PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kultura kineze nëpër botë
2015-05-22 11:25:01 CRI Komenti juaj Printoni

1- Kina sjell festë kulturore në Berlin

Për këdo që është i interesuar mbi kulturën kineze, që nga data 18 maj, për dy javë me radhë, në Berlin s'duhet të mungojë. Një sërë eventesh do të mbahen në kryeqytetin gjerman, ku do të shfaqen mrekullitë shumëngjyrëshe të kulturës miravjeçare të Kinës. Do të jenë të ftuar qytetarët vendas si dhe turistët që kanë dëshirë të njihen me Kinën magjepëse.

Një festival i kuzhinës kineze zbuloi vitrinë dy-javor të quajtur "Eksperienca Kinës" të dielën. Kuzhinierët Shkallës së parë nga Chengdu-ja, provinca Sichuan i kanë shërbyer rreth 200 mysafirëve me enët ekzotike që përfaqësonin artin tradicional të kuzhinës nga vendet orientale.

"Arti i kulinarisë është një komponent i rëndësishëm në kulturën kineze," shprehet Shi Mingde, Ambasadori kinez në Gjermani, duke shtuar se Kina shpreson të forcojë shkëmbimet kulturore me Gjermaninë. Në ditët në vijim artistët dhe mjeshtrit nga Kina do të sjellin një festë të kultures së tyre me vallëzime, muzikë, punëdore, ekspozitë pikturash, parade karnivalesh dhe filma kinez.

Me një performancë plot jetë, 11 mjeshtra të Kung Fu-së, do të shfaqin për audiencën artet marciale kineze dhe shpirtin e tyre luftarak. Artistët nga provinca Hënan, do të shpalosin talentin e tyre në kërcim dhe valle tradicionale. Në kopshtet e Botës të Berlinit lindorë, 43 skulptura panda do të ekspozohen nga data 21 deri më 23 maj. Nga 22 maji deri më 27, do të jetë java e filmit kinez që do të shfaqet në kinemanë "Babilon" të Berlinit.

Ju ftoj të mos e humbisni këtë shfaqje spektakolare mbi kulturën kineze.

2- Dhoma e kulturës kineze, hapet në Armeni

Një dhomë për Kulturën kineze u hap të shtunën, më 9 maj në qytetin verior armen Stepanavan, në një shkollë të mesme.

Kjo u organizua falë interesit të lartë të nxënësve të kësaj shkolle për të mësuar mbi gjuhën dhe kulturën kineze.

Në ceremoninë e hapjes, Tian Erlong, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës Popullore të Kinës, shprehu se Kina është një partner politik, ekonomik dhe tregtarë i Armenisë. Shkëmbimet kulturore dhe arsimore dhe ndërveprimet midis dy vendeve janë gjithashtu shumë të rëndësishme. Zëvëndës kryetari i Parlamentin të Armenisë, Hermine Naghdalyan deklaroi se kjo ditë është e shënuar për Armeninë dhe për Stepanavan. Ai gjithashtu shtoi se kjo nismë e nxënësve ishte e mrekullueshme dhe për t'u admiruar. Ky event i dha qytetit një atmosferë të kulturës kineze dhe prania e Ambasadorit kinez dhe bashkëshortes së tij është një nder i madh për të gjithë ne, mbylli fjalën e tij z.Naghdalyan

Drejtori i shkollës Seda Tunian, gjithashtu bëri të ditur se shkolla ka firmosur një memorandum mirëkuptimi me institutin Konfuci, me ndihmën e të cilit së shpejti do të mundësohet edhe mësimi i gjuhës kineze.

Çajrat kinez, kaligrafia, piktura dhe letërsia kineze si dhe broshura mbi Kinën, nuk mungonin në ekspozitën e dhomës kineze.

3- Regjizori i parë kinez që fitoi "Kryqin e Artë".

Regjizori kinez Jia Zhangke, filmi i të cilit "Mountains May Depart" konkuroi mes 19 filmave të tjerë në Festivalin e Kanës, për çmimin "Kryqi i Artë".

Pas shumë duartrokitjeve nga audienca, regjizori kinez, Jia Zhangke u vlerësua me çmimin më të madh të këtij festivali, "Kryqi i Artë". Jia, konsiderohet si një figurë përfaqësuese e "Gjashtë Gjeneratave" e kinemasë kineze, ka qenë një pjesmarrës i rregullt në këtë festival ndër vite.

Është hera e parë që ky çmim i jepet një regjizori kinez.

"Ky inkurajim që unë kam marrë nga ky çmim, vjen në kohën e duhur. Unë jam 45 vjeç dhe kanë xhiruar filma për 17 vjet. Ky vlerësim që m'u bë mua, është një përmbledhje e punës sime të kaluar, por më e rëndësishmja, është inkurajim për karrierën time në të ardhmen, " tha Jia. Çmimi "Traineri i Artë" i cili ka origjinën nga një film i 1952-shit, nga mjeshtri francez i filmave Jean Renoir, i është krijuar për të nderuar "talentet e pastërta të filmit". Jia shtoi se është inspiruar shumë nga filmat francezë gjatë viteve të karierës së tij, në krijimin e filmave dhe xhirimin e tyre.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China