20150815CultureBeatPj2 |
Sammi Cheng hyri në botën e muzikës në moshën 16 vjeçare. Ajo mori pjesë në konkursin" New Talent Singing Awards" në vitin 1988. Ajo fitoi vendin e tretë në këtë konkurs por kjo nuk e pengoi "company Capital Artists" për ti ofruar një kontratë asaj e cila në një kohë rekord nxorri tre albumet e saja të para: "Sammi", "Holiday" dhe "Never Too Late".
Në 1994 ajo kish filluar tashmë ndryshime thelbësore në look-un e saj por ajo po i theksonte akoma më shumë këto ndryshime. Ajo ndryshoi ngjyrën e flokëve në portokalli dhe stilin e saj. Në atë vit ajo hodhi në treg abumin "Big Revenge" ku në këtë album kishte shumë hite që u bënë firma e saj në botën muzikore. Në 1995 Cheng u zhduk nga sytë e publikut për mëse një vit e gjysmë. Por më pas ajo u rishfaq duke u rikthyer në look-un e saj, duke lënë ngjyrën e saj natyrale të flokëve dhe duke dalur nga kornizat e imazhiit të më parshëm disi të çmëndur. Ajo kishte firmosur me Warner Music company. Kariera e saj muzikore nuk mjaftohej me kaq, ndaj ajo vazhdoi me nxjerrjen e hiteve dhe albumeve të reja, të cilat njëra pas tjetrës kishin sukses marramëndës. Gjatë viteve 90, një tjetër këngëtare po arrinte majat, bëhet fjalë për të madhen Faye Wong, por rivaliteti i tyre ishte shumë i dukshëm dhe evident sa kur ata të dyja ishin në skenë mund të ndjeje ftohtësinë mes tyre.
Nga dhjetori 2014 deri në janar të 2015-ës, ajo mbajti 12 netë të koncertit 'Touch Mi' në Hong Kong. Ajo ftoi në koncertet e saja yje të muzikës Aziatike si : Andy Lau, Jacky Cheung, Leon Lai, Ekin Cheng, Louis Koo, Nick Cheung dhe Eason Chan. Ky koncert u zgjerua më tej në 2015-ën duke u shndërruar në një Tour Botëror.
Kariera e saj kinematografike filloi me serialin Life of His Own në 1991. Vetëm një vit më vonë ajo mori pjesë në filmin Best of the Best duke vijuar me filma të tjerë si komedia Feel 100% me Ekin Cheng dhe Gigi Leung.
Sammi është nominuar 7 herë në Hong Kong Film Awards për çmimin e aktores më të mirë. Për performancat e saja në filmat: 'Needing You' (2001), 'Fighting for Love', 'Wu Yen' dhe 'Love on a Diet', në 2006-ën , 'Everlasting Regret', në 2012 për 'Romancing in Thin Air' 2013 'Blind Detective' etj. Kjo e bëri atë aktoren më shpesh të nominuar për titullin aktorja më e mirë por që nuk e fitoi asnjëherë. Së fundi ajo është nominuar për (Golden Horse Awards, Hong Kong Directors' Guild Awards, Hong Kong Film Critics Society Awards, Hong Kong Film Awards) dhe për rolin e saj në 'Blind Detective' ku fitoi çmimin kritik për prformancën e saj.
Ndryshimi i vazhdueshëm i look-ut të saj e ka rënditur atë si një ndër dhjetë vip-at më fashioniste të Hong Kongut. Ajo madje ka qënë pjesë e shumë reklamave si imazh i tyre si: SK-II skin care dhe Mona Lisa bridal service. Kënga e saj "Can't Give You Up" u përzgjodh për reklamën e Panasonic. (Raela Hafizi)