Sunday  Mar 30th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Intervistë me repper-in shqiptarë Stresinjo
2015-05-22 11:24:25 CRI Komenti juaj Printoni

I shumë përfoluri "Stresi" është ndër repper-ët e parë shqiptarë të cilët i kanë rezistuar kohës. Ai nuk resht me "bëmat" e tija qofshin ato arritje muzikore apo shfaqjet e tij "Rebele".

R.H - Pas bashkupunimeve të suksesshme në duet që keni pasur me Rosela Gjylbegun, Arbëreshën, Fjolla Morinën etj, kemi dëgjuar që pritet një bashkëpunim i ri me modelen dhe miss Kosovën Morena Taraku. Çfarë mund të na zbuloni diçka më shumë mbi këtë duet?

Stresi – Në këtë moment që po intervistohem live nga ju, jam duke xhiruar spotin me Morenën. Një këngë shumë e papritur ka për të qënë për publikun dhe shumë e nxehtë për verën. Kështu që jemi aty ku duhet dhe rikthehemi shumë mirë, shumë fuqishëm me albumin tim të tretë. Shumë "Nice".

R.H - Dimë se keni disa projekte me Babastarsat. Çfarë ju shtyu të bashkëpunoni me to?

Stresi – Përsa i përket nivelit të "Babastarsave" unë kam shumë respekt për to, dhe shkojmë shumë mirë me njëri tjetrin pasi ashtu i kemi relatat. Është një këngë që është akoma në sirtarin e projekteve të tyre, smund të flas më shumë. Thjeshtë, jam shumë i zënë me projektet e mija.

R.H - Jemi të interesuar të dimë çfarë ndodhi që bashkëpunimi juaj me Emilianon "Pa kufij" u ndërpre?

Stresi – Emiliano "pa kufij" është dhe mbetet një ndër shokët e mi të ngushtë dhe shpresoj që shumë shpejt do të kthehet në muzikë. Ai momentalisht nuk është në Shqipëri, ndodhet në Amerikë. Do rifillojnë shumë shpejt të gjitha.

R.H - Stresi na mahnit si me performancën e tij prej një "Badboy" ashtu edhe me atë të një "Romantiku" të vërtetë. Ku e gjen veten Stresi në jetën reale?

Stresi – Unë e gjej veten tek vetja, dhe njerëzit e gjejnë veten tek unë që më përkrahin. Unë e gjej veten siç jam rritur e siç jam edukuar. Ai djali i lagjes që s'ka ndryshuar kurrë, ai me karakter të fortë shumë, ai repper-i me shumë besë, ka shumë të veçanta pse unë jam në rrugë dhe e gjej veten aty me shokët e mi.

R.H – Pra po më thua që ndjehesh më shumë një "Badboy" se "Djali romantik"?

Stresi – Mund të them 70 me 30.

R.H – Besoj se edhe kaq mjafton. 30% për vajzat shqiptare që j'u adhurojnë është mëse i mjaftueshëm, apo jo..

Le të vazhdojmë me pyetjen e fundit për ju, kemi dëgjuar shumë thashetheme mbi arratisjen tuaj nga komisariati i policisë. Çfarë komenti ka Stresi mbi këtë ngjarje aq shumë të përfolur?

Stresi – S'kam çfarë të flas mbi këtë ngjarje, pasi kjo është e kaluar për mua. Mbetet një plus në aventurat e mija. Kështu që unë them, që ikja nga komisariati ka qënë thjeshtë një aventurë e imja, asgjë më shumë. M'u tek, ika, tha's it.

R.H – Ishte një intervistë shumë interesante, Të falenderoj që pranove të ishe pjesë e emisionit tim, ju uroj suksese të mëtejshme në karierën tuaj. Ju faleminderoj edhe një herë që pranuat të ishit pjesë e "Culture Beat", këtu në Radio Ejani.

Stres – Jeni gjithmonë e mirpritur të intervistohem nga ju, edhe për mua ishte kënaqësi. Ju përshëndes të gjithëve "live" nga Prishtina. Peace Stresinjo, "Badboys" for life". (Raela Hafizi)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China