PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mozaik kulturor nga Kina
2015-08-21 14:34:17 CRI Komenti juaj Printoni

Ndahen Çmimet e letërsisë "Mao Dun"

Edicioni i 9-të i Çmimeve të Letërsisë në Kinë "Mao Dun" ka nderuar sivjet me trofe autorët Ge Fei për romanin "Southern Yangtze Trilogy," Wang Meng për "The Scenery Here," Li Peifu për romanin "The Book of Life," Jin Yucheng për "Blossoms," dhe Su Tong për veprën "The Yellow Bird". Mësohet nga media se ceremonia e ndarjes së çmimeve prestigjioze të letërsisë do të zhvillohet në fund të shtatorit, ku secili prej fituesve të nominuar do të përfitojë 500,000 yuan (ose 78,200 dollarë amerikane). Shkrimtarët Wang Meng, Ge Fei dhe Su Tong nderohen nga juria e këtij çmimi për here të pare pas disa dekadave të krijimtarisë së tyre, ndërsa Wang, ish minister i kulturës i Kinës është ndër më të vjetrit fitues të çmimit letrar "Mao Dun".

Juria e përbërë nga shkrimtarë, kritikë letrarë dhe studjues votoi për 6 raunde për përzgjedhjen e 5 fituesve ndër 252 veprat letrare të paraqitura për konkurrim. Përzgjedhja është kryer me transparencë dhe objektivitet dhe pas publikimit nga juria të fituesve një ekip disiplinor ka vërejtur mënyrën e përzgjedhjes.Zëvensëkryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kinës Li Jingze ka thënë për median vendëse se çdo përzgjedhje është kryer bazuar në kriteret e profesionalizmit, duke shtuar se fituesit e edicionit të sivjetëm të çmimit pasqyrojnë nivelin e lartë artistik të romanit kinez të 4 viteve të fundit. Çmimi letrar "Mao Dun" ka nisur të jepet që në vitin 1981nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kinës, duke plotësuar një dëshirë të shkrimtarit të madh kinez të shekullit të 20-të Mao Dun. Ai ka kontribuar me 250,000 yuan për promovimin e letërsisë kineze. Çmimet letrare "Mao Dun" ndahen çdo vit. Që nga përfshirja në sponsorizimin e këtij çmimi në vitin 2011 të manjatit nga Hong Kongu

Li Ka-shing vlera monetare e çmimit u rrit nga 50,000 yuan në 500,000 yuan, më e larta për çmimet letrare në Kinë.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China