PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Intervistë me aktorin Ledio Lako
2015-06-15 09:28:39 CRI Komenti juaj Printoni

Ledio Lako është aktor i mirënjohur shqiptar, i filmave dhe komedive. Ai ka luajtur në mbi 50 filma dhe skeçe humori. Gjithashtu, ka dubluar dhe shumë filma si vizatimorë, ashtu dhe të tjerë. Që nga viti 2005, ai luan edhe në Portokalli, disa role si: Kapo, Hekri dhe Melamin Berati, Ramadan Kafsha, Koha Jote etj.

R.H: 1-Çfarë ju frymëzon për rifreskimin e personazheve tuaja, në çdo sezon të portokallisë?

L.L: Frymëzimin për personazhet në rrallë të parë e marrim nga temat e përditëshme. Sa më shumë të ketë korrupsion shteti, sa më shumë të ketë padrejtësi, sa më shumë të ketë problematika për njerëzit të pa zgjidhura, aq më shumë kemi ne, tema për personazhet tona. Madje në mënyrën time mundohem t'i kthej në situata komike. Në një shoqëri kaq dramatike, t'a kthesh në një komedi, ngjarjet, problematikat e tiranësve për prona, etj. Unë mundohem t'i kthej me sportivitet në komedi. Për të ardhurit në Tiranë në mënyrë të pa organizuar, për pronat të cilat i janë marrë tiranësve, unë i kthej në komedi. Pa dashur të dukem "Rracist", pasi tek e fundit të gjithë jemi shqiptarë.

R.H; 2-Dimë që ju shkëlqeni në skenë, por na lind pyetja, Çfarë di të bëj Ledio përveç aktrimit ?

L.L: Që shkëlqej në skenë po ma thoni ju, ne aktorët nuk kemi marrë nota,(dhjet, nëntë, tetë, apo kemi ngelur). Gjithë mundohemi të shkëlqejmë, pasi "portokalli" është skena e humorit për shoqërinë shqiptare. Gjithë lufta është që ne të paraqitemi sa më mirë e të na pëlqejnë, pastaj..Ledio di të jetojë me problematikat e shoqërisë, me komshinj, sepse ambienti në Shqipëri është i vogël ku kufizohesh nga lloj lloj njerëzish, pa dashur t'i paragjykoj, lloj lloj nivelesh. Të cilët kur shikojnë një artist në rrugë mundohen "ata" të marrin në pyetje artistin, ndërsa kur i pyet ti, stë jep asnjëri përgjigje. Nuk kam ndonjë preokupim tjetër për momentin, tani kam marrë edhe pushimet, po çlodhem për rreth dy javë, të them të drejtën nuk po më del lodhja e sezonit.

R.H; 3-Në karierën tuaj keni luajtur shumë role, por tek cili personazh keni gjetur veten më shumë?

L.L: Tek të gjitha rolet duhet investim nga vetja, detyrimisht do fusësh pak nga natyra jote tek personazhi, edhe aktorët me famë botërore dy role të mëdha kanë, ndaj edhe unë po them duke mos dashur të krahasohem me ato, por për modesti...(qesh) edhe unë dy role kam. Një korçar e një tirons, të cilin e mbaj pasi njerëzit më thonë se e ke të bukur , e ke të bukur. Këto janë rolet që unë kam investuar më shumë, dmth, ata kanë lindur padashje nga unë. Duke investuar pa fund tek Ramadani, ata vendosën që unë të rri edhe një sezon, edhe një, e kështu me radhë u bënë plot dhjetë vite që jam Ramadani dhe tetë vite që jam Kapo

R:H: Në faktë që të dy personazhet janë shumë të arrira, por këtë Kapon e kam shumë merak.

