20150502CultureBeat02 |
1-yjet i japin zërat e tyre "Natyrës që flet"'
Disa nga aktorët më të njohur të Kinës i japing hua zërin natyrës, në një film të shkurtër pa kërkuar pagesë, dhe këtë ja dedikojnë "Natyrës".Filmi me metrazh të shkurtër titullohet "Nature Is Speaking", dhe përmban 7 episode. Ky film është prodhuar në Kinë, ku kasti përbëhet nga Jiang Wen, Ge You, Jiang Wenli, Zhou Xun, Pu Cunxin, Chen Jianbin dhe Tang Wei.
Prodhuar nga "Conservation International", një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA, në seri përdoren pamje natyrore që zbulojnë shqetësimin serioz për mënyrën se si njerëzit janë duke trajtuar planetin, nga pikpamja e karaktereve, duke përfshirë Nënën Natyrë, Oqeanin dhe Pyllin. Qëllimi i filmit "Nature Is Speaking" është për të zgjuar botën, e për ti bërë thirrje asaj si dhe të ndezë një bisedë në lidhje me rolin thelbësor të natyrës në jetën tonë dhe, në fund të fundit, për të frymëzuar një ndryshim global në vlerat dhe sjelljet ", thotë Peter Seligmann, themelues dhe CEO i Conservation International.
Ai thotë se ky prodhim nuk është një tjetër dokumentar ku bombardohet publiku me shifra të komplikuara.
"Ata (linjat në film) janë vetëm mesazhe të thjeshta por të fuqishme. Ne nuk jemi duke u thënë njerëzve për të ruajtur natyrën. Natyra është duke na thënë:... "Ne duhet të ruajmë veten".
Ai nuk do që filmi të jetë një tjetër prodhimit në mbrojtjen e mjedisit nga prespektiva e qenieve njerëzore, por në vend të kësaj, ka zgjedhur që natyra të flasë për veten e saj.
Lee Clow, ideatori i të famshmes "Apple", i fushatës reklamuese "mendo ndryshe", erdhi kësaj radhe me idenë se historia duhet treguar nga prespektiva e Natyrës.
Seritë origjinale, të cilat ishin shprehur nga yjet e Hollivudit duke përfshirë Harrison Ford, Edward Norton dhe Julia Roberts, u publikua nga "Conservation International" në tetor dhe kanë tërhequr më shumë se 2 miliardë shikues online.
2-'Furious 7' thyen rekordin
Filmi aksion i garave me makina "Furious 7" ka thyer rekord që në ditën e parë të shfaqjes së premierës në Kinë, duke arritur 66,04 milion dollarë amerikanë, kanë raportuar agjensitë kineze ndjekëse.
Filmi me regji të James Wan – një Australian me origjinë Malajziano- Kineze , hapi në mesnatën e së shtunës premierën e parë dhe theu rekordin e fitimeve brënda një nate, duke arritur vlerën prej 8,2 milion dollarë, bën të ditur Douban.com
Mbajtësi i mëparshëm i rekordit ishte "Transformers: Mosha e zhdukjes" nga Michael Bay, i cili mori 3.38 milion $ nga shfaqja e premierës në Kinë në vitin 2014. Por "Furious 7" ka bërë më shumë se dyfishin.
Të dielën, gjithçka vazhdoi të thellohej edhe më tej, pasi të gjitha teatrot kineze ishin të mbushura me njerëz. Vlerësimi fillestarë atë të diel për të ardhurat e filmit ishin 66.04 milionë dollarë, duke thyer rekordin ditor të hapjes dhe rekordin e fitimeve ditore në historinë Kineze të filmit, si dhe rekordmenin e mëparshëm "Transformers 4" që bëri dikur 35.92milionë dollarë në një të shtunë.
