20180808CultureBeatp1 |
Ruensa Haxhiaj një zë i ri në skenën shqiptare por që shumë shpejt u bë i njohur dhe i dashur nga dëgjuesit. Ajo lindi në Tiranë më 19 tetor të vitit 1995. E njohur si Enca në skenë ose si Enca Haxhia, këngëtarja shqiptare është vetëm 20 vjeç dhe ka vetëm katër vite karierë që nga performimi i saj i parë. Kjo gjë sigurisht nuk ka qënë një pengesë për rrugën e saj muzikore, madje në një kohë rekord ajo arriti të futej në listen e këngëtarëve më të njohur e më të dashur shqiptarë. Fama erdhi menjëherë pas perfomit të këngës "A po t'pëlqen" e cila është edhe në versionin anglisht por disi e modifikuar me titullin "Play my game" me të cilën arriti 100,000 klikime në YouTube brënda 24 orëve të para.
Enca debutoi për herë të parë në vitin 2012 me këngën "The Best Of" dhe "Kjo Verë". Jo shumë më vonë, ajo pati një bashkëpunim me repper-in Big Basta në festivalin " Kënga Magjike" ku kjo shërbeu si urë lidhëse për Encën me këngëtarët e tjerë shqiptarë të mirënjohur, për bashkëpunime të mëtejshme. Ajo mori pjesë dy herë në festivalin " Top Fest" të organizuar nga televizioni privat shqiptarë "Top Channel", dhe arriti të dilte në gjysmëfinale herën e dytë.
Ajo lindi në një familje ortodokse shqiptare. Në fillimet e saja Enca bëri autokomerçialitet në një farë mënyre, pasi ajo postonte kovera të ndryshme në YouTube të artistëve të njohur si Lady Gaga, Jessie J, Rita Ora dhe të tjerë. Por më vonë ajo filloi të përdorte faqen sociale Keek, ku postonte video të realizuara nga vetë ajo dhe këngë të artistëve të mëdhenj por të interpretuara nga Enca. Ajo këndoi pjesë të shkurtëra nga këngë të ndryshme, postonte video nga jeta e saj e përditëshme, etj. Por edhe pse performimet e saja nuk morën ndonjë feedback të veçantë, ajo nuk u dorëzua por vazhdoi të punonte mbi karierën e saj si soliste. Ajo bashkëpunoi me këngëtarë të njohur shqiptarë, siç përmëndëm edhe më lart, në këngë dhe debutime të ndryshme sidomos me repper-ët më në zë. Pjesmarrja e saj dy herë radhazi, përkatësisht 2013 dhe 2014 në "Top Fest" i dha Encës një shtysë të madhe në karierën e saj muzikore.
Kënga e saj "A po t'pëlqen", e publikuar në internet i solli shumë fansa e jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj. Edhe pse kjo këngë u pëlqye shumë nga audienca dhe ishte tranpolini i saj për në tregun muzikorë shqiptarë, pati edhe shumë kritika. Ajo bashkëpunoi me një nga repper-ët më të njohur shqiptarë "Noizy" për të cilin ne kemi folur në emisionet më parë. Kënga e tyre u titullua "Ata nuk e dinë" dhe është e kënduar gjysmë në gjunën Shqipe dhe gjysmë në anglisht. Enca u pëlqye shumë nga të rinjt shqiptarë më së shumti, përveç moshës së saj të re, edhe për faktin se ajo është rebele në tekstet e saja. Ajo këndon për jetën e natës, klabet e natës, madje edhe për mariuanën, që tani është kthyer në tendencë në këngët e saja. Përveç këtyre, shpirti i saj artistik dhe rebel, shfaqet edhe në look-un e saj që është gjithmonë në ndryshim dhe disi këndshëm i çmëndur. Ajo thotë se jam rebele dhe kjo më pëlqen.
Këngët e saja më të njohura janë:
2012 – "Kjo Verë" (This summer)
• 2012 – "100" feat Big Basta & Etnon
• 2012 – "All That" feat. Big Basta
• 2013 – "Dua të jesh ti" (I want you), Top Fest 2013.
• 2013 – "Jepe Tash" (Give it to me now)
• 2013 – "Real Love" feat. Ardit
• 2013 – "E ke rradhën ti" (It's your turn)
• 2013 – "Baby Girl & Gangsta Boo" feat. B Genius
• 2014 – "Ata nuk e dinë" (They don't know) feat. Noizy
• 2014 – "Ishim ne" (We were), Top Fest 2014
• 2014 – "A po t'pëlqen" (Do you like it)
• 2014 -Enca & Mozzik "Edhe njo"(another one), "Soul killa", që është edhe kënga e saj më e fundit (Raela Hafizi)