PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina është një vend i madh me rreth 1.4 miliardë banorë dhe me 56 kombësi
2015-07-16 16:52:37 CRI Komenti juaj Printoni

Kombësitë kineze janë: kombësia Han, kombësia Mongole, kombësia Hui, kombësia Tibetiane, kombësia Ujgure, kombësia Miao, kombësia Ji, kombësia Xhuan, kombësia Buji, kombësia Koreane, kombësia Mançure, kombësia Dong, kombësia Jao, kombësia Baj, kombësia Tugjia, kombësia Hani, kombësia Kazake, kombësia Daj, etj.

Kombësia kazake merret kryesisht me blegtori, ku pjesa dërrmuese jeton në pjesën veriore të Rajonit Autonom të Singjian-Ujgurit, që njihet ndryshe edhe si kombësia mbi kurrizin e kuajve. Gratë e kësaj kombësi pëlqejnë punëdoret, dhe shumë prej qëndisjeve të tyre janë eksportuar në shumë vende dhe rajone të botës. Kazakët bëjnë jetë nomade, prandaj tendat janë një pjesë e pandarë në jetën e tyre.

Kazakët ishin ndër pionierët e parë të "Rrugës së Mëndafshit", duke punuar aktivisht që në periudhën para Krishtit në rajonet Maleve Altai, Tianshan, Luginën Ili dhe Liqenit Issyk Kul në pjesën veriperëndimore të Kinës.

Kazakët preferojnë shumë muzikën që shoqërohet nga Dongbula, vegla muzikore tradicionale e kësaj kombësisë Dongbula është instrumenti më i lashtë muzikor me pickim i kombësisë Kazak. Në shumë familje kazake, të gjithë anëtarët e rinj janë të mirë në interpretim. Në gjuhën kazake, dongbula ka kuptim të posaçëm. "Dong" d.m.th. tingulli i pickimit të instrumentit, ndërsa ""Bula ka kuptimin e vendosjes së telave.

Trupi i Dongbulasë përbëhet nga dru dhe forma e tij duket si një lugë e zmadhuar. Dongbula është instrumenti muzikor i shoqërimit që nuk ndahet nga këngëtarët popullorë kazakë. Me shoqërimin e tij, kazakët nuk do të ndihen të vetmuar gjatë kullotjes. Kur kthehen në shtëpi ata dëfrehen së bashku me familjen, këndojnë e vallëzojnë duke i rënë Dongbulasë.

Kazakët kanë krijuar shumë forma të pasura të artit dhe të kulturës në jetën e tyre të përditshme dhe gjatë kohës së punës, përfshi legjenda, folklore, balada, proverba dhe poezi e proza. Arti dhe zejtaria e tyre është shumëngjyrëshe. Gratë e kësaj kombësie i kanë duart e arta, dinë si të bëjnë tenda, produkte leshi, veshje dhe aksesorë të tjerë. Ndërkohë që burrat merren me gdhendje druri, punime ari e argjendi etj. Kazakët kanë aftësi të shkëlqyera për aksesorë të punuara me ar, argjend, dhe gurë të tjerë të çmuar. Ato pëlqejnë muzikën, kërcimet, të cilat i shoqërojnë me instrumente tradicionale.

Festat

Festat e kazakëve janë gjithashtu tepër të larmishme, ashtu si edhe kultura e tyre. Ata festojnë festat e Bajramit dhe të Novruzit. Festa tradicionale e Novruzit mbahet në festimet e Vitit të Ri dhe me ardhjen e pranverës. Gjatë festive luhen lojëra të ndryshme dhe mbahen aktivitete si gara me kuaj dhe të tjera si këto. Pjesa më e madhe e kazakëve janë myslimanë.

Ushqimi

Kazakët hanë kryesisht mish qengji, viçi, kali, po ashtu gjalpin, qumështin dhe djathin. Ata preferojnë shumë prodhimet e brumit dhe supat me makarona. Pijet e tyre të preferuara janë qumështi dhe veçanërisht Manaizi, ose qumësht pele të fermentuar. Çaji po ashtu nuk mbetet pas. Ata kryesisht konsumojnë Fucha dhe çaj me qumësht.

