Ledri Vula është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Ledri Vula nisi karrierën e tij muzikore me grupin Skillz së bashku me Visar Shalën i cili u shpërbë pas mosmarrëveshjeve midis dy reperëve.
Në karrierën muzikore ka realizuar bashkëpunime të shumta ku shumica prej tyre janë edhe hite të njohura dhe jo vetëm kaq por bashkëpunimet e tij me këngëtaret femra janë përfolur se nuk kanë mbetur vetëm ne një klip prej 3 minutash.
Mjaft i pëlqyer nga gjinia femërore, madje i cilësuar si Don Zhuan ku edhe disa herë është zgjedhur si mashkulli më sexy shqiptarë.
Ledri është përfolur në mediat rozë edhe për historitë e tija të dashurisë kryesisht me femrat e njohura të showbizit.
Historia e tij më e përfolur e dashurisë është ajo me këngetaren Dafina Zeqiri, ku pas bashkëpunimeve të tyre të sukseshme si Po'm Pëlqen, Tonight, Got Ur Back etj... nxitën gazetat të aludonin për një histori dashurie të mundëshme dhe nuk u gabuan. Vetë çifti pohoj se po përjetonin një histori të lumtur dashurie dhe kjo dukej qartë në fotot e shumta që postonin në rrjetet sociale. Megjithatë lidhja e tyre nuk zgjati shumë pothuajse një vit dhe u ndanë pas konfliktit që Ledri pati me ish të dashurin e Dafinës.
Pas kësaj Ledri vendosi të tërhiqej nga muzika duke u përpjekur edhe të qëndrojë larg syrit të gazetarëve.
Në vitin 2012 Ledri u shkëput nga muzika filloi t'i përkushtohej karrierës së tij si regjisor.
Ledri u rikthye përsëri në muzikë në shkurt të 2014-ës me një këngë solo që titullohet "100 Probleme". Kënga u pëlqye shumë nga publiku dhe videoklipi ishte mjaft provokues ku protogoniste ishte modelja me famë botërore Angela Martini. Ai ka pasur edhe një romancë me Angela Martinin por nuk zgjati shumë. Pavaresisht thashethemeve apo zemrave që ka lënduar Ledri, femra më e rëndesishme në jetën e tij është mamaja (Xheraldina Vula) ku Ledri nuk nguron ta shpreh dashurinë që ka ndaj nënës së tij. Ai poston foto të ndryshme të familjes së tij në instagram ku ka rreth 500 foto të postuara dhe 120 mijë ndjekës (më shumë se çdo reper tjeter).
Ledri solli projektin e tij të ri të titulluar "Elvana" ose ndryshe "Hallakama" po ashtu ai solli edhe një bashkëpunim tjetër me këngëtaren Dafina Zeqiri (bashkëpunimi i 3-të) "Got Ur Back" këngë të cilën e sollën me videoklip, ku Ledri dhe Dafina janë shumë të afërt njëri me tjetrin dhe thuhet se janë ribashkuar, por këto thashetheme i kanë hedhur poshtë të dy këngëtarët duke thënë se është thjesht një bashkëpunim midis shokësh asgjë më tepër. Kënga është pëlqyer shumë nga publiku ku për 2 ditë ka arritur të klikohet më shumë se 300 mijë herë.
Pas disa ditëve Ledri sjell edhe projektin e tij në bashkepunim me Blunt dhe Real 1 "Nëse mdon Ti" (Remix), një këngë kjo që arriti të mbledh rreth 6 milionë klikime duke qënë një ndër hitet e verës 2014.
Nuk duhet lënë pa përmëndur këngen tjetër në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Gena, e cila titullohet " Loqka".
Rikthimi i Ledrit në skenë ishte shumë i fuqishëm pasi që në nëntor Ledri solli edhe një rap-balade të titulluar "NI GOT PER TY" këngë e cila u pëlqye shumë nga fansat.
Gjithashtu Ledri solli bashkëpunimin e rradhës me këngëtarin Ermal Fejzullahu dhe reperin Lumi B " Tavolina" ku për 1 javë grumbulloi rreth 1 milionë klikime në youtube dhe me këtë këngë Ledri përmbylli vitin 2014 si një vit shumë të sukseshëm për të duke u cilësuar si reperi më i sukseshëm dhe më i kërkuar i vitit 2014.
Viti 2015 vjen me shumë bujë nga Ledri. Ai pas suksesit të madh me këngën "tavolina" (14 milionë klikime) lançon projektin e ri po ashtu me Ermalin dhe Lumi B të titulluar "SHKO" këngë me të cilën ishin pjesëmarrës në Top Fest dhe fituan çmimin e parë, si dhe çmimin Best Male dhe My music hit. Në 2015–ën po shihet në takime romantike me këngëtaren shqiptare por me famë botërore, Rita Ora. Të paktën këto janë thashethemet e fundit mbi jetën personale të Ledrit. Sot ai vjen me bashkëpunimin më të ri me Era Istrefin" Shum Pis".
Janet Damita Jo Jackson ose siç njihet nga të gjithë thjeshtë Janet Jackson, është një zë që të gjithë e njonim dhe një emër i gdhëndur në muzikën botërore . Ajo nuk rresht së n'a mahnituri me këngët dhe vokalin e saj. Jenet ka lindur në 1966, por ajo nuk njeh moshë në skenë. Kësaj radhe ajo vjen me këngën e saj më të re në bashkëpunim me J.Cole të titulluar "No sleep".
Jennifer Lynn Lopez vjen me një tjetër bashkëpunim me Pitbull dhe Prince Royce me këngën "Back it up". Ky u bë hit menjëherë . E madhja J.Lo siç quhet ndryshe, është një artiste që nuk i përket vetëm muzikës, por edhe kinematografisë, linjave të veshjeve, parfumeve, kercimeve etj…Pra ajo është një artiste e kompletuar, si dhe sex simbol për shumë herë me radhë. Ajo solli modën e vithjeve të gjëra, dhe kjo e bën atë edhe më unike. Nuk kemi pse të flasim shumë për këto emra pasi kariera e tyre flet vetë .(Raela Hafizi)