Tingulli 3nt, të parët e Repp-it Shqip
Tingulli 3nt është një grup muzikor shumë i njohur. "Getoar Selimi", i njohur edhe si "GHETTO GEASY", "Geti", u lind më 3 korrik 1982 në Prishtinë. Është një këngëtar rap shqiptar nga Kosova. Getoari filloi te merrej me muzik qysh heret në vitin 1994 ku filloi ti inxhizonte këngët e tij të para.Ku e bëri një këngë me Anita Vukpalaj te quajtur"Rap Adhuroj". Në vitin 1996 Getoari bashkëpunoi me Jeton Topushen dhe Besa Gashin me atë rast grupi mori emrin e tre tingujve " Tingulli 3 ". Mirëpo pas një kohe tejet të shkurtër,pas dy këngëve të realizuara arritën deri në ndërprerjen e bashkëpunimit. Pas kësaj në grupin "TINGULLI 3" hyri Agon Sylejmani (BIG XIG) i lindur në Prishtin më 28 korik te vitit 1982, Getoari vendosi të vazhdojë ta mbaj emrin "Tingulli 3". Pas dy vitesh lindi idea që të formohej një rep klan.Kjo ide edhe u realizua dhe klani u quajt "Kosova Out Laëz Clan".Me atë rast "TINGULLI TRENT" bëri bashkpunime me shumë kengtarë/grupe te njohura si "Etno Engjujt","Hilja e jetes","Ritmi i RRuges" etj. Por pas këtyre këngëve pati mosmarrveshje mes grupeve dhe ky klan u shpërnda. Geti dhe Agoni (TINGULLI TRENT) vazhduan karrjeren e tyre. Geti në vitin 2010 i erdhi idea që të formonin një Label të quajtur "BABA STARS". Në këtë Label janë: "TINGULLI TRENT", "SkiviSkillz", "TDS","Stresi", "Cozman" dhe nje numer shum i madh i DJ dhe këngëtarëve të njohur.
Tingulli Trent ka bërë një revulucion në muzikën shqipe si dhe ka thyer shumë Rekorde në Shqipëri dhe Kosovë. Disa prej tyre janë këto:
Albumi i parë" PRISHTINA FUCKIN CITY" ishte Albumi i parë Hip Hop \Rap shqip që kishte thyer shumë tabu duke u nisur nga shprehjet eksplicite në këngë dhe duke u shtiur në mijera kopje ne të gjitha trojet shqip folëse..
Albumi dyte "AL BOOMi i 2TE" u titullua kështu pikërisht sepse pritej të ishte një BOOM ashtu edhe doli. Duke pasur parasysh hitin e pa krahasueshëm të asaj kohe "LLokum me ara" pastaj "Kishe une Bukuroshe" etj..
Albumi i tretë "I 3NT " ishte moment i rëndësishëm për vet grupin si edhe për adhuruesit këtije grupi. Ata sollën një album shumë profesional me shumë hite në të, si.. "Bal 3D" pastaj "Muzika jonë" (bashkpunim me Nora Istrefi) ku dhe shpërtheu si këngëtare Nora, "Mustafa" "Vesa" etj..
Albumi i katërt "BABES" është Albumi që secili njeri mund ta gjej veten nën tingujt e këtij albumi pasi secila këngë pothuajse u shndërua në një mega hit. Rekordet u thyen që nga kënga "Dridhe" (bashkpunim me chiljeten) që doli si single pak kohe para Albumit duke vazhduar me "Te 2" (bashkpunim me Elvana Gjata), "little mommy" (bashkpunim me Stine) ,100% trent,Babes, etj.
Albumi i pestë "PIKA PER VESH" ishte albumi më me pak këngë, por tani nuk diksutohej më për suksesin dhe profesionizmin e grupit, që ishte vërtetuar që në start-et e tij. Brënda një Jave janë shitur 8000 kopje të cilat Hit-et si "Kalle sonte", "Me merr" (bashkpunim me Soni Malaj), "A po don kesh" (bashkpunim me Dj Blunt), etj luhen akoma nëpër klube nate apo disko shqiptare.
Albumi i gjashtë " MA I MADHI N'VEN" nga titulli ose emërtimi i këtij albumi tregon pushtetin e këtij grupi, që tashmë ka shumë vite në majë të suksesit. Këtu kemi hitet si "Ma i madhi n'ven", "Asnihere", "Ani Syn" (bashkpunim me Flori) e deri te "I Kom"(bashkpunim me Ermal Fejzullahu).
Kenga "I Kom" me Ermal Fejzullahun ka më shumë se 7 milion klikime ne YouTube. Dhe në vitin 2013 u bo hit muzika "PO T'SHOH PERMAS" e shkruar nga Getoar Selimi (Geti), ky hit ka grumblluar mbi 8 milion klikime. Hiti veror 2013 bashk me muziken "Fenix" te Cosmanit, gjithashtu edhe ky antar i labelit Baba Stars, në bashkpunim me Tunen.
