Biografia e Juliana Koo
Juliana Koo ka lindur në vitin 1905 në Tianjin, ndërsa aktualisht jeton në Nju Jork dhe lidhur me librin e saj autobiografik thotë se është Historia e 100 e 9 pranverave. Familja e Julianës, emri kinez i së cilës është Yan Youyun ishte e pasur dhe rinia e saj kaloi mes ditëve plot gëzim dhe begati. Ajo ka qenë ndër vajzat e para që studjoi në Universitetin Fudan të Shangait dhe në rini njihej si "Mis 84" për shkak të targës së makinës së saj.
Juliana u martua dy herë dhe bashkëshortët e saj diplomatë i krijuan mundësinë të vizitonte disa vende të botës.
Juliana (e dyta djathtas) dhe bashkëshorti i parë Young Guangsheng (i pari djathtas)
Në vitin 1938 kur bashkëshorti i parë i Julianës, Young ishte konsull i përgjithshëm në Manila të Filipineve ajo ndihmoi për mbledhjen e fondeve për Kinën në luftën kundër agresionit japonez. Në vitin 1942 trupat japoneze pushtuan Manilën dhe i shoqi i Julianës u arrestua, ndërsa ajo u transferua në një vilë në kryeqytetin filipinas.
Juliana punoi në OKB
Zonja Koo në atë kohë të vështirë lufte e ktheu shtëpinë e saj në qendër strehimi për familjet dhe veçanërisht 26 gratë e veja dhe fëmijët e punonjësve të konsulatës dhe miqtë e tyre, që përpiqeshin ti shpëtonin mizorive të luftës. Ndërsa bombardimet e ushtrisë japoneze vazhdonin në qytet Juliana dhe zonjat e tjera të strehuara në banesën e saj përpiqeshin ti mbijetonin luftës. Pas mbarimit të luftës në 1945 kur trupat amerikane hynë në Malina, Juliana mësoi se i shoqi i saj ishte vrarë nga japonezët, pasi nuk kishte pranuar të tradhtonte atdheun. Atëkohë Shangai ishte ende nën pushtimin japonez, ndaj zonja Koo vendosi të emigronte në SHBA. Falë shkollimit dhe aftësive të saj Juliana arriti të ishte një ndër kuadrot e para të Protokollit të OKB-së. Ajo punonte për liderët politikë dhe stafin ndërkombëtar dhe në autobiografinë e saj tregohet dhe për ndihmën që zonja Koo u ka dhënë shumë emigrantëve kinezë në SHBA.
Juliana dhe bashkëshortja e dytë Wellington Koo
Edhe bashkëshorti i dytë i zonjës Juliana, Wellington Koo ishte diplomat karriere, përfaqësues i Kinës në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919 dhe njëri nga juristët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës në periudhën 1957-1967.
Jeta e autores së autobiografisë "Historia ime" ngjan me një film plot trazira, sakrifica, por dhe besim e përpjekje, ndaj lexuesit përmes kësaj vepre pritet të njohin jo vetëm jetën e autores, por dhe një pjesë të historisë së Kinës në 100 vjeçarin e fundit. (Eda Merepeza)