PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Xia Ziwei" më ndryshoi jetën
2015-06-30 15:13:33 CRI Komenti juaj Printoni

Lin Hsin-ju

Ose siç njihet nga të gjithë Ruby Lin është një këngëtare pop-i, aktore, producente tajvaneze. Ajo ka mbi 60 milion ndjekës në faqen e saj sociale Sina Weibo.

Pas disa roleve të ndryshme në drama televizive, ajo u bë "yll" brënda natës me rolin e saj Xia Ziwei në serialin My Fair Princess (1998-1999). Që nga kjo nismë, ajo ka marrë pjesë në shumë seriale të famshëm si: The Duke of Mount Deer (2000), Romance in the Rain (2001), Flying Daggers (2003), Boy & Girl(2003), dhe Affair of Half a Lifetime (2004). Karriera e saj muzikore filloi me CD-në e saj me 5 këngë të titulluar Heartbeat në 1999.

Lin lindi në Taipei, Taiwan, në një familje me tre fëmijë. Ajo ishte më e madhja mes tyre. Babai i saj ishte biznesmen dhe mamaja shtëpijake. Pasi prindërit e saj u divorcuan, kur ajo ishte në moshën 7 vjeçare, ajo jetoi me të ëmën. Ajo u arsimua në shkollën e mesme Zhong Dian. Lin filloi karierën e saj si aktore duke modeluar herë pas here që në moshën 17 vjeçare. Në fillim prindërit e saj nuk e aprovuan dëshirën e saj për të qënë pjesë e botës televizive, por pas shfaqjes së saj në shumë reklama, më në fund ata pranuan.

Në 2012-ën ajo u kurorzua aktorja më e preferuar e vitit, gjithashtu ajo u nominua për çmimin aktorja më e mirë në Hua Ding Film Awards.

Po atë vit ajo anonçoi projektin e saj të tretë televiziv në rolin kryesor në filmin Forgotten si producentja dhe aktorja kryesore. Një vit më vonë, ajo u zhduk nga televizioni dhe pothuajse nuk dinte më askush për karierën e saj. Por vetëm pasi ajo mori çmimin e aktores më të dashur nga publiku në "Beijing Film Festival for Youth Welfare", ajo deklaroi projektet e saja për të cilat kishte punuar. Ajo do të merte pjesë në serialin Singing All Along.

Në 2014-ën, ajo erdhi si regjizore dhe aktore në filmin Mother Mother ku luajti rolin e një nëne agresive. Ajo vendosi të punonte mbi filmat Tajvanez, pas një kohe të gjatë duke punuar në dialektin Mandarin. Në mars të 2015-ës, ajo u bë përfaqësuesja e kompanisë Estée Lauder për Tajvanin. Ashtu si të gjithë yjet televizivë, jeta e saj private shumë herë është bërë publike. Edhe pse ajo asnjëherë nuk u shpreh në mënyrë arrogante apo impulsive për "paparazzi-t", në një deklaratë theksoi që ata e vinin në siklet duke e bërë të mos ndjehej rehat si dhe nuk i pëlqenin thashethemet mbi jetën e saj.

Edhe pse Lin është përpjekur vërtetë shumë për të mbajtur marrdhënien e saj jashtë syve të medias, ata e kanë sulmuar në shumë mënyra siç ishte skandali i akuzave për marrëdhëniet e saja intime me kolegë dhe miq. Ajo ka patur një lidhje dashurie me aktorin Jimmy Lin. Por në një show televiziv tajvanez, ku çifti që tashmë ishte ndarë ishin të ftuar, u pyetën mbi ndarjen dhe marrëdhënien e tyre të tanishme. Ata thanë se largësia, mbingarkesa profesionale dhe problemet në çift bënë që kjo lidhje të përfundonte, por ata kanë mbetur miq të mirë. Secili prej tyre hodhi poshtë mundësinë që të riktheheshin. Por disa kohë më pas dolën disa spekullime mbi një marrëdhënie të mundëshme me Alec Su, edhe pse ajo mohoi gjithçka duke thënë, që jemi thjesht miq, dhe unë jam shumë e lumtur me jetën që kam dhe arritjet e mija. Deri tani, ideja e martesës është akoma e largët për mua.

Kur Lin nxorri albumin e saj të 2008-ës, i cili ishte një sukses. Pati thashetheme se ky album i dedikohej të dashurit të saj (që tashmë sapo ishin ndarë Stanley Tong), pasi në album gjëndeshin këngë dashurie shumë të ndjera. Por ajo mohoi gjithçka duke thënë se albumi nuk i dedikohej askujt në veçanti por vetëm publikut të saj.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China