PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Intervistë me Mariza Ikonomin
2015-04-30 10:03:50 CRI Komenti juaj Printoni

Ajo është një vajzë e thjeshtë, e talentuar, dhe me një vokal të veçantë. Është e dashur nga të gjitha grup moshat, pasi me karakteristikat e saja dhe me stilin e saj lozonjarë, përvetëson çdo njeri. Këngët e saja janë të njohura dhe të dëgjuara në të gjitha trevat shqip-folëse. Besoj se tashmë e keni kuptuar që po flasim për këngëtaren e madhe shqiptare, Mariza Ikonomi, të cilën kemi kënaqësinë ta kemi në linjë telefonike për një intervistë të shkurtër. Përshëndetje Mariza dhe mirëserdhët në emisionin "Culture Beat".  

1- Të gjith ju mbajmë mend që në fillimet tuaja të para, kur jeni ngjitur në skenë në një moshë fare të vogël. Si mund ti përshkruaj Mariza ato kujtime të hershme?

M: Është një gjë shumë e bukur, në fakt është një nga kujtimet më të bukura që mund të kem kaluar në jetën time. Është një kujtim që do mbetet i tillë gjithmonë dhe nuk ka për të ikur ndonjëherë nga kujtesa ime dhe shpesh herë është një kujtim që është rrënja e gjithë karierës sime, kështuqë nuk kam për ta harruar, e di si kam filluar dhe çfarë çastesh të bukura dhe të sikletshme kanë qënë ato, pasi kam qënë një fëmijë i vogël vetëm 10 vjeç. Përveçse është një kujtim i fëmijërisë time është edhe një nga momentet më të bukura që kam kënduar me një këngëtarë si Françesk Radi që më ka shoqëruar gjithmonë dhe më ka mbështetur gjithmonë, ashtu si edhe unë jam rritur dhe e mbështes tashmë atë. Por besoj se për të, do mbetem gjithmonë Mariza e vogël, dhe është bukur kur rritesh dhe ndan të njëjtat interesa me të pasi nuk je më fëmijë.

2- Ju keni kënduar në zhanera të ndryshme , si në muzikën e lehtë, dhe atë popullore, etj. Por do doja të ndaloja pak tek muzika popullore. Si e gjen veten Mariza në këngën popullore shqiptare?

M: Më pëlqen folklori shqiptarë shumë. Unë shpesh këndoj edhe këngë popullore por jam pak manjake e gjërave profesionale e gjërave të bukura, pasi nuk më pëlqen ky folku i gërshetuar me turbofolk. Unë jam më shumë vajza dhe këngëtarja që dua të forcoj vlerat dhe dua të dëgjoj vlera. Unë kam studiuar për muzikën klasike dhe kemi studiuar folklorin, dhe mendoj që folklori jonë është ndër më të pasurit e gjithë vendeve të botës, dhe kur shoh që e abuzojnë, vërtet më vjen keq. Por mua më pëlqen ta këndoj bukur dhe të bëj gjëra profesionale.

3- Dimë gjithashtu se ju keni performuar edhe në vende të ndryshme të Europës dhe më tej, si në Zvicër, Francë, Hollandë, Maqedoni, etj. Cfarë mund të na rrëfej Mariza mbi këto eksperienca?

M : Në çdo vend është një publik ndryshe. Zakonisht publiku ka qënë shqiptarë për të cilët unë kam kënduar edhe pse në vende të tjera të botës, por ajo që më pëlqen më shumë kur këndoj për shqiptarët jashtë vendit, është pikërisht ajo dëshira e madhe për të dëgjuar muzikën shqip, që shpesh herë kur je në vendin tënd duke e pasur gjithmonë aty, nuk vlerësohet. Ndërsa atje janë shumë të zjarrtë, janë shumë të zjarrtë për të dëgjuar këngë popullore, këngë shqip, serenata gjithashtu, unë mamanë e kam nga Korça dhe ato i këndoj me shumë dashuri. Dhe është shumë bukur kur shikon që ato këndojnë me ty dhe janë të mallëngjyer, shpesh herë shoh edhe lot në sytë e tyre, shikoj një mungesë të kësaj muzike, si këngët e mija ashtu edhe këngë të tjera shqiptare. Por kam kënduar edhe për një publik më të gjërë që është ai ndërkombëtarë, dhe është bukur kur njerëzit dinë të vlerësojnë. Sigurisht kur ndihesh e vlerësuar nga një publik edhe më i gjërë, ndjehesh akoma më mirë, por prap të mungon gjaku yt, dëshiron të rikthehesh përsëri aty.

4- Cilat janë projektet tuaja për 2015-ën, dhe a mund të na zbuloni diçka më shumë rreth tyre?

M : Unë në fakt po punoj për një album të ri, albumi deri tani është realizuar në gjuhën angleze dhe unë dua ti shqipëroj të gjitha këto këngë pasi vërtet janë këngë shumë të bukura. Kompozitori i këngëve është shqiptarë me banim në Francë. Dua ti sjell publikut shqiptarë diçka ndryshe. Post kësaj po bëj edhe një klip, e cila është një këngë e imja, e titulluar "Më mirë qesh". Kjo është një këngë e qeshur siç thotë edhe vetë titulli. Po përfundoj klipin dhe dua të dalë sa më shpejt që publiku ta pëlqejë dhe pse jo, ta sjell edhe në radion tuaj.

5- Çfarë mesazhi mund të përcjellë Mariza për gjithë Shqiptarët në kinë, që e përkrahin, e duartrokasin dhe e duan atë?

M: Unë do të vazhdoj të bëj muzikë për të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe për të gjithë shqiptarët që janë në Kinë. Do më pëlqente të vija të vizitoja kinën se nuk kam qënë asnjëherë dhe pse jo, të vij të jap koncert aty. (Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China