PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dafina Zeqiri "Diva Shqiptare që të lë pafrymë"
2015-04-20 15:28:59 CRI Komenti juaj Printoni

Pas Rihannas, Nicki Minaj dhe Beyonces, duket se po zgjerohet lista e inspirimeve të këngëtarëve tanë, kësaj radhe në theks të veçantë bie Dafina Zeqiri.

Këngëtarja e cila lancoi videoklipin e saj të ri "Shumë qejf" ditë më parë, arriti që të shkaktojë një tërheqje të jashtazakonshme të vëmendjes për të, duke arritur 3milion e 600 klikime në You Tube.

Por, jo për arsye muzikore. Dafina ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për zhveshjet dhe lëvizjet jashtzakonisht provokative në klipin e ri.

Në shumë lëvizje ajo shihet duke kopjuar Jennifer Lopezin nga klipi "Booty" me Iggy Azalean, teksa ka momente kur edhe na kujton Nicki Minajin nga klipi "Only".

Brenda 24 orëve kënga e re e Dafinës ka arritur 200 mijë klikime. Le t'ju njohim me këngën e saj të re "Shumë qejf".

Dafina Zeqiri eshte kantautore shumë e njohur. Talenti i saj u zbulua që në fëmijëri. Në moshën 10-vjeçare, mori pjesë në një festival për fëmijë në Suedi me një këngë në anglisht, të cilën e kishte shkruajtur vetë. Në moshën 16-vjeçare u kthye në vendlindje dhe i dhuroi dëgjuesve shumë hite. Ajo u bë pjesë e TOP listave të televizioneve dhe radiove lokale dhe në shume raste edhe i kryesonte ato. Me zërin e këndshëm, sharmin dhe paraqitjen mjaft tërheqëse skenike, Dafina renditet sot ndër këngëtaret më të dashura dhe më të kërkuara.

DUFFY'E siç identifikohet në skenën muzikore, ka kënduar që nga mosha 4 vjeçe, ndërsa në moshën 7-vjeçare ajo ka qenë anëtare e koreve të ndryshme në Suedi. Ajo mund të konsiderohet si një ndër tekstshkrueset më të talentuara të muzikës shqip, pasi që në moshën 10 vjeçare ka shkruar disa tekste këngësh. Talentin e saj për muzikë ajo e zhvillon edhe më tutje duke mbaruar shkollën e mesme për muzikë. Ambicjet e saj nuk përfundojnë këtu. Po le ti përcaktojmë në rendin kronologjik sukseset e Dafinës:

Në Vitin 2007:

Fitoi në Polifest, me këngën "Rrall e Përmall".

Në Vitin 2008:

Dafina bëri një boom tjetër në Polifest me këngën "Adios" dhe u shpërblye me çmimin e publikut.

Po atë vit, lëshoi në treg albumin e saj të parë me titull "KnockDown".

Vijon pjesëmarrja në Këngën Magjike 2008, ku mori çmimin "Magjia e Parë" me këngën "Bateritë".

Në Vitin 2009:

Fama e saj u shtua pas garës së kërcimeve në "Op Labi Party (Viti i ri 2009)" ku Dafina fitoi garën karshi këngëtareve më të njohura në Kosovë.

Gjatë vitin 2009 suksesi vazhdon me dy bashkëpunime mjaft të mirëpritura nga publiku me këngëtarët e njohur si Blero & F-Kay në këngën "La vida Loca" dhe me Capital-T & 2po2 "Shumë Nalt". Të dyja këngët u shëndërruan në hitet e verës 2009.

Në maj te po ketij viti, fitoi çmimin "Best RNB" në Top Fest 6 me këngën "Dua Që Ta Di", këngë kjo që e bëri Dafinen të dashur mes publikut shqiptar.

Në gusht, u shpall "Femra Superstar 2009" në Teksteshqip.com, duke lënë pas konkurrenten e saj direkte Genta Ismajli.

Në shtator, mori pjesë në Polifest me këngën "Amazing Girl" dhe fitoi çmimin e publikut për të tretën herë.

