PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fansat kinezë të "Game of Thrones"
2015-07-02 14:02:19 CRI Komenti juaj Printoni

Kurse verore artistike për fëmijët e Pekinit

Fëmijët e Pekinit kanë përfunduar vitin shkollor dhe përveç pushimeve familjare i presin dhe shumë veprimtari të organizuara nga shkollat por edhe institucione kulturore dhe artistike që i kushtohen gjatë sezonit veror argëtimit të tyre, pa lënë mënjanë edukimin.

Kudo sheh grupe nxënësish të organizuar në kampe verore, që përveç frekuentimit të parqeve të shumtë të kryeqytetit kinez, lojrave popullore dhe atyre dixhitale bëhen dhe pjesë e jetës artistike dhe kulturore. Këto veprimtari janë të mirëorganizuara nga stafe profesionale dhe tashmë ambjentet ku do të zhvillohen ato janë gati për të pritur fëmijët e talentuar në muzikë, instrumente muzikore, kërcim por edhe sporte e njohuri të tjera.

Koncerti i përvitshëm i fëmijëve i organizuar nga Salla e Koncerteve e Qytetit të Ndaluar në Pekin, i titulluar "Dyer të hapura për artet" do të startojë më 3 korrik për të vazhduar 55 ditë me rreth 61 performanca. Sipas drejtorit artistik të Qytetit të Ndaluar, Liu Xin fëmijët jo vetëm do të kenë rast të shijojnë koncerte të nivelit të lartë, por mund të bëhen pjesë e 10 kampeve verore artistike si dhe e 12 seminare letrare. Në koncertet e organizuara për fëmijët përfshihen vallëzim modern i pjesëve të njohura nga folklori kinez, por edhe nga ato botërore, ndër të cilët dhe baleti "Hirushja", që do të interpretohet nga Teatri i Fëmijëve të Pekinit. Në edicionin e këtij viti për fëmijët do të ketë dhe 6 kurse mësimi për kërcimin popullor dhe modern.

Ndërsa gjatë kampeve verore fëmijët do të kenë mundësi të ndjekin kurse të Operas së Pekinit, të instrumenteve tradicionale kineze, si pipa dhe guzheng. (Eda Merepeza)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China