PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Azizi, tronditi gjithë Ballkanin
2015-05-08 09:55:51 CRI Komenti juaj Printoni

Miq të dashur sot do ju flasim për një emër, për një zë dhe për një imazh që tronditi Ballkanin. Bëhet fjalë për bullgarin tashmë të njohur në të gjithë Europën, por kryesisht në Ballkan ku luhen, dëgjohen, kërcehen dhe këndohen këngët e tij, të shumë përfolurin Aziz.

Azisi është i lindur në Sliven të Bullgarisë më 7 mars të 1978-ës. Emri tij i vërtetë është Vasil Troyanov Boyanov. Ai është një këngëtarë i muzikës pop-folk , ku mes shumë të tjerash njihet për shprehjen e tij atipike gjinore dhe personalitetin e tij pompoz dhe karizmatik. Në moshën 11-vjeçare ai u shpërngul nga vendlindja e tij për në Gjermani ku edhe mësoi gjuhën.

Azisi ka performuar përkrah Mariana Popova në gjysëm finalen e festivalit europian "Eurovision 2006" me këngën Let Me Cry.

HIT-i i tij më i njohur ështrë "Obicham Te (I Love You)". Ai ka regjistruar dhe performuar shumë këngë me këngëtarët më në zë të muzikës bullgare pop-folk si, Andrea, Gloria, Malina, Sofi Marinova, Toni Storaro, Marta Savić si dhe repper-in Ustata.

Ai filloi karierën e tij politike në 2005-ën si anëtarë i partisë "Evroroma" dhe kandidoi në fushatën e zgjedhjeve të verës së 2005-ës. Por ai nuk arrite të mblidhte aq vota sa për t'u bërë anëtarë i parlamentit. Në 2006-ën,programi televiziv "Velikite Balgari" (versioni bullgarë i Greatest Britons from BBC të 2002-shit), Azis u përzgjodh i 21-ti, si bullgari më i madh i të gjitha kohrave, dhe ishte i dyti në listën e personave të famshëm që ende jetojnë, pas futbollistit Hristo Stoichkov, i cili u rendit i 12-ti.

Më 1 tetor të 2006-ës, ai u martua me bashkëshortin e tij Niki Kitaetsa. Por martesa e tyre nuk u njoh ligjërisht nga kushtetuta bullgare.

Azisi mori pjesë në VIP Brother 2 versioni i "Big Brother Bulgaria" sëbashku me Niki Kitaetsa, por ai u largua vullnetarisht nga shtëpia pas 19 ditësh.

Në gusht të 2007-ës Azisi u bë babai i një vajze me anë të inseminimit artificial. Emri i vajzës së tij është Raya dhe e ëma e vajzës është shoqja e një jete e Azisit, Gala.

Ai rishfaqet në skenë në episodin e dytë të Michael Palin's New Europe, në të cilin ai intervistohet me ndihmën e një përkthyesi. Në fund të nëntorit 2007, shpërtheu skandali kur kryebashkiaku i Sofias Boiko Borisov, vendosi të hiqte posterat e Azisit duke u puthur me burrin e tij. Të dy burrat ishin të zhveshur nga mesi e lart, në fotot e billbordeve gjatë fushatës. Edhe pse Borisov tha që posterat ishin shumë grafik, dhe reklama të tilla mund të gjëndeshin në të gjithë Sofian, gjithsesi, shkaktoi skandal dhe percipitoi deri në heqjen e posterave në të gjithë shtetin. Duke filluar që nga viti 2008-ta, Azisi sëbashku me aktoren Ekaterina Evro drejtojnë emisionin e tyre talk-show i quajtur "Azis's Late Night Show", në kanalin kombëtarë të Bullgarisë PRO.BG.(Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China