Kostumet tradicionale

Burrat preferojnë të veshin prantallona pambuku. Rrobat e errëta janë tepër popullore. Në dimër, kazakët vishen me pellush kafshësh dhe lëkura delesh, dhelprash dhe lëkura të kafshëve të tjera. Veshjet e tyre janë të gjera dhe material i fortë. Këmishat janë të mbyllura deri lart dhe të dekoruara me qëndisma.

Femrat preferojnë të veshin lloje të ndryshme veshjesh, kuptohet në varësi të moshës. Vajzat e reja preferojnë të veshin vetëm një fustan të qëndisur me lule tek mëngët; dhe geta shumëngjyrëshe. Vajzat e pamartura vendosin kapele Takeya, Bie'erke dhe Tete'er. Kapelet kanë të qëndisura lule shumëngjyrëshe, dhe pupla në majë. Ato kanë forma dhe karakteristika të ndryshme..

Dasma kazake

Dasma kazake është komplekse dhe e pasur me karakteristika të shumta të kostumeve të nomadëve të lashtë. Dasma kalon nëpër 4 faza. Së pari, mashkulli propozon kur prindërit e burrit çojnë dhurata në shtëpinë e nuses. Nëse familja e nuses pranon, atëherë ata pranojnë dhuratat dhe caktojnë datën e fejesës. Më pas ndodh fejesa që është një ceremoni shumë e rëndësishme. Gjatë fejesës shkëmbehen dhurata, vriten dele etj. Së treti, dergohet paja ku përfshin rroba, fustanë, batanije, çarcafë peshqirë dhe të gjitha duhet të jenë në numër tek. Në fazën e fundit vjen dasma me shumë këngë e valle. Mbahen dy ceremoni. E para është shfaqja e dhuratave, burri tregon për të ftuarit se çfarë ka përgatitur për nusen e tij të ardhshme. Ceremonia e dytë ka të bëjë me shoqërimin e nuses tek vendi i dasmës. Në dasëm organizohen banketë këngë dhe valle.

Zakonet e kazakëve

Kazakët i përkasin besimit mysliman. Ata i kushtojnë shumë rëndësi fëmijëve. Pas lindjes së një fëmije, ata festojnë për 3 ditë me radhë.

Kazakët e respektojnë të vjetrin. Ata ofrojnë së pari me mirësjellje çaj apo ushqime për ta. Anëtarët e vjetër të familjes ulen të parët në tavolinë. Mishi më i mirë u jepet të moshuarëve. Sigurisht edhe kur mysafirët vijnë në shtëpi atyre do ju serivret ushqimi më i mirë. Përpara ngrënie, miku do të ofrojë ujë të pijshëm, së bashku me një ibrik dhe legen që i ftuari të lajë duart, dhe më pas seriveret në pjatë kokë qengji dhe brinjë.

Tabutë

Kazakët janë një kombësi me shumë tabu, por po përmendim më kryesoret. Është e ndaluar të hash mish derri ose gjakun e ndonjë kafshe. Kafshët vriten kryesisht nga burrat. Nuk lejohet të ulesh mbi shtrat kur qëndron në tendë; por ata ulen këmbëkryq mbi një qilim në tokë. Të rinjtë nuk duhet të konsumojnë alkool përpara të vjetërve. Kur hani apo flisni me të tjerët, është e ndaluar të prekni hundën, veshët, të hapni gojë etj etj

I ftuari duhet të ndjekë të zotin e shtëpisë. Kur konsumohet një vakt ose pihet çaj, nuk duhet të largoheni nga tavolina përpara se ajo të jetë pastruar Nuk lejohet që i ftuari të hyjë në vendin ku përgatitet ushqimi nga i zoti i shtëpisë. I ftuari duhet të pijë qumështin e fermentuar të pelës të ofruar nga i zoti i shtëpisë dhe të tregojë respekt.

Kazakët besojnë se e marta dhe e premtja janë ditë pa fat, prandaj ata nuk dalin nga shtëpia në këto ditë. Ata i kushtojnë vëmendje të madhe numrave tek sidomos numrit 7 dhe 9. Numri 7 është numri më me fat dhe përdoret gjerësisht në kulturën e tyre, si psh nuk martohen brenda 7 brezave, e vendosin emrin e fëmijës në ditën e 7-të etj.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China