PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
A-Lin
2015-08-28 14:15:12 CRI Komenti juaj Printoni

Emri i vërtetë i saj është Huang Li Ling. Ajo është një këngëtare popi tajvaneze, por ndonjëherë atë e hasim edhe si kompozitore. Në 1999, kur A-Lin ishte vetëm 16 vjeç mësonte fëmijët të këndonin himnin. Pas tërmetit 921 në kontenë Nantou ajo u zbulua nga agjensia e saj e mëparshme, ku dikur kishte performuar për to, gjatë audicioneve për një konkurs në moshë fare të re. Por pavarësisht që ajo u përpoq të kontaktonte me agjensinë, nuk ja doli dot. Vetëm kartër vite më vonë ajo arriti të kontaktonte ato në një bar ku ajo këndonte rregullisht dhe arriti të kishte një kontratë të rregullt për të kënduar. Më në fund rrugët e saja drejt suksesit u hapën. Ëndërra e saj më e madhe kishte marrë formë tashmë dhe ishte drejt realizimit. A-Lin debutoi në botën e muzikës në fund të vitit 2006 ku menjëherë arriti sukses dhe komerçialitet. Ajo po quhej A-Mei e re, e cila ka qënë një këngëtare me prejardhje nga Puyuma. Ajo gjithashtu mori epitetin "Divë e lindur". Ajo shpesh theksonte influencën e A-Mei në muzikën e saj duke e quajtur atë si "muzë", madje shumë herë në koncerte ajo këndonte këngët e saja dhe madje i përpunonte ato duke i përshtatur me rrymën e saj. A-Lin ka fituar çmime të ndryshme muzikore dhe është teje e njohur në pjesën Mandarin-folëse.

Ajo ka performuar edhe në skena ndërkombëtare si në Sydney Town Hall në 2012.

A-Lin është më e vogla në familjen e saj. Prindërit e saj janë katolikë dhe e dashurojnë muzikën. Motra e saj e madhe është modelja e njohur tajvaneze Lea Huang, ndërsa A-Lin mori pjesë në Super Star competition në Tajvan në korrik të 2013-ës si një këngëtare aspiruese. Në 2015-ën ajo ishte pjesë e " I Am A Singer", ndërsa Lea mori pjesë në konkursin 'The most beautiful harmonies'. Ata kanë edhe një vëlla më të madh, i cili nuk zotëron ndonjë talent artistik si dy motrat e tij. A-Lin ishte shumë e njohur dhe shumë konfidente në vetevete kur ajo ishte student. Ajo e fitoi këtë siguri në vetvete nga 'Singing Strength Elite Rivalry Competition', i cili i dha një hov në jetën e saj si në fushën e miuzikës edhe në atë të formimit të karakterit të saj, duke i dhën më shumë vet-vlerësim. Ajo përzgjodhi të konkuronte me këngën 'At least you are still there', të Sandy Lam, dhe ky konkurs i ndezi dritën e shpresës se mund të ketë një të ardhme në këtë profesion. Përsa i përket konkurseve mbi talentet e reja ajo shprehet se ky është një opurtinitet i madh për konkuruesit për të ecur përpara në muzikë dhe për realizimin e ëndrrave të tyre, si dhe për ata që dashurojnë muzikën mund të ndjekin performime të arrira pasi ka talente vërtet të mëdha dhe nga këto konkurse dalin zëra të mëdhenj.

Në kjorrik të 2007-ës, A-Lin u martua me Huang Kan-lin, me sportistin e njohur tajvanez të bejsbollit. Dashuria e tyre përveç se në martesë, u bekua me një vajze të vogël. Ajo ka shprehur se kur Huang Kan-lin kërkoj një këngë të këndohej, konkretisht këngën "How Do I Live" nga LeAnn Rimes në një pub të Tajvanit, ai shkroi në letër "Good Do A-Lin " dhe më pas e shqiptoi këngën një dialekt Mandarin. Ideja ishte se ai po kërkonte një marrëdhënie me A-Lin pasi i pëlqenin shumë buzët e saja përveçse ishte i dashuruar me të, ai thjesht po perpiqej ta bënte këtë sa më romantike për të dashurën e tij. Por kur ai i propozoi asaj për martesë përdori këngën "How Love Will go".

Dashuria e tyre ishte shumë e komentuar në atë kohë, e aq më shumë kur ajo u kurorëzu në martesë. Por ajo shprehej e lumtur dhe se ndjehej e plotësuar në jetë, pasi nga njëra anë kishte dashurinë për muzikën e cila e kish shoqëruar gjithë jetën, nga ana tjetër kishte gjetur lumturinë dhe dashurinë në familje. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China