PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Iventet dhe artistët në Azi
2015-04-24 14:38:53 CRI Komenti juaj Printoni

1-'Golden Era' fiton çmimin "best picture" në ndarjen e çmimeve në Hong Kong

"Golden Era" është një film biografik i Xiao Hong, një nga esseistët e novelistët më të famshëm në Kinë, i cili fitoi si filmi më i mirë, në ceremoninë e 34-t të ndarjes së çmimeve në Hong Kong të dielën në darkë.

Sean Lau nga Hong Kongu dhe Vicki Zhao nga Kina kontinentale, që të dy fituan respektivisht çmimin "Aktori më i mirë" dhe "Aktorja më e mire" për rolin në serialin e fundit aksion të Hong Kongut "Overheard 3", dhe "Dearest", një film mbi rrëmbimet në Kinë.

Filmi "Golden Era" ishte fituesi i më shumë çmimeve në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve. Me nominime për më shumë se dhjetë çmime, filmi fitoi gjithashtu"Kinematografinë më të mire", "Regjinë Artistike më të mire", "Kostumet, Dizajnin dhe Makiazhin më të mire" ku regjizori nga Hong Kongu, Ann Hui fitoi çmimin e regjizorit më të mire.

"Golden Era" është përzgjedhur si filmi hyrës i Hong Kongut, për "Filmin më të mire të huaj" për Çmimet e Akademisë së 87-t., edhe pse ai nuk ishte i nominuar.

Ishte hera e parë për Vicki Zhao-n që fitoi një çmim kinematografik Hong Kongas, edhe pse ka qënë nominuar dy herë. Zhao u shpreh gjatë ceremonisë se nuk priste ndonjë çmim kësaj radhe, dhe ja atribuoi suksesin regjizorit Peter Chan.

Me një total prej 13 nominimesh, filmi "Overheard 3" u bë shkak që edhe Alan Mak e Felix Chong të fitonin "skenarin më të mirë" pasi kishin shkruar një skenar të mahnitshëm të zhanerit crime-thriller.

Ivana Wong, aktore 35-vjeçare nga Hong Kongu, e cila e nisi karierën e saj si këngëtare 10 vjet më parë, luajti në 4 filma gjatë 2014-ës, tre nga të cilët u nominuan për "Performancën më të mirë" këtë vit. Wong fitoi këtë çmim në filmin "Delete My Love", gjithashtu fitoi "the Best Supporting Actress" në filmin "Golden Chicken SSS".

"Coming Home", një film ky që flet për një histori dashurie gjatë revolucionit kinez, me regji të Zhang Yimou. Ky film u vlerësua me çmimin "Best Film from Mainland and Taiwan".

I themeluar në 1982, "Ndarja e çmimeve kinematografike të Hong Kongut" ka qënë iventi më prestigjoz në rajon dhe një nga më të njohurit në pjesën kontinentale të kinës dhe në Tajvan.

2-Angela Chang

Është një këngëtare dhe aktore tajvaneze. Ajo u bë e famshme pas debutimit të saj në rolin protagonist në dy drama serialësh televizivë në Tajvan të titulluara "My MVP Valentine" me një grup djemsh tajvanez, dhe " At Dolphin Bay", ku ajo këndoi kolonat zanore të dy filmave. Ajo është nominuar dy here për " Best Leading Actress in a Television Series" në "Golden Bell Awards" në Tajvan.

Ajo u lind në Zhongli, të Tajvanit, dhe që në moshën 10 vjeçare ajo iku me studime në Singapor. Më pas ajo u rikthye në Zhongli, por nuk ishte në gjëndje të ambjentohej. Më vonë familja e saj vendosi të emigronte në Vankuver të Kanadasë.

Angela Chang E dashuronte muzikën dhe këngën që në një moshë të vogël, ajo ka marrë pjesë në shumë konkurse këndimi. Angela fitoi në një konkurs kinez ndërkombëtarë për këngëtarin më të mirë në Tajvan, ku përfaqësonte Vankuverin. Më pas ajo nxori albumin e saj të parë në 2004-ën " Over The Rainbow " i cili rezultoi një sukses. Në po atë vit, ajo hodhi në treg albumin e saj të dytë, " Aurora" ku më pas i treti në 2006-ën i titulluar Pandora, dhe kështu vijuan të tjerët me radhë. Në 2007-ën ajo lëshoi albumin vijues të titulluar " Ang 5.0". Por fatkeqsisht gjatë 2008-ës, ritmi i suksesit të saj bie, pasi ajo diagnostikohet me probleme në zemër.

Pas më shumë se një vit e gjysmë ajo rikthehet me albumin e saj të 6-të "Dì 5 Jì". Edhe pse albumi u rëndit në vend të dytë në listen e G-Music, pati shumë polemika mbi jetën e saj private, pasi mamaja e Anxhelës ishte nxjerr jashtë shtëpisë së saj si pasojë e disa problemeve financiare mes saj dhe të bijës. Edhe pse fansat e saja e mbështesnin, ajo u kritikua shumë, pasi në Tajvan familja ka një vlerë të veçantë morale.

Në 2012 ajo nxori albumin e saj " Yǒuxíng De Chìbǎng," Në 2014-ën albumin tjetër të tilluar sipas emrit të saj, si dhe disa hite të cilat ishin shumë të pëlqyera. Angela arriti të krijonte karierën e saj falë vendosmërisë dhe punës së saj.

Le të dëgjojmë këngën e saj, të cilën çdo i ri i Kinës do ta këndojë me ne, "Live for love".

3-FTBOYS

Është një grup kinez, i përbërë nga tre djem të ri të quajtur Karry, Roy dhe Jackson. Ata janë shumë të njohur në mbarë Azinë por sidomos në Kinë që nga kënga e tyre e parë e nxjerrë në tetor të 2013-ës, e titulluar "Heart Dream departure." Kjo risi për të rinjt aziatik solli një entuziazëm e një shtysë përpara për këtë grup mizikor, i cili e pasoi me nxjerrjen e albumit të tyre të parë në 2014-ën, të titulluar "youth practice Handbook", i cili rezultoi shumë i suksesshëm. Por le të flasim për arritjet dhe angazhimet e tyre të vitit 2015.

Janar 2015, Televizioni i Pekinit konfirmoi zyrtarisht pjesëmarrjen e grupit në festivalin e pranverës me këngën "lucky symbol". Po në janar, ata fituan "Community Contribution Award microblogging annual". Për Vitin e vogël të Ri të Hënës ata kënduan "Happy Island". Në show-n televiziv

"Jimmy crazy card" në ditën e Shën Valentinit, ditën e të dashuruarve, ata ishin pjesë e këtij emisioni. Në mars ata kënduan këngën "Fantasy Westward Journey 2" e cila ishte kënga "temë" për një film vizatimorë të Vincent Fang. Po me këtë këngë ata fituan çmimin "Kënga më e pëlqyer e vitit" në festivalin e hiteve më të mira të mbajtur në Shenzhen Bay Sports Center.

Kjo është një ndër këngët më të bujshme të tyre. Le të ndjekim "Love Journey" nga FTBOYS.(Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China