20150704CultureBeatp1 |
Tuna
Altuna Sejdiu që më 14 korrik do ketë 30-vjetorin, është këngëtarja nga Shkupi i Maqedonisë. E njohur si Tuna, ajo ka goditur majat e hit-parade-ve me hitet saja. Në repertorin e saj gjejmë këngë në gjuhën shqipe, maqedonase dhe anglisht.
Tuna është vajza e Shaban Sejdiut, ish mundësit i cili ka pas fituar medalien e bronzit në olimiadën e vitit 1980dhe 84 për ish Jugosllavinë.
Ajo filloi të këndonte në një moshë fare të vogël, duke marrë pjesë në festivale të ndryshme. Por kariera e saj profesionale filloi në 2002-shin, kur mori pjesë në konkursin Play - Search For A Star e organizuar nga M2 Production në Maqedoni. Ajo ishte një ndër dy fituesit aty. Pas kësaj ajo nxorri këngën e saj të parë në gjuhën maqedonase "Najdi den, najdi nokj, najdi vreme" (gjej një ditë, gjej një natë, gjej kohën).
Më pas ajo u përqëndrua në tregun shqiptarë, duke kënduar shqip. Në 2003, ajo lëshoi albumin e saj në shqip të titulluar "Tuna". Pas suksesit të këtij albumi ajo lëshoi albumin e saj të dytë "S'ka me diktaturë" në 2006. Në vitin 2012, Tuna lëshoi hitin e saj "I Asaj" i cili jo vetëm u bë kënga e asaj vere, por edhe u përfol shumë pasi theu "Tabutë e mentalitetit" shqiptarë, duke folur aq hapur për trupin e saj. Në YouTube.u bë kënga më e klikuar brënda një jave. Në nëntor të po 2012-ës lëshoi albumin e saj të quajtur "N.E.R.D." Po atë vit ajo u bë pjesë e jurisë së konkursit X Factor Albania .
Në 2007-ën ajo mori pjesë në festivalin "Top fest" me këngën "Bileta" ku pati shumë sukses dhe u pëlqye nga publiku. Një vit më vonë ajo nxorri këngën "Inati" ku me të cilën u duk sikur Tuna donte të përcillte një mesazh për dikë që ajo urrente.
Një vit më vonë bashkëpunimi i saj me Getoarin dhe Medën "Ditën ta bëj natë" ishte një tjetër hit në repertorin e saj. Talenti i saj po mbizotronte tregun muzikorë. Punimet e saja nuk rreshtën duke vijuar me (Pse jo) dhe (Vazhdoj) në 2010-ën. Ajo bashkëpunoi me dy këngëtarë të famshëm (2po2 dhe Dafina zeqiri) në këngën "Vibe" që u bë edhe kjo një hit. Më pas ajo bashkëpunoi me repper-in nga kosova Cozman në këngën "Fenix" e cila theu rekordet në gjitha tregjet muzikore shqip-folëse dhe në You Tube.
Ata u dashuruan me njëri tjetrin dhe janë akoma bashkë. Por lidhja e tyre nuk kaloi pa u komentuar nga mediat pasi Tuna është 7 vjet më e madhe se Cozmani. Por kjo këngë u diskutua akoma më shumë, pasi përsëri Tuna i këndon trupit të saj, duke e quajtur veten "Zogu më i mirë prej krejtve".
Çifti ka mbushur plot 3 vjet sëbashku dhe duken akoma të dashuruar me njëri tjetrin. Ky është një ndër çiftet më të dashura dhe më të komentuar për publikun. Por mesa duket Tunës i pëlqen të ketë diskutime mbi të dhe duket se as Cozmani se ka problem këtë pjesë.
Ajo është shumë e pëlqyer edhe për look-un e saj që është gjithmonë tendencë dhe i ndryshëm. Ajo pati edhe dy bashkëpunime të tjera me të madhin Getoar të tingullit 3nt përkatësisht në dy këngët e saj të fundit "MMV" që do të thot ma i madhi n'vend, dhe "Pardon" që u realizua prej tij dhe kënga mban firmën e Babastarsave. Tuna nuk rresht së befasuari publikun me tipin e saj "Snob", dhe me këngët dhe tekstet e saja që thyejn "Tabutë shqiptare".(Raela Hafizi)