PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Elvana Gjata, zëri mes "Ethesh"
2015-04-24 15:18:09 CRI Komenti juaj Printoni

Jemi ne, jemi ne, n' gjitha trojet tona

Nuk na ndal dot askush, fluturon shqiponja

Po thërret toka jona, lisa edhe male

Se ne jemi një komb, Shqipëri e madhe…

Këto janë disa vargje nga bashkëpunimi i fundit i dy talenteve shqiptare Elvana Gjata dhe Flor Mumajesi, që tashmë është kthyer në një "Himn" për të gjith shqiptarët.

Elvana Gjata është këngëtarja shqiptare nga Tirana, e muzikë pop dhe RnB.

Emri i Elvana Gjatës nuk është i rastësishëm në botën e muzikës dhe as thjesht për të plotësuar ndonjë nga kapriçiot e moshës. Rruga e saj artistike ka filluar që fëmijë, me debutimet e saj të para në pallatin e pionierëve. Që në pjesëmarrjen e saj të parë, në Festivalin e Zërave të Rinj, vlerësohet me çmimin e tretë, me këngën 'Të këndojmë së bashku'. Ky çmim e inkurajon edhe më tej në rrugën e saj të saponisur.

Merr pjesë në spektaklin 'Kërkohet një yll', dhe në interpretimin e këngëve të Laura Pauzinit del në finale, nën shkëlqimin e një ylli të fshehur tek këngëtarja e re. E shtyrë nga i ati merr pjesë në edicionin e parë të show-t televiziv, 'Ethet e së premtes mbrëma'. Elvana, me një paraqitje të admirueshme skenike, por edhe me zërin e saj të ëmbël dhe melodioz do të fitojë simpatinë jo vetëm të stafit realizues, por edhe të publikut, i cili e ka votuar dhe e ka duartrotikur ngrohtësisht. Fati e ndjek nga mbrapa dhe ajo do të jetë një nga dhjetë finalistët e një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, ku evidentohet talenti i këngëtarëve të rinj.

'Ethet e së premtes mbrëma', më hapi dyert e suksesit, në rrugën e profesionalizmit muzikor', thotë Elvana, kur kujton momentet emocionuese nga ky spektakël , i cili ndezi dritën jeshile në rrugën e saj muzikore. Pas këtij spektakli, emri i Elvana Gjatës, nuk do të jetë më i panjohur, por do të fillojë bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës shqiptare. Menjëherë pas 'Etheve', merr pjesë në një duet me Flor Mumajesin, I cili ishte solisti I grupit "The Dreams", në 'Maratonën e këngës popullore' dhe arrijnë të dalin edhe në finale, ku Elvana dallohet edhe në interpretimin e këngëve popullore. Në vitin 2003, merr pjesë përkrah emrave të njohur të muzikës shqiptare, në festivalin e RTVSH-ës, me këngën 'Pranë teje', me një tekst të shkruar nga ajo vetë, ku shumë shpejt do të realizojë ëndrrën e saj më të madhe.

Tek 'Kënga Magjike' e zhvilluar në Kosovë, paraqitet në një bashkëpunim po me Florin dhe Andy DJ. Kënga e saj 'Vetëm Zoti e di', pushtoi majat e hit-paredeve në Kosovë, por, edhe në Shqipëri, ishte një nga këngët më të dëgjuara në valët e radios 'Energy'. Ishte vetëm 18 vjeç kur filloi përgatitjet për albumin e saj të parë.Le të ndjekim një këngë të sajën, e cila pushtoj verën e 2010-ës, "Mamani nejen".

Dy motra, dy këngëtare. Ka qenë Migena, motra e madhe e Elvanës, ajo që e ka zbuluar si këngëtare. Ajo e ka shtyrë gjithmonë për pjesëmarrjet në konkurse dhe spektakle të ndryshme televizive. Migena është e diplomuar për kanto dhe për Elvanën, ajo ka qenë gjithmonë 'udhëheqësja e saj artistike'. Dy vajzat e familjes Gjata, vajzat e nënkolonelit Fatmir Gjata, në rrugën që ato kanë nisur, kanë gjetur gjithmonë mbështetjen e veçantë të babait të tyre, që padyshhim një pjesë e suksesit të tyre i dedikohet atij.

Ajo është mjaft e njohur, dhe ne thjesht mund të përmëndim disa tituj këngësh dhe të gjithë ju do të reagonit: Mamës, Vetes, mamani nejen, afer dhe larg, disco disco, Fake, kudo që jam, puthe, e shumë të tjera, si dhe bashkëpunimi i fundit me të madhin Flor Mumajesi të cilin e dëgjuam në hyrje të programit tonë. Flori, ka qënë ai i cili e ka përkrahur e mbështetur gjatë karierës së saj dhe sëbashku kan pasur shumë bashkëpunime të sukseshme, si dhe ky HIT "Kuq e Zi je ti", tashmë është një ndër këngët që luhet në çdo lokal, klub apo pab të Tiranës dhe në mbarë trevat SHQIP-FOLËSE. Ky bashkëpunim erdhi pas incidentit të ndeshjes së kombëtares tonë në Beograd të Serbisë. Kjo është një këngë theksojnë këngëtarët, dedikuar djemve të kombëtarës sonë që edhe në fushë-lojë vrapuan pas flamurit të tyre. Por si mund të lëm pa përmëndur këngën e saj "Puthe", e cila pushtoj verën e vjetshme. Ajo ishte imazhi i Albtelecom, dhe këngë e saj u bë kënga përfaqësuese e këtij spoti, madje edhe logoja e tyre ishte "Puthe". Le ta dëgjojmë Elvanën me "Puthe".(Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China