PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mimoza Shkodra
2015-07-24 10:29:28 CRI Komenti juaj Printoni

Mimoza Shkodra një vazjë e re nga Prishtina, ka pushtuar ekranet e shumë mediave në trevat shqiptare me disa këngë të mrekullueshme dhe veçanarishtë me këngët "krejt mi more" e cila bëri bujë dhe u prit shumë mirë nga dëgjuesit, me këngën "Ndarja" e cila është një baladë dashurie që edhe pse ka shumë vite që ka dalur në treg, ajo vazhdon e këndohet nëpër muzika live edhe nga këngëtarë të tjerë, me këngën "Na" e cila është një bashkëpunim i Mimoza Shkodrës, Nora Istrefit dhe Skivit, ku edhe kjo këngë pati shumë sukses pasi është një këngë ritmike dhe pëlqehet shumë nga të rinjt shqiptarë, si dhe me këngën e saj të fundit "Ke me ni", e cila edhe pse ka vetem pak që ka dalur në treg, po ecën dhe po pëlqehet shumë nga audienca shqiptare.

Mimoza Shkodra është nga Prishtina, por jeton në Zvicër. Origjina e saj rrjedh nga Qyteti i Shkodres së Shqipërisë, madje ka edhe një gojëdhënë për të, ku thuhet se që para tre shekujve tre vëllezër janë shpërngulur nga rrethi i Shkodrës për të jetuar në Kosovë, dhe si për të mos harruar prejardhjen e tyre, ata mbajtën si mbiemër qytetin e origjinës, Shkodra.

Kariera e saj ka filluar në moshën 7 vjecare me këngën "në Muzeun Historik" kur ajo ishte veçse një fëmijë.Talenti i saj u zbulua për herë të parë nga prindërit e saj të cilët e mbështetën dhe e përkrahën në muzikë.

Ajo ka bashkëpunuar me Kompozitorë të njohur nga Kosova si: Virusi, Florent Boshnjaku, Erolli, Ardian Kastrati etj, si dhe me

autorin e teksteve, të mirënjohurin kosovar: Avni Qahili, Beka, Ilir Behrani, Laura dhe Ejup Shabani.

Gjithashtu ajo shpreh në intervista dëshirën e saj për të bashkëpunuar me kompozitor dhe tekstshkrues nga Shqipëria.

Mimoza ka kënduar shumë zhanere të ndryshme të muzikës shqiptare si atë komerciale, tallava e tjerë dhe ajo shprehet se çdo zhaner muzikorë ka karakteristikat dhe bukuritë e veta, ndaj unë do të vazhdojë të këndoj çdo rrymë muzikore që e bën publikun tim të lumtur, thekson ajo gjatë një interviste.

Ajo siç thamë më parë jeton në Zvicër ku punon në një kozmetikë, përveç angazhimeve të saja muzikore. Mimoza është një vajzë e thjeshtë e cila falë vullnetit dhe këmnguljes së saj ka arritur të ketë një emër aq të dashur në tregun shqip-folës. Ajo mund të themi se është ndër të pakëtat këngëtare ose e vetmja, që kujdeset vetë për "look-un" e saj pa asistencë profesionale. Madje kur u pyet mbi fizikun dhe linjat e saja trupore nëse ka bërë ndërhyrje kirurgjikale apo meret me sporte, ajo u përgjigj duke ironizuar veten se jo vetëm që nuk kam kohë të merem me palestër por aktivitetet e mija fizike lënë shumë për të dëshiruar.

Këngëtarët të cilët ajo i ka idhuj dhe e kanë frymëzuar gjithmonë janë: Alicia Keys, Whitney Housten, Diana Haddad, Mariah Carey, Pavaroti etj

Kënga "Na" në bashkpuim me Skivi Skillz & Nora Istrefin ka qenë një bashkpunim i veçantë , 3 zhanre të ndryshme, në një këngë. Kjo risi në repertorin e saj u prit tej mase mirë nga publiku shqipfolës. Ideja e këtij bashkëpunimi ku Mimoza të jetë pjesëmarrëse, i ka lindur Getoar Selimit (lideri i grupit "Tingulli 3nt").

Pas këtij bashkëpunimi të sukseshëm vijon singel-i i saj "Ki me ni" ku edhe kjo këngë po dominon këtë verë në klabet shqiptare. Mimoza premton së shpejti albumin e ri i cili do jetë albumi i saj i katërt.

Mimoza nuk është ndër ato këngëtare që mer pjesë në festivale, por ajo jep shumë koncerte dhe është shumë e dashur për dëgjuesin shqiptarë.

Përsa i përket jetës së saj private, ajo është beqare dhe po e shijon beqarinë e saj, madje thekson se ndjehet shumë e lumtur.

Hobi i saj është shopping-u dhe kuzhina, ku ajo qetësohet pas angazhimeve të lodhëshme në karierën e saj. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China