PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Regge-Pop-i" shqiptarë mban emrin e saj..
2015-05-18 09:31:35 CRI Komenti juaj Printoni

Era Istrefi

Kantautorja shqiptare e Kosovës është vetëm 19 vjeç. Por edhe pse në një moshë të re, ajo është një nga këngëtaret më të kërkuara të tregut shqip-folës. Ajo shpërtheu dhe u bë e njohur menjëherë pas lançimit të këngës së saj të parë "Mani për money" në 2013-ën. Dy këngët e saja vijuese "A po don" dhe "E dehun", patën të njëjtin sukses. Në qershor të 2014-ës, ajo fitoi tre çmime "Videofest" për klipet e saja si dhe një çmim për punën e saj muzikore "Best New Artist".

Era Istrefi u lind në Prishtinë, të Kosovës nga këngëtarja e mirënjohur kosovare e viteve 80-90, Suzana Tahirsylaj dhe Nezir Istrefi, kameraman. Pas vdekjes së babait të saj në 2004-ën, mamaja e saj nuk këndoi më, por motra saj e madhe Nora Istrefi shumë shpejt u bë një ndër këngëtaret më të njohura të trevave shqip-folëse. Era është ndër të paktat këngëtare shqiptare të rrymës Regge-pop, por ajo u prit shum mirë nga dëgjuesi shqip-folës.Vetëm pas disa muajsh ajo hodhi në treg këngën e saj të dytë "A Po Don?", të shoqëruar me një klip provokativ. Kënga pati kritika të ndryshme përfshirë ato negtivet. Kënga saj e tretë "E Dehun" – e inspiruar nga kënga e Nexhmije Pagarushës me të njëjtin titull, u bë edhe ky një hit. Klipi i këngës u kritikua shumë nga media Serbe dhe nga kisha ortodokse serbe, për shfaqjet e saj në kishën ortodokse të Prishtinës (e cila nisi të ndërtohej gjatë sundimit të Millosheviçit), gjysmë e zhveshur me bluzën e saj tejet transparente. Në dhjetor të 2014-ës ajo lëshoi këngën e saj më të re "13", një baladë pop e prodhuar në SHBA. Kënga arriti 200,000 klikime brenda 24 orëve, dhe kënga u reklamua edhe në V Magazine.

Era udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara për disa projekte muzikore gjatë 2014-ës, ku ajo njihet si Rihanna shqiptare në kominitetin shqiptarë atje. Pas ndalesës në zyrat e revistës "V" ajo doli nga guacka e saj për të bërë një set fotografik me mikun e saj dhe fotografin e mirënjohur shqiptarë Fadil Berisha.

Dy motrat këngëtare i përkasin stileve të ndryshme, por ajo thekson se Nora është shumë e lumtur për suksesin e saj, sikur edhe Era është krenare për famën që paraprin emrin e Norës.

Hitet në gjuhën shqipe të Norës janë më komerçiale në Lindjen e Mesme, ndërsa rritmet e miksuara të Erës me muzikën regge, pop dhe me çifteli, si dhe fjalët në anglisht që ajo përdorë gjatë të kënduarit në shqip, e kanë pozicionuar atë në një rang global.

Era shprehet se stili i saj moskokëçarës e ndihmon të shprehet më mirë. Ajo dëshiron të ketë audiencë më të gjërë duke krijuar këngë edhe në gjuhën angleze, pasi ajo mendon se të gjithë ne jemi qytetarë të botës, dhe nuk kemi pse të kufizohemi nga paragjykimet e kota të disa njerëzve që kërkojnë me çdo kusht të ndikojnë në realizimin e ënërrave tona. Ajo asnjëherë në regge-pop-in e saj nuk shan apo të përdorë fjalor ofendues për të ashtuquajturit "Haters-at" e saj. Mbi këtë Era thekson se un nuk i konsideroj ata "Haters", pasi çdo njeri ka një grup njerëzish të caktuar që e urrejnë, nuk e pëlqejnë apo e nuk e vlerësojnë. Por në momentin kur këta njerëz e kalojnë kufirin moral, ajo i konsideron ata si njerëz me probleme me veten.

Pas kthimit të saj nga Shtetet e Bashkuara, ajo shprehu një kënaqësi të veçantë të këtij udhëtimi duke nënvizuar se ka ardhur me projekte dhe ide të reja për të realizuar. Si dhe ka si qëllim të perfeksionoj gjuhën angleze deri kur të mos bëj pauza gjatë të folurës, bën të ditur Era. Ajo zbulon gjithashtu një sekret mbi tekstin e këngës "13" të cilin e ka shkruar vetë, dhe shpreh publikisht që ajo këngë pati si inspirim një dashuri të humbur të sajën, që ajo e konsideron si "Dashurin e Vërtetë", por nuk pranon të japë hollësi mbi këtë marrëdhënie duke e quajtur personale. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China