PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Choi Siwon
2015-08-05 09:06:25 CRI Komenti juaj Printoni

Choi Si-won është një këngëtarë dhe aktor nga Korea Jugut. Pas fillimeve të tija në grupe muzikore dhe shfaqjeve të para në televizion, SM Entertainment nxorri një njoftim se ai do debutonte në dymbëdhjetëshen në bandën muzikore të djemve.

Në mars të 2006-ës SM Entertainment filloi të rekrutonte të rinj të talentuar të tjerë për programin ku ai ishte pjesmarrës Super Junior generation. CD-ja e pare e tyre u titullua "U" dhe u hodh në treg po atë vit. Ishte më i suksesëshmi deri kur doli hiti i tyre "Sorry, Sorry" në 2009.

Në janar të 2010-ës, Siwon mori pjesë në SBS drama Oh! My Lady. E cila ishte një komedi romantike .Ai gjithashtu ka marrë pjesë në reklama të ndryshme duke modeluar për André Kim dhe si imazh për kompani të ndryshme. Ai është shfaqur edhe në revista të njohura si Cosmopolitan, Elle, High Cut, dhe Men's Health, si dhe ka modeluar për firma të njohura si Armani, Lacoste, Gucci, Evisu, Burberry, etj.

Në prill të 2011-ës, ai mori pjesë në dramën tajvaneze Skip Beat! , Athena: Goddess of War, e shumë role të tjera kinematografike të cilat e i dhanë akoma më shumë famë dhe emër këtij të riu ambicioz.

Siwon u diplomua në Inha University në vitin 2012 .

Po atë vit ai u ribashkua me grupin e tij muzikor Super Junior pas një ndarje relativisht të gjatë, për të lançuar projektet e tyre më të reja si, Sexy, Free & Single . Ai publikoi një set fotografik provokues me nje vajzë bionde e cila pozonte mjaft sensualisht krah tij. Ky set u komentua shumë. Në shtator ai u rikthye në televizion për të marrë pjesë në dramën The King of Drama, i cili ishte një produksion Korean. Në 2013-ën, Super Junior-M nxori albumin e dytë Break Down, si dhe vidioklipin për hitin e tyre me të njëjtin titull.

Në mars të vitit 2014, Super Junior M u rikthyen pas një viti e tre muajsh larg skenës. Ata nxorën albumin a tyre të tretë EP Swing, ku u shfaqën si punonjës zyrtarë. Edhe pse ai ishte pjesë e këtij projekti dhe kishin punuar sëbashku, ai nuk u paraqit për promovimin e tij pasi ishte i zënë me xhirimet e një filmi ku ai do të lunate në dramën The Heirs. Siwon mbaroi këtë film, dhe nuk u vonua për të filluar me xhirimet e tjetrit. Filmi i radhës ku ai mori pjesë ishte Dragon Blade përkrah aktorit kinez me famë botërore Jackie Chan dhe të madhit Adrien Brody. Ai gjithashtu ishte pjesë në xhirimet e filmit "To the Fore" ku ai luajti me aktorin Eddie Peng .

Në gusht ata deklaruan se do të nxirrnin albumin e tyre të 7-të muzikor Mamacita ku Leeteuk dhe Heechul do t'i bashkoheshin grupit sërish. Ky do të ishte albumi i tyre i parë pas shërbimit ushtarak të kryer. Ky album ishte shumë i rëndësishëm për djemt jo vetëm për punën që kishin bërë, por për domethënien që ai mbarte për këtë grup, pasi ata e quanin si ribashkimi i përhershëm. Dhe ky album do të shënonte pikërisht këtë gjë.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China