Gjitashtu ata kan lançuar dhe këngën "JASHA" ku për 24 or bëri rreth 300.000 dhe vazhdon te dëgjohet.
Por smund të lëm pa përmendur hitet e tyre të fundit si "E nxonme" që ka pushtuar jetën e natës për shumë gjatë, dhe me bindje mund të themi se akoma e bën. "Po t' shoh përmas" që siç e theksuam ishte një super hit gjithashtu, "High 1, 2 dhe 3" që bën bujë për ekstarvagancën e tyre snob-e, etj.(Raela Hafizi)
Kelly Chen, një "Mega Star"
Këngëtarja dhe aktorja e famshme nga Hong Kongu Vivian Chen Wai-man ose siç njihet ndryshe Kelly Chen, ka arritur një sukses të madh në Azi duke shitur rreth 20 milion kopje të 38 albumeve të saja. Ajo ka fituar mbi 300 çmime të ndryshme si dhe është shumë active në lëvizjet për bamirësi. Ajo është vlerësuar me shumë çmime, por mund të përmendim "The Outstanding Young Persons of the World" në 2004 dhe "Young Global Leaders" nga World Economic Forum në 2009. Chen është një mezzo-soprano lirike.
Dhe interesantja këtu qëndron në faktin se ajo nuk u diplomua për kanto, por për art grafik në Nju Jork.
Ajo është një femër e kompletuar pasi përveç talentit, ajo është e shkolluar dhe ka një rrjedhshmëri të dallueshme në dialektin kantonez, mandarin, si dhe në gjuhën japoneze e angleze.
Jeta e saj private ka qënë shumë e qetë dhe pa bëma krahasuar me artistët e tjerë, pasi ajo në 2008-ën kurorzoi lidhjen e saj shumë vjeçare me Alex Lau Kin Ho dhe një vit më vonë, u bë nënë me një djalë të vogël.
Albumi i saj i parë në dialektin kantonez "Dedicated Lover" doli në vitin 1995 dhe rezultoi shumë i suksesshëm. Vetëm një vit më vonë, ajo nxorri një album tjetër në mandarin "I Don't Think So"i cili pati shitje marramëndëse në Malajzi, Singapor, Tajvan, etj.
Pas shumë sukseve të korrura një kohë shumë të shkurt, pasi për një hark kohor rreth 5 muajsh, ajo u bë "stari" më i njohur Azinë lindore.
Në 2001, lançoi albumin e saj remix "Kelly BPM Dance Collection " i cili kaloi 150 000 kopje të shitura. Por Chen nuk u mjaftua me kaq, pasi ajo është një femër këmbëngulëse dhe shumë serioze në gjërat që do. Ndaj ajo ndërmori këtë nismë për të performuar në koncerte në Amerikën Veriore si në Chicago, Atlantic City, Los Angeles, Toronto etj. Si mos të mjaftohej ajo sapo u rikthye, performoi në një tur nepër Kinë si në Guangzhou, Huizhou, Zhongshan, Chengdu, Shanghai dhe Pekin.
Në 2005-ën ajo ndërmori një tjetër tur botëror si në Amerikë, Kanada, Australi etj, i cili u quajt "Lost in Paradise". Gjatë karierës së saj mbi 10 vjeçare, ajo këtë e mban mend dhe e dallon nga të tjerat.
Ajo u rëndit pas Jackie Chan dhe Andy Lau, si artistët më të paguar, dhe ishte e vetmja femër në këtë top-list gjatë viteve 2005 - 2007.
Një vit më vonë ajo performoi në filmin Empress and the Warriors ku të ardhurat e filmi arritën rreth 100,million dollarë Hong Kongas. Ajo ka performuar edhe në ceremoninë mbyllëse të Lojrave Olimpike të Pekinit në 2008-ën. Pas tërmetit famkeq të Japonisë "Fukushima" ajo i dedikoj një klip në mbështetje të popullit japonez. Në fund të 2011 dhe fillim vitit të Ri të 2012-ës, ajo u bë pjesë e një filmi kushtuar këtij fund-viti "All Well Ends Well".
Pas kësaj Chen bëri publike lajmin se ishte 4 muajshe shatëzën dhe se do merte kohë pushim për veten dhe të priste ardhjen e fëmijës së saj në jetë. Përveç një kariere të shkëlqyer që të lë pa fjalë dhe të bën të kuptosh se çfarë është vërtet një "DIVË" në muzikë, ajo ka qënë edhe një familjare e rregullt. Ky virtyt është vërtet për t'u admiruar. Akoma sot në Azi, nuk ekziston ndonjë i ri duke filluar që nga 25vjeç e lartë, që nuk njeh të paktën disa këngë nga repertori i saj. (Raela Hafizi)