PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Nga Londra, drejt e në maja..
2015-06-01 15:27:57 CRI Komenti juaj Printoni

Nga Londra, drejt e në maja..

NOIZY

O.T.R-i dhe Repper-i më i njohur shqiptarë "Noizy", mund të themi që tashmë ka pushtuar tregun muzikor shqiptarë. Emri tij i vërtetë është Rigels Rajku, por në skenë dhe nga miqt ai njihet me pseudonimin (Noizy). Ai lindi në Dibër më 25 shtator të vitit 1985. Gjatë vitit të trazirave "97" familja tij emigroi për në Angli për një jetë më të mirë. Ata u vendosën në South East, Wooldwhich të Londrës. E njohur si lagjia më e rrezikshme atje. I frymëzuar nga rruga dhe muzika e saj, ai filloi të praktikohej çdo ditë me repin dhe hip hopin, dhe arriti të bindej që kishte talent për këtë. Noizy kishte edhe një talent tjetër për të cilin njihej në lagjen e tij. Ai zihej me grushta , dhe ishte shpallur kampion 15 herë në atë zonë si "street fighter-i më i mirë". Pasi mbaroi kolegjin atje, ai filloi të këndonte dhe të bënte muzikë në garazhe. Por nuk publikoi kurrë asnjë punim të tij në Londër, pasi ai thoshte se ishte shumë e vështirë të çante drejt rrugës së muzikës atje. Ndaj ai u kthye në Shqipëri ku dhe realizoi ëndërrën e tij, për t'u bërë një nga repper-ët më të njohur në trevat shqip-folëse. Në kohën kur ai u kthye në Shqipëri për të bërë Repp, Shqipëria ishte në hapat e saja të para, vetëm disa zëra nga Kosova kishin arritur të mbizotëronin tregun muzikorë në këtë rrymë. Noizy me stilin e tij krejt ndyshe, arriti në një kohë shumë të shkurtër jo vetëm të futej në tregun muzikorë, por edhe të rënditej ndër më të mirët në Shqipëri.

Përveç rritmit të ri që ai solli në repp-in shqiptarë, Noizy po bëhej i njohur për stilin e jetës që ai bënte. Me kalimin e kohës, ai krijoi një grup të gjërë në Shqipëri dhe Kosovë të quajtur O.T.R (On the Top of the Rest) në bashkëpunim me repper-in kosovarë DUDA. Madje disa nga badshkëpunimet e tyre muzikore i titulluan O.T.R ose pjesë e familjes O.T.R.

Noizy pas këtyre bashkëpunimeve u bë shumë i njohur, por kjo nuk i solli vetëm fansa dhe sukses. Në të njëjtën kohë ai filloi të kishte rival në muzikën e tij, dhe madje të provokonin njëri tjetrin në muzikë, me anë të ofendimeve, sharjeve deri në banalitete shumë herë. Kjo situatë madje përshkallëzoi në disa raste deri në dhunë fizike dhe verbale në talk show, apo nepër mjet teksteve të këngëve të tyre. Albumi i tij i parë doli në 2008-ën, dhe ju desh më shumë se një vit ta nxirrte pasi ai donte të ishte i veçantë. Për realizimin e këtij albumi ai punoi në miksim me Tom-in dhe Gbmc në Londër.

Noizy firmosi një kontratë me (Zig-Zag Records) me të cilët realizoi super hitet e tij "O.t.r me Zemer" dhe "Jena mbretër". Ai vazhdoi me lançimin e albumeve të tija dhe hiteve të pa numërta, madje edhe u vlerësua me çmime të ndryshme gjatë festivaleve ku ai mori pjesë. Disa nga super hitet e tij mund të përmendim: Ole, Gunz up, ke ngju për mu, mr.yesterday, noku i vogël (të cilën ja dedikon vajzës së tij Leandra), boja me dorë, you can take a picture, sa shumë të du, etj.

Ai pati bashkëpunime me këngëtarë të tjerë shqiptarë të rrymave të ndryshme ku mund të përmëndim Rozana Radin, Enca, Eni Koçi, Elgit Doda, Seven Saraçi,Mc Kresha, Varrosi etj..

Ai në Londër u njoh me një vajzë shqiptare nga Shkodra e quajtur Dorina, (e cila është mikja e ime e fëmijërisë). Ata u dashuruan për vite të tëra, por edhe pse ata nuk janë më bashkë, kanë në mes ëngjëllin e tyre Leandrën, e cila lindi si fryt i dashuris së tyre. Noizy ka tatuazh në krah portretin e dashuris së jetës (siç e konsideron ai, Dorinën) dhe poshtë portretit të fytyrës së saj është shkruar "Lil'D" që do të thot Dorina e vogël në përkëdheli, e cila ka qënë edhe nofka e saj për shumë vite.

