20150718CultureBeatP1 |
Është një kant-autore dhe aktore Britanike e lindur më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë. Ajo është me prejardhje Shqiptare, pasi prindërit e saj janë shqiptarë nga Kosova të emigruar në Angli. Albumi i saj i parë, Ora, doli në 2012-ën, dhe u rëndit i pari në Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë album ishin hitet e saja të njohura si "R.I.P." dhe "How We Do (Party)". Pas kësaj arritjeje të menjëhershme, Rita u nominua për tre çmime Britanike në ceremoninë e 13-të të Brit Awards në 2013-ën.
Hiti i saj i albumit të dytë "I Will Never Let You Down", u rëndit i katërti në vitin 2014. Po atë vit ajo bashkëpunoi me Iggy Azalea, në këngën "Black Widow", e cila pati shumë sukses sidomos në Amerikë. Ora lindi në Prishtinë të Kosovës, me prindër shqiptarë nga Kosova. Mamaja e saj, Vera Sahatçiu (Bajraktari), është në psikiatër dhe babi i saj Besnik Sahatçiu, është ekonomist dhe pronar pub-i. Mamaja e saj është katolike ndërsa babi mysliman. Ajo ka një motër më të madhe, Elena, dhe një vëlla më të vogël Don. Emrin ja vendosi gjyshi i saj, regjizori Besim Sahatçiu, pasi i pëlqente Rita Hayworth. Mbiemri i saj i vërtet është Sahatçiu por babi i saj e ndryshoi më vonë në Ora që të ishte më e thjeshtë të shqiptohej. Prindërit e saj emigruan në Mbretërinë e Bashkuar në 1991 kur ajo ishte veç një vjeç. Ajo filloi të këndonte në një moshë fare të vogël.
Ajo vijoi me nxjerrjen e albumeve dhe hiteve të reja, madje dhe të vlerësohej me shumë çmimeve të ndryhme. Në 2015-ën ajo nxorri këngën Poison", e cila shumë shpejt u rëndit në 5 këngët më të mira në vend.
Në një episod të serialit të British drama series, The Brief, ishte roli i saj i parë kinematografik në moshën 13 vjeçare. Por ajo s'u mjaftua me kaq, pasi shpejt pas kësaj ajo mori pjes në një film Britanik "Spivs" (2004). Në dhjetor të 2012-ës, Electronic Arts deklaruan se Rita Ora do të jetë personazhi në sezonin e tretë të Sim3 të video lojrave. Një vit më vonë u shfaq në filmin Fast & Furious 6. Ora u prezantua nga i madhi Jay-Z në Amerikë. Ndërsa në 2014-ën në episodin e "Funny or Die" i quajtur Girl, You Better Walk" ajo u paraqit krah superstarit Korean Hyuna.
Ajo portretizon Mian, motrën e Kristian Grey në filmin "Fifty Shades of Grey", e cila është një novel Best Seller.
Në 2010-ën, Ora u prezantua për fushatën publicitare të Roc Nation dhe të kufjeve Skullcandy. Gjithashtu ajo u shfaq në dy fushata publicitare të Calvin Klein. Ora u zgjodh si imazhi i atleteve italiane Superga, për pranverë/verë 2013. Ajo po ashtu ka qënë imazhi i linjës së veshjeve të "Material Girl", e cila është linjë e dizenjuar nga Maddona dhe vajza e saj Lola. S'mund të lëm pa përmendur gjithashtu që ajo ka qën fytyra e DKNY për 2014-ën, Marks & Spencer, Roberto Cavalli, Adidas, Coca-Cola, Samsung Galaxy S6.
Ora ka një vokal mezzo-soprano. Ora i dedikon punën e saj mbështetjes së dy idhujve të saj Gwen Stefani dhe Beyoncé, të cilën e quan mentore të saj. Gjithashtu si influencë muzikore ajo ka pasur Freddie Mercury, Christina Aguilera, Tina Turner, Aretha Franklin, Ella Fitzgerald, Etta James, Celine Dion, Bruce Springsteen, David Bowie, dhe Sade.
Ora flet gjuhën Shqipe dhe shprehet me krenari që është Shqiptare. Kur u pyet mbi besimin fetar, ajo tha: "Unë besoj në Zot dhe vij nga një kulture Myslimane, por prindërit e mi më kanë rritur me idenë se unë mund t'i bëj vetë zgjedhjet e mija. Ajo ka pasur lidhje dashurie me Bruno Mars. Pastaj ka frekuentuar Calvin Harris në maj të 2013-ës por që përfundoi në qershor të 2014-ës. (Raela Hafizi)