PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
3 Grupet muzikore me djem, në Azi
2015-05-08 09:59:53 CRI Komenti juaj Printoni

1- Arashi

Emri Arashi do të thotë " Stuhi " në Anglisht. Ky është një ndër grupet që kanë patur më shumë jetëgjatësi në Top pop Japan. Ata u krijuan në 1999 dhe debotuan single-in e tyre të parë që shumë shpejt u bë HIT, "Arashi".Kjo këngë u bë kënga e kupës botërore të Volejbollit 1999. Grupi ka kapur majat e hitparadave në Japoni 7 herë dhe kënga si single, 24 herë. Pjestarët e grupit janë , Satoshi Ohno, Sho Sakurai, Masaki Aiba, Kazunari Ninomiya dhe Jun Matsumoto.

Arashi pati një sukses tjetër me këngën "Love So Sweet" e cila u përdor si bazë muzikore për hapjen e dramës Hana Yori Dango 2, duke e bërë atë kështu, një nga 5 këngët më të shitura në 2007-ën. Dy vitet në vazhdim, grupi nxorri shumë këngë të tjera të cilat u bën HIT-e, si psh, "Truth/Kaze no Mukō e" dhe "One Love" në 2008 , "Believe/Kumorinochi, Kaisei" dhe "Ashita no Kioku/Crazy Moon (Kimi wa Muteki)" në 2009, dhe u bënë artistët e tretë në historinë e Oricon singles që monopolizojnë tre vendet e para me tre këngët e tyre gjatë 2009-ës.

Në 2014-ën, grupi lëshon DVD/Blu-ray live, e titulluar "ARASHI ARAFES '13 NATIONAL STADIUM 2013" e cila përdoret dhe performohet në stadiumin kombëtarë olimik të Japonisë. Në 2014 pas festimit të 15 vjetorit të tyre, të gjithë pjestarët e grupit morën pjesë në një film të titulluar "PIKA☆★☆NCHI LIFE IS HARD Tabun HAPPY" (read as "Pikanchi Half"), duke shënuar rastin e parë në 7 vite që një grup muzikorë merr pjesë në një film ku janë të gjithë anëtarët e grupit.

Kënga e tyre e fundit e lëshuar në 2015-ën, "Sakura", menjëherë u klsifikua në top listat Japoneze. Ata deklaruan se më 13 maj të 2015 ata do nxjerrin një tjetër single të titulluar "Aozora no Shita, Kimi no Tonari". Por ne sot do të transmetojmë HIT-in e tyre më të famshëm që i bëri të njohur në mbarë Azinë. Ky HIT titullohet "A.Ra.Shi" ashtu si vetë grupi. Le ta shijojmë sëbashku.

2- Big Bang

Big Bang është një grup Korean i formuar në 2005-2006. Mes këngëve të grupeve të tjera, ky grup u vu re nga Maroon 5'me këngën "This Love." Që nga 2008, Big Bang ka gjetur sukse si në Japoni ashtu edhe në vendin e tyre, Kore të Jugut.

Grupi hip hop-it Big Bang, pas një ndarjeje dy vjecare u ribashkuan në 2011dhe nxorrën albumin e tyre Tonight. Në 2013-ën ata ndërmorën një tur botërorë pas suksesit të albumit të tyre të nxjerr në 2011 të titulluar Alive. Ky shënoi albumin e parë Korean që u rendit në vend të parë në Billboard 200.

Në prill të 2015-ës, YG Entertainment lëshoi një deklaratë ku thuhej se grupi do të rikthehej në skenë me një album të ri të titulluar Made, i cili do të publikohet në shtatorë të po këtij viti. Më 1maj ata lëshuan dy nga këngët e albumit të ri të cilat u renditën përkatësisht 'Loser' në vendin e parë dhe "Bae Bae" në të dytin. Ata u renditën të till në iTunes të Hong Kongut, Indonezisë, Macaos, Malajzisë, Filipçinës, Rumanisë, Singaporit, Tajlandës, Tajvanit, dhe Vietnamit. Tani do ju prezantojmë një nga HIT-et më në zë të tyre "Haru Haru", i cili është shumë popullorë në mbarë Azinë por edhe më tej.

3- Fahrenheit

Fahrenheit është një grup tajvanez i përbërë prej 4 djemsh. Secili nga djemtë përfaqëson një stinë në bazë të personalitetit të tyre. Calvin Chen është pranvera, Jiro Wang është vera, Wu Zun është vjeshta dhe Aaron Yan është dimri. Grupi lëshoi albumin e tyre të parë në 2006-ën. Që të tre albumet që ka nxjerrë ky grup, janë klasifikuar ose në vend të parë ose të dytë në Mandarin pop charts. Ata janë të njohur në të gjithë Azinë juglindore.


   Wu Zun                 Calvin Chen               Jiro Wang           Aaron Yan  

Aaron Yan

Aaron Yan ka lindur në Tajvan. Ai ndoqi universitetin për 3 vite në gazetari, por pastaj e ndërpreu atë, për shkak të punës. Fillimet i pati në 2005-ën kur u përzgjodh online për të luajtur një rol të vogël në një dramë të titulluar I Love My Wife

Calvin Chen

After Calvin Chen u diplomua në një ndër kolegjet më të mira në Tajvan, për të vazhduar më vonë studimet universitare në Kanada, ku përfundoi edhe masterin në Ekonomik në universitetin Viktoria. Ai mori pjesë në një konkurs këndimi të quajtur Sunshine Boyz në Vancouver dhe fitoi vendin e parë, si dhe një kontratë me një shtëpi diskografike.

Wu Chun

Wu Chun u lind në Brunei dhe është me origjinë Kineze. Ai u diplomua në universitetin RMIT në Melbourne, Australia, në Administrim Busines . Përpara se të bashkohej me grupin, ai ishte model për "Yilin" në Tajvan dhe Diva Models në Singapor.

Jiro Wang

Në vitin 2000, Jiro Wang filloi të punonte çfarë ti dilte pas diplomimit në kolegjin tajvanez Fu-Shin, ku si edhe model për shitje. Ai më pas vazhdoi ushtrinë për dy vjet deri në 2003. Më pas ai mori pjesë në disa filma, por shumë shpejt u kontraktua ligjërisht nga grupi, dhe u bashkua me to. HIT-i i tyre më i fundit është (Only have feelings for you), le ta ndjekim atë.(Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China