L.L: Ja ka njerëz që kanë Kapon merak ka njerëz që kanë Ramadanin. Mos harro që Ramadanin e kam realizuar kur kam qënë 25 vjeç dhe nuk është shumë kollaj. Dhe të bësh rolin e burrit në moshën 25 vjeçare kur akoma s'je bërë burrë, akoma s'je pjekur nuk është shumë e lehtë. Kurse personazhi i Kapos gjëndet rëndomtë në shoqërinë shqiptare, këto të fortit që hynë e dalin nga burgu, nga këto jam frymëzuar dhe kam bërë këtë personazh. Pastaj e bëmë me dialekt korçarë për t'i dhënë nuanca më humoristike, pasi e folura korçare është pak më komike. Pa dashur të keq interpretohet pasi unë me origjinë jam nga Korça.

R.H: 4-Gjithmonë keni qënë i rezervuar për jetën personale. A mund të na zbuloni diçka më shumë, pasi vajzat do ishin të interesuara?

L.L: Kam ca lekë këtu tek sirtari..(qesh) i rezervuar nuk kam qënë kurrë. Unë kam qënë me masë në shoqëri, nuk bëj skupe shoqërore, ashtu siç mund të komentojnë njerëzit. Jetoj normal, kam aventurat e mija, "Aventura" në thonjëza pasi unë nuk jam më 20 vjeç por, shumë i rezervuar e shumë i reklamuar nuk jam të them të drejtën. Gjithmonë kam qënë i dashuruar, por jo për t'a deklaruar "nuse", akoma nuk kam arritur në atë status. Drejtë asaj rruge jemi, por avash avash. Është fati i jetës martesa, pasi duhet me e zgjedh në këto kohë të vështira...(qesh) pasi çfarë s'po dëgjojmë e çfarë s'po shikojmë, ndaj nusja është fat të them të drejtën. Dikur ishin fëmijët, tani është nusja.

R.H: 5-Personazhet e juaja falë jush kanë marrë jetë. Si ndiheni kur dikush ju drejtohet si Ramadani apo Kapo, dhe jo në emër?

L.L: Ka një shprehje populli ku thotë "më është bërë lëkura shollë", edhe mua më është regjur lëkura. Deri sa ka arrit në atë pikë që edhe mamaja më thërret Dane, o Ramadan, që më kanë vënë emrin vetë...Hë Ramadano u lodhe.., s'më bën më përshtypje të them të drejtën. Kam krijuar imunitet, pasi edhe emrin nuk m'a dinë shumë shqiptarët. Më shumë më njohin si personazh. Tani do të punoj të nxjerr emrin tim, boll kam punuar për personazhet. Gjithmonë kam qënë modest, nuk kam dashur të jem i famshëm, apo të ketë qënë tendencë e imja për të kap famën. Gjithmonë kam bërë punën që më është caktuar, pasi në aktrim është detyrë tjetër, pavarësisht se fama vjen e dyta. Në aktrim duhet të bësh ngjarjen, lojën e personazhit, hallin e personazhit, mesazhin e personazhit, pastaj fama vjen vetë sepse televizioni e krijon vetë atë. Unë jam munduar me shumë rigorozitet, e serizitet të bëj diçka të mirë. I falenderoj dhe kolegët, skenaristët, regjizorin, të gjithë që kemi ngritur këtë punë, ku më kanë ndihmuar dhe i kam ndihmuar.

R.H: 6-Cilat janë planet e Ledios për këtë vit në fushën e aktrimit?

L.L; Në verë të gjitha mbyllen, teatrot e të gjitha. Mua më kanë ardhur fjalë për një film, por deri tani janë vetëm fjalë. Projektet në aktrim janë gjithmonë surprizë, ku merr një telefonatë nga një regjizor dhe të thotë kam menduar një pjesë për ty, ku do takohemi? Nuk kam diçka konkrete, pasi tani është fushatë zgjedhjesh në Shqipëri, dhe njerëzit janë të interesuar më shumë në politikë. Kështu funksionon këtu, më shumë të telefonojnë njerëzit për kë do të votosh?, sesa të pyesin si është Ledio...edhe pak do ikin besimet fetare..do fillojmë të besojmë tek Bashkia, tek Qeveria..(qesh) nuk do ketë më besime fatare..Do fillojmë t'i shohim si shenjtorë këta të gjithë....(qesh)

R.H; Shumë faleminderit Ledio, ishte një kënaqësi.

L.L: Ju falenderoj edhe unë. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China