PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ruajtja dhe promovimi i operas tradicionale kineze
2015-08-06 14:55:00 CRI Komenti juaj Printoni

Në fund të korrikut Këshilli i Shtetit i Kinës përmes një qarkoreje bëri thirrje për promovimin dhe ruajtjen e operës tradicionale kineze. Në këtë document theksohet se operat tradicionale janë pjesë e rëndësishme e kulturës kineze ndaj duhet shtuar përpjekjet për ruajtjen e tyre.

Një vëzhgim në nivel kombëtar do të realizohet nga korriku i këtij viti deri në qershor 2017 me synim inventarizimin e operave tradicionale kineze. Projekti për rigjallërimin e operas tradicionale do të jetë pjesë e Planit të 13-të 5 vjeçar, thuhet në dokumentin e Këshillit të Shtetit të Kinës . Ndër të tjera shtohet se për realizimin e këtij projekti do të akordohen fonde financiare për zbatimin e politikave në mbrojtje të këtij arti tradicional, edhe në nivel të trupave artistike dhe shkollave.

Në qarkoren e Këshillit të Shtetit bëhet gjithashtu thirrje për përmirësimin e sistemit të përkrahjes së talenteve të reja në shkolla. Qeveria do të shpallë një program shtesë në shkolla për studentët që do të ndjekin studime të veçanta për operan tradicionale.

Pritet që në të ardhmen qeveria do të mbështesë disa shfaqje të operave tradicionale në mënyrë që publiku ti ndjekë ato falas dhe të ruhet tradita e tyre qindravjeçare. Në qarkore theksohet se qeveria do të jape ndihmë të drejtpërdrejtë financiare për trupat operistike, për të përmbushur nevojat e tyre për costume, pajisje skenike, ndriçim si dhe elemente të tjerë të realizimit të shfaqjeve.

Këtë vit një publik prej 100 mijë vetësh ka ndjekur mbi 100 shfaqje nga 19 trupa të shkollave të operas tradicionale kineze. Këto opera janë shfaqur në skena teatrosh, por edhe në fshatra, qendra artistike dhe në natyrë. Megjithatë specialistët e artit thonë se opera tradicionale kineze e ka të vështirë të shtojë audiencën e saj.

Sipas medias kineze China Daily, e cila citon zëvendësministrin e kulturës Wang Wenzhang shumë shkolla të operas tradicionale kineze janë mbyllur dhe numri I tyre ka rënë nga 360 në 200.

Opera tradicionale kineze buron nga fshati dhe është një vepër arti folklorike. Këngët dhe vallet apo rrëfimet e historive sipas këtij arti tradicional me kalimin e kohës e kanë humbur lidhjen me brezin e ri. Për të fituar vëmendjen e publikut të ri dhe për të mbijetuar në epokën e internetit, trupat e operas tradicionale kineze paraqiten në forma të ndryshme performance sin ë programe televizive, në filma artistikë apo dokumentarë madhe dhe në video games.

"Është disi e vështirë për operan tradicionale të fitojë zemrat e njerëzve modern, kryesisht të rinjve. " thotë Fu Caiwu, drejtor i Qendrës Kombëtare të kërkimit dhe novacionit pranë Universitetit të Wuhanit.

Sipas tij janë ndërmarrë shumë projekte për të bërë të njohura këto opera tradicionale për studentët, një ndër to ishte dhe ai "Elegant Art Goes to Campus". Por edhe pse me bileta falas nuk ishte i madh numri i studentëve që i ndoqi shfaqjet operistike.

Disa trupa operistike nëpërmjet menaxhimit kanë arritur të tërheqin edhe të public të ri në shfaqje, por shumë të tjera janë hasur me vështirës. Ndaj vëmendja e qeverisë ndaj kësaj vlere të kulturës kineze si dhe mbështetja financiare për trupat e operas tradicionale kineze me siguri do të ndikojë në ruajtjen dhe rigjallërimin e kësaj trashëgimie të çmuar jo vetëm të kulturës kineze, por asaj botërore.

Mbrojtja e qëndisjes artizanale "nankeen" në Shangai

Autoritetet vendore të Shangait po shtojnë përpjekjet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, duke klasifikuar kohët e fundit 57 objekte dhe tradita të kësaj kategorie. Shumë banorë të moshuar të Shangait kujtojnë se kur ishin fare të rinj ata kalonin mjaft kohë duke thurur pëlhurë me duart e tyre dhe duhe krijuar basmën e quajtur "nankeen". Ndërsa 39 vjeçarja Wang Haiyan ndoshta është nga të vetmet të reja që ka nisur thurjen e pëlhurës sipas traditës kineze që në moshën 15 vjeçare dhe vazhdon ta bëjë edhe sot. Sipas saj kjo lloj pëlhure është mjaft e mirë për trupin e njeriut.Ndërsa shton se kjo traditë e thurjes së pëlhurës nankeen tashmë ruhet vetëm në zonat rurale, por nëse nuk bëhen përpjekje për konservimin e traditës ajo do të humbasë me kalimin e kohës.

Me ndihmën financiare të pushtetit lokal Wang dhe xhaxhai i saj kanë hapur një ekspozitë të prodhimeve nankeen në distriktin Jinshan të Shangait. Tashmë kjo qendër është kthyer në një ambjent të frekuentuar nga turistët por dhe vendësit. Gjatë një vizite në këtë atelie mund të shohësh nga afër procesin e krijimit të veshjes tradicionale prej pëlhure dhe mund të bësh foto. Wang tregon se vitin e kaluar ata organizuan një sërë aktivitetesh për ture familjare, ku ajo demonstroi nankeen të ngjyrave të ndryshme. Shumë nga familjet që vizituan ekspozitën patën kuriozitet të thurnin pëlhurën dhe ishte një eksperiencë vërtet e bukur. Ndërsa artisti popullor Jiang ka realizuar mbi 100 foto me këtë traditë dhe po u mëson këtë art 6 të rinjve.

Të tjera zejtari të njohura në Shangai si vlera të trashëgimisë kulturore kanë gatimet e Shaomait në qytezën Xiasha, ndërtimet tradicionale të qytetit si dhe peshkimi tradicional "Hu" që përdoret në distriktin Qingpu.

Autoritetet lokale kanë premtuar mbështetje financiare që zejtarët të ruajnë dhe të zhvillojnë më tej këto tradita të lashta.

Drejtori i Qendrës së Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore të Shangait, Gao Chunming ka thënë se grupe të caktuara ekspertësh do të ndihmojnë në hartimin e projekteve në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Për secilin projekt, thotë Gao do të akordohen qindra dhe mijëra yuan.

Artizania Wang dhe familja e saj e kanë vlerësuar kujdesin dhe ndihmën e pushtetit local për ruajtjen e traditës dhe zhvillimin e saj, ndaj kanë nisur të shtojnë krijimet e pëlhurave nankeen, pasi dhe kërkesat e turistëve janë të shumta për to. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China