PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Femrat aziatike në "Hollywood"
2015-05-18 09:32:04 CRI Komenti juaj Printoni

1- Lucy Alexis Liu

Lucy Liu, 47 vjeçarja, por që i mban mësë miri vitet e saja është një aktore, artiste, ish-modele, aksionere produksionesh kinematografike si dhe regjizore amerikane.

Ajo u bë e njohur për publikun në serialin Ally McBeal (1998–2002),për të cilin u nominua për " Për performancën më të mirë"..

Në 2012-ën, Liu u bashkua me kastin e aktorëve të serialit Southland në rolin e Jessica Tang, ku u vlerësua me çmimin Critics' Choice Television Award for Best Drama Guest Actress. Në 2008-ën ajo filloi show-n e saj televiziv ABC comedy-drama, Cashmere Mafia, i cili përfundoi pas një sezoni të shkurtër. Ajo ka marrë pjesë në xhirimet e serialit Sherlock Holmes në rolin e Joan Watson dhe ka bërë zërin e Silvermist në filmin e animuar serial Disney Tinkerbell.

Ajo u lind në Queens, të New York-ut. Në shkollë të mesme ajo mori emrin e dyte Alexis. Ajo u lind në një familje të thjeshtë ku prindërit e saj bënin disa punë për të përballuar jetesën. Prindërit e saj janë me origjinë nga Pekini e Shanghai. Pasi ajo përfundoi shkollën e mesme, ndoqi studimet universitare në University of Michigan School of Music, Theatre & Dance ku u diplomua për Kulturën dhe gjuhën Aziatike. Lucy Liu nuk është martuar kurrë dhe nuk ka fëmijë.

Në 1991 ajo i'u nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për kancer në gji. Pas autopsisë së masës kancerogjene të hequr, u vërtetua që kish qënë i padëmshëm dhe nuk do i rrezikonte jetën. Ajo u bë anëtare e organizatës Kinezo-Amerikane "Committee of 100 që në 2004.

Filmat ku ajo ka luajtur janë të shumtë, por më të njohurit për publikun janë: Pay Back(1999), Charlie's Angels (2000), Shanghai Noon(2000),Kill Bill volumi 1(2003), dhe volumi 2(2004),Lucky Number Slevin(2006) Domino (2005), Jerry Magiure(1996)Kong fu Panda(të gjitha volumet) etj.

Le të ndjekim versionin origjinal të këngës " Bang Bang" të Nancy Sinatra-s që u përdor si kolonë zanore në filmin "Kill Bill vol. 1".

2- Bai Ling

49-vjeçarja Bai Ling është aktore Kinezo-Amerikane e njohur për rolet e saja në filma të mëdhenj siç është : The Crow, Red Corner, Crank: High Voltage, Three... Extremes, Wild Wild West, dhe Anna and the King, si dhe disa show televizivë siç janë Entourage dhe Lost.

Ajo u lind në Chengdu, të Republikës Popullore të Kinës në 1966. Babai i saj ishte një muzikant në Ushtrinë Çlirimtare të Popullit dhe më vonë mësues muzike. Mamaja e saj ishte një kërcimtare, aktore dhe një mësuese letërsie në Universitetin Sichuan. Gjyshi i saj nga nëna ishte një officer në ushtrinë Kuomintang. Ajo kaloi periudha të ndryshme të jetës së saj, në spitalin psikiatrik dhe pati problem me varësinë ndaj alkoolit.

Në 1991-shin ajo shkoi në New York për të vizituar Universitetin e New York-ut për aktrim, por më pas mori një vizë të posaçme që e lejoi atë, të qëndronte në SHBA deri kur ajo do të bëhej shtetase amerikane në 99-ën.

Në një intervistë të bërë në vitin 2009, ajo shprehet kështu:

"Unë nuk jetoj këtu me ju në këtë univers, un jam nga Hëna. Sa herë që shikoj Hënën arrij të shikoj gjyshen time atje.

Aksidentalisht apo në mënyrë të pafajshme, unë shkatërrova të bukurën Bai Ling që të gjithë ju adhuronit. Media më shfaqi mua si një të shthurur e të çmëndur që shfaq gjoksin kudo. Unë u bëra personazhi që krijoi makineria "Hollywood". Në një farë mënyre unë jam viktimë e këtij imazhi".- shprehet ajo.

Bai Ling është një aktore e talentuar, dhe shumë shpejt ajo arriti të radhitet mes aktorëve më të mirë të "Hollywood-it".

Filmat e saj më të fundit të 2015-ës janë: Assassin's Game dhe Call me King.

Le të ndjekim këngën "Burn" të The Cure, që u përdor në filmin "The Crow", e shqipëruar "Korbi", që atë e bëri të njohur në Hollywood.

3- Devon Edwenna Aoki

Aktorja dhe modelja amrikane me origjinë Japoneze, Devon Edwenna Aoki, u lind në vitin 1982 në New York dhe u rrit në Kaliforni dhe në Londër.

Ajo filloi të merrej me modeling-un që 13 vjeç, ku po atë vit u prezantua me Kate Moss, e cila e mori në kujdesjen e saj karierën e Aok-it. Në 98-ën, në moshën 16- vjeçare ajo zëvëndësoi Naomi Cambell, si imazhi i Versace-s.

Në 2011-ën ajo martohet me James Bailey, po atë vit ajo i jep jetë një djali të vogël, të quajtur Hanter. Pas dy vitesh ajo bëhet nënë për her të dytë me vajzë, dhe e quan Alesandra.

Aoki ka modeluar për shtëpitë e modes siç është : Lancôme, Chanel, Versace, pavarësisht gjatësisë së saj jo fort të përshtatëshme për pasarela. Ajo ka performuar për Chanel Couture, Versace, YSL, Lancome, Tiffanys and co, etj.

Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në fillimet e saja, në klipet e këngëtarëve dhe grupeve më në zë të kohës si: Duran Duran, Primal Scream's "Kowalski" (me Kate Moss), Elton John dhe Ludacris' në "Act a Fool", ku më vonë u përdor si kolona zanore e filmit 2 Fast 2 Furious .

Kariera e saj kinematografike mund të kujtohet nga filma si: 2 Fas 2 Furious, D.E.B.S, Sin City, Dead or Alive, War dhe Mutant Chronicles. Le të ndjekim këngën "Absurde" të "Fluke", e cila u përdor gjatë skenës së luftimeve në filmin "Sin City". (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China