshtrohej skllavërisë seksuale. Tashmë një 92 vjeçare O Herne kishte lindur në një koloni hollandeze të Azisë Juglindore dhe në vitin 1944 e kapur nga forcat japoneze u kthye në të ashtuquajturat "femra të komfortit". Pas Luftës për të mos shqetësuar familjen e saj O Herne nuk u tregoi për traumën e saj për një periudhë 50 vjeçare. Por ajo e theu heshtjen në vitin 1992 kur kërkoi që qeveria japoneze ti kërkonte falje. Kujtimet e saj u botuan në Australi në vitin 1994, kurse në Kinë në qershor të këtij viti. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China