Në një këngë dedikuar vajzës së tij Leandrës dhe dashurisë së jetës së tij, Dorinës, ai i quan ato "dy mine Super ladies". Bashkëpunimet e tij muzikore, hitet që ai nxjerr si dhe jeta e tij disi e shthurur nuk do rreshtin kurrë së befasuari publikun, por sigurisht as median dhe paparazz-ët nuk do i lërë pa punë.

Noizy, djali i thjeshtë emigrant, që vetëm me këmbëngulje realizoi ëndërrën e tij. (Raela Hafizi)

"Një Këmbëngulje për t'u admiruar"

Leah Dizon

Një këngëtare dhe modele 27 vjeçare, e lindur dhe e rritur në Las Vegas të Nevadës, arriti të ndiqte ëndërrën e saj drejt famës. Në moshën 14 vjeçare, kur ishte ende një e mitur ajo mori udhëtimin e saj të parë të pamvarur drejt Tokjos të Japonisë, në ndjekje të ëndërrës së saj. Në 2006-ën, ajo arriti të bënte vidion e saj të parë me Victor Entertainment në Japoni.

Mamaja e saj ishte me origjinë franceze ndërsa babai ishte kinez dhe Filipinas. Përzierja ndërkombëtare e prejardhjes së saj, e bëri atë të ndihej banore e botës dhe ndaj cilido vend që do ti ofronte karierë në muzikë, ajo do ta quante "Shtëpi".

Ajo që në një moshë të vogël dëgjonte muzikën Rock dhe RNB, si dhe praktikonte kërcimin e tyre. Gjatë fëmijrisë së saj, ajo thekson se mamaja e saj ishte shumë strikte dhe kërkuese ndaj fëmijëve të saj. Në moshën 18 vjeç ajo rikthehet në Las Vegas, pas udhëtimit të saj në Japoni, ku aktivizohet me teatrin në disa pjesë teatrale. Gjatë kësaj kohe ajo punonte si "vajzë promocioni" për një ekspozitë makinash

Fotot e saja u publikuan në internet, ku u raportuan shumë klikues në fotot e saja, sidomos në Kinë dhe Japoni. Pamja e saj kishte tërhequr vëmëndjen e një publiku të gjërë.

Asaj i erdhën shumë oferta pune për të modeluar për kompani të ndryshme. Kjo sigurisht që e ndihmoi atë të kryente shumë intervista dhe përpjekje për të arritur botën e artit, dhe më në fund arriti të firmoste për Victor Entertainment. Në 2006-ën ajo u shpërngul në Tokjo dhe filloi të mësonte gjuhën si dhe të ushtrohej për zërin. Shumë shpejt ajo nxorri një set fotografik të titulluar "Petite Amie" që në gjuhën frënge do të thotë "e dashura". Ky set u rëndit i treti ndër më të shiturit në vitet 2006-2007. Pas kësaj, atë e ndoqën shumë oferta të revistave të ndryshme.

Kënga e parë e Leah-s ishte "Softly". Shumë shpejt vijuan prodhimet e saj të reja siç ishte "Koi Shiyō", dhe"L・O・V・E U". Të dyja këto këngë patën sukses në Azi duke u rënditur të 7-at në listën javore të Oricon-it. Këngët e saja u përdorën në shumë reklama televizive në Japoni. Madje ato u përdorën edhe për lojra në PlayStation 3 si dhe në shumë publicitete të tjera. Ajo nxorri albumin e saj të parë të titulluar Destiny Line.

Shumë shpejt ajo vendosi të punonte për albumin e saj të dyte dhe e hodhi në treg atë. Ky album ishte i veçantë për të, ndaj dhe e titulloi "Communication!!!".

Idea për të titulluar albumin kështu ishte e saja, pasi ajo donte të ndante me njerëzit disa lajme të reja. Dhe kështu bëri. Në një program televiziv ku ajo ishte e ftuar për promovimin e albumit të saj, ajo shprehet kështu:

"Unë kam një lajm të rëndësishëm për të ndarë me ju. Unë jam martuar dhe madje jam edhe në pritje të bëhem nënë. Unë dhe familja ime ndjehemi shumë të lumtur. E di që kjo jetë që më pret do ketë vështirësitë e saja dhe sfidat e veta, por unë jam shumë entuziaste për ta jetura këtë. "

Dizon u njoh me bashkëshortin e saj Bun, gjatë xhirimeve të klipit të "Paradox Love". Në tetor të 2008-ës kur ajo ishte 3 muajshe shtatzënë, u martuan me një dasmë tradicionale japoneze.

Pas dy vitesh pas lindjes së vajzës së tyre Mila,çifti divorcohet ku pas shumë mundimesh, Leah arrin të marrë kujdestarinë e plotë të vajzës. Ajo arriti të diplomohej në "Stella Adler Studio of Acting" të New York-ut.

Ajo jeton në Las Vegas me vajzën dhe mamanë e saj, por nuk rresht së deklaruari se do të mirëpriste çdo ofertë punësimi për t'u rikthyer në Japoni. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China