PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pakica kombëtare kineze Jing
2015-07-23 15:59:15 CRI Komenti juaj Printoni

Kombësitë kineze janë: kombësia Han, kombësia Mongole, kombësia Hui, kombësia Tibetiane, kombësia Ujgure, kombësia Miao, kombësia Ji, kombësia Xhuan, kombësia Buji, kombësia Koreane, kombësia Mançure, kombësia Dong, kombësia Jao, kombësia Baj, kombësia Tugjia, kombësia Hani, kombësia Kazake, kombësia Daj, etj.

Pakica kombëtare kineze Jing është një grup etnik që jeton kryesisht në provincën kineze Guangxi.

Ky grup etnik ka gjuhën e vet, megjithatë pjesa më e madhe e tyre kupton dialektin mandarin

Historia

Paraardhësit e pakicës kombëtare Jing emigruan nga Vietnami në rajonin e Guangxi që prej shekullit të 15-të. Ata merren me peshkim dhe me tregti.

Arti

Banorët e kombësisë Jing kanë kulturën dhe artin e tyre të pasur tradicional. Mënyra e këndimit është shumë e veçantë për këtë kombësi.

Ndërkohë që këndohet, një djalë i ri luan me instrument karakteristik me tre tela duke shoqëruar këngën, ndërkohë 2 vajza këndojnë.

Tekstet e këngëve janë kryesisht poema antike kineze. Këngët ndahen në këngë folklorike, dashurie, dasme, pune, prodhimi etj. Disa prej këngëve janë përcjellë brez pas brezi me të njëjtin tekst.

Festat

Përveç festave tradicionale, Viti i Ri Kinez, Festa e Varkës së Dregoit apo Festa e Mes-vjeshtës, një tjetër festë e shkëlqyer e banorëve të kësaj kombësie është festa Changha.

Në të kaluarën, Festa Changha mbahej çdo vit në vende dhe kohë të ndryshme. Changha në gjuhën Jing ka kuptimin e gëzimit. Kur vjen kjo festë, të rinj e të moshuar, si burra dhe gra veshin rrobat më të bukura dhe mblidhen për të respektuar zotat, dhe u luten për prodhimtari më të lartë, jetë të lumtur etk, Pas kësaj zhvillohen aktivitete këndimi. Një ditë përpara festës statujat e zotave mblidhe të gjithë në një vend, ku një ditë më pas vizitohet nga banorët e kombësisë Jing. Të nesërmen ceremonia nis rreth orës 3 dhe pas saj nis festë e madhe. Këto janë disa nga aktivitetet që organizohen gjatë Festës Changha, ku nuk mungojnë këngët e dashurisë dhe vallet popullore.

Gjatë Vitit të Ri kinez familjet Jing bëjnë Baishuyi, një lloj keku me pluhur orizi dhe sheqer. Në mëngjesin e ditës së parë ata nuk pinë verë dhe nuk nuk hanë mish, por vetëm pak çorbë të ëmbël dhe Baishuyi.

Si ushqehen banorët e kësaj kombësie

Banorët e kombësisë Jing konsumojnë 3 vakte në ditë. Megjithatë, ata që jetojnë në zonën Wuwei, Rajoni Autonom i Guangxi Zhuang, konsumojnë vetëm 2 vakte në ditë, hanë mëngjes rreth orës 11 dhe darken pas orës 5. Në të kaluarën banorët Jing konsumonin shumë misër dhe patate të ëmbël. Ata konsumonin ushqime të thata kur shkonin për peshkim. Sot orizi është kthyer në një ushqim tepër të zakonshëm për baorët e kësaj kombësie.

Sot ata pëlqejnë të hanë peshk, karkaleca deti, gaforre dhe kek orizi. Kryesisht gjatë ditës ata konsumojnë prodhime deti. Po ashtu edhe mishi i derrit dhe i pulës konsumohet shpesh nga ta.

Kostumet e banorëve Jing

Gratë e moshuara preferojnë të veshin kostumet e tyre tradicionale. Ato zakonisht veshin geta dhe veshje me mëngë të ngushta. Pantallonat e tyre zakonisht janë të gjera dhe të gjata me ngjyrë të zezë ose kafe. Kur dalin ato veshin veshje të gjata të bardha, që ngjasojnë me Chi-Pao. Disa gra ende dhe sot ruajnë zakonin e lyrjes së dhëmbëve me të zezë.

Në të kaluarën, banorët Jing i ndërtonin banesat sipas stilit Ganlan, ku pjesëtarët e familjes jetonin në kat tëdytë, ndërkohë që kati i pari përdorej për rritjen e shpendëve. Kolonat e banesës së tyre janë prej druri dhe bambuje, ndërkohë gjethet dhe degët e pemëve përdoren për të bërë çatitë. Këto lloj ndërtesash janë të lëvizshme. Megjithatë, në ditët e sotme pjesa më e madhe e banorëve Jing përdorin gurat dhe tullat për të ndërtuar shtëpitë e tyre.

Traditat martesore

Në të kaluarën, banorët Jing martoheshin nga prindërit. Sot ka më shumë liri në këtë drejtim, ku të rinjtë e zgjedhin vetë shokun e jetës në një mënyrë interesante. Pas një aktiviteti muzike, nëse një djalë pëlqen një vajzë ai do të shkojë drejt saj dhe do të hedhë rërë drejt vajzës duke përdorur gishtat e këmbës. Nëse edhe vajza e pëlqen djalin ajo do të bëjë të njëjtin veprim.

Gjatë dasmës familja e vajzës mbyll derën dhe dekoron oborrin me fenerë dhe lule ose në pemët jashtë banesës. Pas darkës të gjithë shkojnë tek familja e djalit dhe çifti përkulet gjë që simbolizon që ata janë burrë e grua. Më pas nis hareja gjithë natën, ku të gjithë këndojnë e kërcejnë për çiftin e ri.

Gjatë fejesës, familja e djalit duhet t' i japë familjes së vajzës një sasi mishi derri dhe keku si dhuratë. Nëse familja e djalit është e varfër mund t'i dërgojnë vetëm çaj dhe kek. Gjatë martesës familja e burrit duhet të bëjë gati 50 kg mish derri, 40 litra verë, shtatë kosha oriz dhe dhurata tjera për familjen e nuses.

Tri ditë pas dasmës, nusja shkon përsëri tek familja e saj për t'u takuar me prindërit dhe të afërmit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China