IMAX Corporation dhe Wanda Cinema gjithashtu ka mbajtur një premierë në Pekin në Wanda Plaza për versionin IMAX e "Furious 7", duke marrë gjashtë makina të garave të rangut të parë nga Lucky Seven Club dhe pronarët e tjerë kinez të makinave të garave, të cilët janë shfaqur në film, duke përfshirë një McLaren 12C, Aston Martin Vantage, Ferrari 458 Italia, Maserati Ghibli, Audi R8 dhe Nissan GT-R R35.
Këto janë "makina" të dashur miq…
3- Festivali i filmit Pekin nderon diversitetin
Festivali i 5 i Film International në Pekin, u mbyll të enjten, duke shpallur filmin më të nderuar të festivalit të filmit meksikan "El Comienzo del Tiempo" duke përzgjedhur gjashtë filma të tjerë nga vende të ndryshme.
"El Comienzo del Tiempo (Fillimet e kohës)," më regji të Bernardo Arellano, fitoi çmimin më të mirë Picture në ceremoninë Tiantan Awards gjatë mbylljes solemne të festivalit. Megastari kinez i kungfusë Jackie Chan prezantoi z.Arellano gjatë marrjes së çmimit, ku i cili u shpreh;
"Kam kaluar shumë kohë duke përzgjedhur aktorët -.. Unë mendoj se kjo ishte çelësi, sepse unë po kërkoja qenie njerëzore, unë dua të shikoj brenda jetës, brenda shpirtit të tyre. Unë kam spikatur karaktere specifike që përfaqësojnë fjalët që unë dua të shpreh në gjuhën kinematografik. "
Luc Besson ishte kryetari i juries të përbërë nga 7 antarë, i cili vlerësoi me çmimin më të mirë regjisorin francez Jean-Jacques Annaud për mrekullitë e tij në Sino-francë, për bashkë-prodhimin "Wolf Totem", i cili është filmuar me ujqër të vërtetë gjatë rrjedhës së shtatë viteve .Kafshët e egra të shfaqura në filmin "Wolf Totem" gjithashtu fituan çmimin "Visual Effects".
Ndërsa në skenë në ceremoninë e mbylljes, Besson përmendi se "Wolf Totem" ishte zgjedhja e tij personal për "Fotografinë më të Mirë" dhe shfaqi shpresë se bashkë-prodhime më të shkëlqyera mund të bëhen në të ardhmen.
Annaud mbajti një fjalim prekëse kur ai mori çmimin e tij, të dorëzuar nga drejtori i jurisë Kineze, Peter Chan, dhe drejtori rus Fjodor Bondarchuk.
Çmimi The Best Actor iu dorëzua Artyom Tsypin për interpretimin e tij si një detektivë privat "Igor" në filmin rus "Belaya Belaya noch (A White, White Night)", ndërsa çmimi i Aktores më të mire i shkoi Julia Peresild për rolin e saj si një femër snajperiste, në bashkë-prodhimin ruse- ukrainas "Bitva za Sevastopol (Battle for Sevastopol)."
Aktori nga Hong Kongu Tony Leung Ka-fai fitoi çmimin e aktorit më të mirë mbështetëse për portretizimin e një gangsteri të pamëshirshme në "The Taking of Tiger Mountain" me regji të Tsui Hark, një nga filmat kinez me kosto më të lartë të të gjitha kohërave
Festivali ndërkombëtar i filmit në Pekin, synon të bëhet ngjarja më madhështore e filmit në Azi.
Sipas Arkivës së Filmit të Kinës, festivali tërhoqi 210.000 filmëdashës në rreth 900 shfaqja e 360 filmave në 23 kinema dhe tetë universitete në të gjithë Pekin. Gjatë Festivalit të filmit u nënshkruan edhe kontrata për rekordet e thyera që përfshijnë më shumë se 2.23 miliardë dollarë gjatë iventit së saj, në Tregun e Filmit në Pekin .Vlera e këtyre kontratave, tejkalua atë të kontratave të nënshkruara në ngjarjen e vitit të kaluar me 32 për qind dhe ishte më e madh se vlera e kontratave të nënshkruara në çdo festival tjetër të filmit në Azi. (Raela)