PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Jackie Chan në krye të listës së "Forbes"
2015-07-23 14:58:55 CRI Komenti juaj Printoni

Aktori kinez me famë botërore Jackie Chan këtë vit është shfaqur sërish në listen e artistëve më të paguar në botë, të publikuar nga revista Forbes. Chan pozicionohet në vendin e 38-të dhe është aktori i dytë më i paguar me një fitim prej 50 milion dollarësh amerikan, duke pasuar aktorin amerikan Robert Downey Jr. me një fitim prej 80 milion dollarësh.

Chanështë ndërkohë i vetmi kinez që renditet në krah të 100 më të pasurve të tjerë të botës për vitin 2015. 61 vjeçari tashmë nuk interpreton më role në filmat me arte marciale, madje edhe në prodhimet kinematografike kineze ai ka shmangur skenat që kërkojnë ushtrim të arteve marciale. Por ky largim i tij nga skenat luftarake duket që nuk i ka prekur aspak fitimet e tij.

Filmi i tij i fundit ishte ai me titull "Dragon Blade" ku interpreton krahas aktorëve hollivudianë Adrien Brody dhe John Cusack, që ka arkëtuar një fitim prej 120 milion dollarë. Sipas revistës Forbes, Jackie Chan ka siguruar një fitim prej më shumë se 10 milion dollar nga ky film.

Përveç aktrimit, Chan është mjaft i suksesshëm dhe në marketing. Si aktori i dytë i njohur i arteve marciale që pasoi të famshmin Bruce Lee, mund të imagjinohet lehtë se sa fitime ka Chan nga pjesmarrja në reklamimin e produketeve të ndryshme komerciale. Veshja tradicionale kineze të cilën Chan e mban shpesh në daljet e tij publike është gjithashtu pjesë e fitimit të tij në sajë të ekspozimit të kësaj marke veshjesh. Jeckie Chan është gjithashtu pronar i Segway, prodhues automjeti elektrik si dhe një rrjet i tërë kinemash janë në prone të tij. Në maj të këtij viti Chan prezantoi dhe Akademinë e pare të Filmit dhe Televizionit në pronësi të tij. Pavarësisht komenteve të revistës Forbes për pasurinë e yllit të kinemasë kineze, vetë Chan dhe stafi i tij nuk e ka komentuar këtë lajm, lidhur me të ardhurat e tij.

Megjithëse është një nga imazhet më të përhapur në botë dhe ndoshta artisti më i famshën i kung fu-së në Kinë, vetë Chan është shumë i rezervuar lidhur me deklaratat për pasurinë e tij. Gjatë një interviste për revistën Forbes, vetë Chan ka thënë se ai tregohet shumë i kujdesshëm me shpenzimet dhe me mbrojtjen e rezervave të natyrës dhe për këtë ka përmendur se kur mbetet ujë në gotën që pi, ai nuk e derdh por me të ujit lulet, për të kursyer sa mundet këtë burim të çmuar të natyrës.

Është tashmë e njohur veprimtaria e Chan në fushën e bamirësisë dhe ai është bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese për mbrojtjen e tigrave dhe rinoçerontëve dhe kundër përdorimit të gëzofëve të kafshëve të egra për çanta apo peliçe. Chan është shfaqur në median kineze edhe si kundërshtar i fuqishëm i lëndëve narkotike.

Në listen e artistëve më të pasur të vitit, sipas revistës Forbes përfshihen dhe këngëtarja Katy Perry me 135 milion dollar, e ndjekur nga grupi britanik One Direction me 130 milion.

Çdo vit revista Forbes publikon listen e personave më të pasur të botës nga fusha e sportit, filmit, muzikës, televizionit dhe letërsisë, duke vlerësuar këtë vit periudhën 1 qershor 2014 deri në 1 qershor 2015.

Jackie Chan -Biografia

Jackie Chan emri i vërtetë të cilit Chan Kong-sang është një actor, artist i arteve marciale, regjizor, producent dhe këngëtar i lindur në Hong Kong. Ai ka lindur më 7 prill të vitit 1954 dhe që pas përfundimit të studimeve të larta për actor ka interpretuar në mbi 150 filma artistikë.

Personazhet e tij shquhen për përgatitjen fizike, artet marciale, skenat shpesh komike, përdorimin e armëve, duke e bërë këtë aktor kinez tepër të dashur në mbarë botën.Ylli i tij ndodhet në Bulevardin e Hong Kongut dhe në atë të Famës në Hollivud. Duke u konsideruar një ikonë kulturore imazhi i Chan shihet në shumë video games apo filma të animuar. Talenti për muzikën i Chan spikat në interpretimet e tij në Cantopop dhe Mandopop, ku dallohen dhe albumet e shumta muzikore të tij. Jackie Chan ka marrë titullin Doktor i Shkencave Sociale në vitin 1996 si dhe është nderuar me shumë çmime akademike nga Universitete në Azi dhe vende të tjera. Ai shquhet për veprimtarinë e bamirësisë dhe si një aktivisht i njohur politik dhe shoqëror në Kinë, pasi ai është anëtar i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez. Përsa i përket jetës private Jackie Chan është martuar në vitin 1982 me aktoren tajvaneze Lin Feng-Jiao dhe ka dy fëmijë, Jaycee Chan dhe vajzën Etta Ng Chok Lam. Jackie Chan është mjaft i pasionuar pas futbollit dhe ndjek me interes ekipin e futbollit të Hong Kongut, ekipin kombëtar anglez si dhe skuadrën e famshme të Manchester City-t. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China