PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Coco Lee,"E njohur dhe e dashur në të gjithë Kinën"
2015-06-12 19:49:41 CRI Komenti juaj Printoni

Coco Lee është kantautore, producente, kërcimtare dhe aktore nga Hong Kongu e rritur në Amerikë. Kariera e saj filloi në Hong Kong për t'u zgjeruar më pas në Tajvan. Kënga e saj "Do You Want My Love" hyri edhe në hit-paradat amerikane. Albumi i saj i parë në gjuhën angleze ishte Just No Other Way. Lee ishte kinezo-amerikania e parë që performoi në Oscars, me këngën "A Love Before Time" për filmin Crouching Tiger, Hidden Dragon.

Pas diplomimit të saj në shkollën e mesme në vitin 92, ajo u kthye në Hong Kong për të ndjkur pjesmarrjen e motrës së saj në Miss Hong Kong. Gjatë qëndrimit të saj atje, ajo mori pjesë në konkursin e përvitshëm New Talent Singing Awards dhe ishte dominante në skenë me këngën e Whitney Houston "Run to you". Një ditë më vonë, Capital Artists i ofruan asaj një kontratë. Në 1994, ajo lëshoi albumin e saj të parë solo në Mandarin, Love from Now On dhe më pas Promise Me. Një vit më vonë ajo nxorri një tjetër por kësaj radhe në gjuhën angleze të titulluar Brave Enough to Love. Në 1996, Lee nënshkroi një kontratë me Sony Music Entertainment të titulluar "Coco Lee" i cili u bë albumi më i shitur në Azi. Ajo vijoi me nxjerrjen e shumë albumeve pasi kariera e saj është aq e gjërë sa është pothuajse e pa mundur t'i përmendim të gjitha, por le të theksojmë disa prej tyre si: "Sincere", Di Da Di i cili shiti një milion kopje në 3 muaj, Sunny day, "Colors of the world" e cila u përdor për hapjen kampionatit botërorë të futbollit, kënga e saj "Reflection" u përdor nga Walt Disney Pictures si dhe zëri i saj u përdor për heroinën Fa Mulan në versionin mandarin të filmit Mulan.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China