20150728CultureBeatpj2 |
I njohur si Rain në skenë, ka lindur më 25 qershor të 1982. Ai është kantautor, aktor dhe producent nga Korea Jugut. Kariera e tij muzikore përfshin 7 albume nga të cilët 6 janë në gjuhën koreane dhe një në japonisht, 28 singles dhe një sër koncertesh dhe ture botërore. Ndërsa kariera e tij kinematografike filloi në 2003 kur ai fitoi çmimin Best New Actor për rolin e tij në dramën Sang Doo! Let's Go To School. Një vit më vonë ai fitoi çmimin Excellence in Acting (Best Actor) award për rolin në dramën Full House. Ai mori pjesë në shumë filma si: A Love To Kill, I'm a Cyborg, But That's OK (2006), i cili fitoi çmimin Alfred Bauer Prize në Berlin International Film Festival. Rain ka aktruar edhe për filma amerikan si Speed Racer(2008) dhe Ninja Assassin (2009).
Në 2007-ën, Rain u largua nga menaxhimi i JYP Entertainment dhe filloi kompaninë e tij, J. Tune Entertainment por e vazhdon bashkëpunimin me Park Jin-young. Ai është rënditur i 46-ti ndër 100 fytyrat më të bukura në 2013-ën.
Ai gjithashtu në fillimet e karierës së tij ka qënë edhe kërcimtarë, ku pasi ai ka kërcyer 4 orë pa ndërpreje gjatë një konkursi muzikorë, ndryshe nga pjesëmarrësit e tjerë që kërcenin vetëm gjatë performancës së tyre rreth 10 minuta. Ai u vu re nga producenti Park Jin-young, i cili u mahnit nga talenti i tij.
Ai deklaroi në 2011-ën , gjatë një konference për shtyp se do të ndërpriste shërbimin në ushtri për t'ju dedikuar studimeve të larta.
Pas përfundimit të ushtrisë dhe madje të dekorimit si Ambasador Nderi Ushtarak, ai u pezullua nga ushtria madje u hetua, pasi ai kishte një marrëdhënie me aktoren Kim Tae-hee gjatë periudhës së shërbimit të tij ushtarak.
Në nëntor, pas daljes së tij të parë publike pas lirimit nga ushtria, u bë e ditur se ai do të merrte pjesë në një film të titulluar "Prince" me Bruce Willis dhe John Cusack .
Nuk vonoi shumë për të dalur në treg albumi i tij i radhës në atë kohë, i titulluar Rain Effect, në 2014-ën. Ku në të mund të theksojmë dy hitet e tij më të famshme "30 Sexy" dhe "La Song," që u nxorrën si këngë më vete para daljes së albumit.
Më pas ai mori pjesë në shumë drama apo filma ku mund të përmendim rolin e tij në Diamond Lover, ku u pagua 5.4 million dollarë amerikan.
Ai ka qënë i influencuar gjithmonë nga muzika R&B dhe pop.
Që në fillimet e karierës së tij JYP kujdesej për materialet e tij si për cdo detaj tjetër të këngës. Këtë gjë ai e bëri për vite të tëra, shumë herë duke bashkëpunuar edhe me autorë të tjerë tekstesh. Pas largimit nga JYP, ai filloi të shkruante gjithnjë e më shumë për dashurinë siç mund të përmendim këngët: "I Do", "Love Story" ,"Can't Used to It", "My Way", "Rainism", "Touch Ya", "Hip Song", "Free Way", etj.
Vokali i Rainit cilësohet si zë tenorësh, madje përshkruhet si zë i fortë i fuqishëm dhe pak i ngjirrur, por në të njëjtën kohë i lëmuar në këngë dashurie si tek "Love Story", "Love Song", "Nan" dhe "I Do."
Në mënyrën e të kënduarit dhe të kërcyerit, Rain është ndikuar nga i madhi Michael Jackson, Janet Jackson, Usher dhe Justin Timberlake.(Raela Hafizi)