20150627CultureBeatP1 |
Nora Istrefi
E bukura Nora Istrefi lindi në Prishtinë(Kosovë) me 25 Mars 1986. Është një këngëtare e suksesshme. Karriera e saj ka filluar ne moshën 18 vjeç. Hera e parë kur ajo mbahet mend nga publiku, ishte me grupin "Aurora", dhe zëri i saj befasoi të gjithë. Ajo ishte një vajzë e re rreth të 18-ave atëherë, madje ka qënë edhe pak topolake (për mos të thënë e shëndoshë). Por pasi ajo u pëlqye nga publiku dhe zëri i saj po kërkohej, filloi edhe të dobësohej për t'u shndërruar në Norën magjepëse që ne njohim sot. Këngët e saj janë bërë të suksesshme duke u shitur në Shqipëri, Maqedoni,Kosovë e diasporë.
Nora e ka pasur babain kameraman dhe nënën këngëtare gjatë viteve 80-të. Pas aksidentit të babait, i cili humbi jetën, Nora u bë e famshme. Nora ka dy motra dhe një vëlla më të vogël që quhet Bledi. Motrat janë Nita Istrefi, Era Istrefi ( për të cilën kemi folur në programin tone dhe është një këngëtare e mrekullueshme) . Këngët e saja më të njohura janë:
Taksi
• Negativ (2006)
• Mos Më Le (2007)
• Një Ditë (2008)
• Another World (2008)
• Keq U Pafshim (2009)
• Vetëm Mua(2009)
• Secret (2010)
• Dy Shoke (2010)
• Unë E Di (2011)
Por ajo ka nxjerr edhe këngët më të fundit si "S'je my lifestyle", "Bebi jem", "Bamboleo", "I jemi je" ,"Ske me ik" si dhe shumë të tjera. Ajo ka pasur edhe bashkëpunime me këngëtarë të famshëm shqiptarë ku mund të përmëndim atë me Sinan Vllasalliun "Pa fat" me MC Kreshën "Asni zo" me Skivin dhe Mimioza Shkodrën, me Vig popën "Big love", "Gengsta" me Zzap dhe Bim Bimma e shumë të tjera. Ajo ka kënduar si për publikun shqiptarë ashtu dhe për atë ndërkombëtarë, pasi dimë që Nora shumë herë është ftuar të këndoj jashtë vendit si në Dubai (Ku ajo është e pranishme shpesh herë) në Zvicërr, Gjermani, SHBA etj.
Nora e ka pasur shumë të fshehtë për publikun jetën e saj private. Por mesa duket dashuria e saj me Robertin (ish të dashurin e Adelina Ismailit) e ka mposhtur frikën e Norës për tu përballur me paparazzët, dhe është publikuar nga vetë këngëtarja, madje ai ka qënë edhe pjesë në disa klipe të saj. Dashuria e tyre u kurorëzua në martesë dhe tani ata janë prindër me një bebe të bukur. Dhurata më e bukur që Roberti i ka bërë Norës, thekson ajo para se të martoheshin dhe të bëheshin prindër, ka qënë tatuazhi që ai ka në parakrah me emrin e saj. Ishte një surprizë emocionuese shprehet ajo duke ju mbushur sytë me lotë.
Nora është një vajzë e bukur dhe me një trup shumë seksi, gjë që është komentuar pafund në mediat. Ajo thotë se i është dashur orë të tëra në palestër dhe dieta të rrepta për të pasur këto linja, por e falenderon natyrën pasi ajo mendon se çfarë të dhurohet duhet mirë trajtuar.
Nora ka qënë gjithashtu një shtyllë për familjen pas humbjes së babait të saj, duke qënë fëmija i parë, si dhe një krah për Erën (motrën e saj të vogël) në fushën e muzikës. Nora e ka shtyrë atë dhe e ka përkrahur gjithmon drejt muzikës. Ajo është shumë krenare për suksesin e motrës së saj dhe dëshiron më të mirën për të, shprehet Nora.(Raela Hafizi)