PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dong Lei, modelja kineze me këmbët më të gjata në botë
2015-06-11 17:02:29 CRI Komenti juaj Printoni

Ndërkohë një tjetër modele gjermane Nadja Auermann, ka këmbët me gjatësinë 1 metër e 12 centimetra. Ajo u lind në vitin 1971 në Gjermani dhe është jo vetëm modele, por edhe aktore. Stilisti Valentino e krahason fizikun e saj me atë të Marlene Dietrich.

Në vitin 1990, Auermann u zbulua në një kafene të Berlinit, duke bërë që të nëshkruante kontratë me një agjenci modelimi në Paris në po të njëjtin vit. Më pas ajo ajo u bë pjesë e Vogue Paris, për veshjet Benetton. Në shtator 1994, Auermann u shfaq në kopertinat e revistave prestigjoze Vogue dhe Harper's Bazaar, që "The New York Times" e quajti "një triumf".

Auermann ka modeluar për Versace-n, ku ka dalë dhe në të njejtën foto me Claudia Schiffer, Cindy Crawford, dhe Stephanie Seymour. Përveç Versace-s, ajo është shfaqur gjithashtu edhe në firmat e tjera të njohura të modës përfshi Prada, Chanel, Dolce & Gabbana, Christian Dior, Giorgio Armani, Valentino, dhe Hermès.

Për më tepër, Auermann ka mbuluar kopertinat e mbi 100 revistave në mbarë botën përfshi ato amerikane, britanike, franceze, italiane, gjermane të Vogue, W, Esquire, Harper's Bazaar etj.

Përgajtë karrierës së saj, Auermann ka punuar me shumë fotografë përfshi Steven Meisel, Mario Testino, Richard Avedon etj.

Në vitin 1997, ajo lindi fëmijën e saj të parë me Olaf Björn, një vajzë të cilës ia vuri emrin Cosima. Dy vjet më vonë, ajo u martua me aktorin gjerman Wolfram Grandezka. Nga kjo martesë ajo lindi djalin e parë, Nicolas dhe u divorcua dy vjet më vonë. Auermann lindi fëmijën e saj të tretë dhe të katërt me burrat që pati në vitin 2010 dhe 2013.


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China