Gjatë vitit 2009, mahnit me 2 videoklipe shumë të sukseshme: "Shumë Larg" e (Pulla Pictures) dhe "Amazing Girl" e (Entermedia). Gjithashtu realizon reklamën "StarCard" per TEB Bank.

Në Vitin 2010:

Dafina ka dëshmuar se ka një vokal të mrekullueshëm duke kënduar live në RTK "Oxygen" dy këngë. Në shqip "Kënga që ta këndova" dhe në anglisht "Stupid In Love". Pas këtij emisioni, Dafina Zeqiri udhëtoi për në Australi për të xhiruar klipin e këngës më të re. Bashkëpunoi me producentin e Cameron Diaz, apo me koreografin e Britney Spears, në videoklipin e këngës "Rock this club".

Një këngë kjo në gjuhën angleze pasi siç shprehet ajo "çdo këngëtar e ka ëndërr që këngët e tij të transmetohen dhe në stacione të huaja". Dafina rrëfen në nje intervistë se në art nuk sheh konkurrencë por respekton kolegët. "Për mua, të gjithë kanë vendin e vet, të gjithë kanë stilin e vet. Unë krenohem me sukseset e kolegëve të mi, lumturohem për ta, sepse ne jemi shqiptarë dhe duhet ta përkrahim njëri-tjetrin" - shprehet ajo.

Videoklipi i këngës "Amazing Girl" ishte fituesi kryesor në Videofest 2010, duke rrëmbyer edhe çmimin për videospotin më të mirë, "Best of All".

Dafina u zgjodh per te marr pjese ne Mega-Koncertin e kengetarit rep Snoop Dogg në Kosovë.

Vijuan këngët "Quni i Mamas" dhe bashkëpunimi me reperin 2PO2 dhe këngëtaren Tuna në këngën "Vibe". Me pas, me kengetarin Ledri Vula, del kënga dhe klipi "Po m'Pëlqen".

Viti 2010 mbyllet me koncertet e fundvitit ku Dafina performoi "A Të Kujtohet Kur Jemi Krue" bashkë me Naim Krasniqin, "Adagio" dhe "Kur Shkove në Kurbet". Tani le të dëgjojmë një tjetër HIT të saj, për të cilin do të flasim më vonë. Bëhet fjalë për këngën "Veç Ti".

Në Vitin 2011:

Dafina gjithmonë e më afër Ledrit. Pasi fitojnë një trofe ne VideoFest 2011 për këngën "Po m'Pëlqen", realizojnë bashkë edhe një reklamë për kompaninë "Tango".

Nderkohë vera 2011 ishte vërtet e nxehtë për fansat e Dafinës me videoklipin e ri "Dangerously In Love". Klipi u xhirua në Australi nga IMAGINE Creative. Muzika dhe Teksti janë berë nga vetë Dafina, ndërsa arranzhimi mban firmën e Cekic.

Në fillimin e muajit Tetor, del klipi i këngës "My Swag", i realizuar mjeshtërisht nga Imagine Creative. Merr fund lidhja e saj dy-vjeçare me të dashurin Krenar Cocaj dhe gjithashtu Dafina ndërpret bashkëpunimin me menaxherin Drin Zatriqi. Ajo ka vendosur t'i kthehet miqve të vjetër Blero dhe Cekic me të cilët ka nisur karrierën e saj.

Në muajin dhjetor, menjëherë një këngë e re "Ti me Thuaj" dhe pritja për albumin e ri përfundon. Del në shitje "Just Me", albumi i dytë i Dafina Zeqirit, i promovuar nga videoklipi i këngës "Supernova".

Krahas hiteve të dy vieteve të fundit si: "Amazing Girl", "Dua Që Ta Di", "Shumë Larg", "Rock This Club", "Dangerously In Love", "My Swag" etj, në album ka dhe shumë këngë të reja ndërmjet të cilave spikat një bashkëpunim me Ledrin "Tonight" një tjetër bashkëpunim kesaj rradhe me Getin e Tingulli 3nt me titull "D&G" dhe versioni alnglisht i këngës "Supernova". Gjatë festave të fundvitit, Dafina merr pjesë në shumë programe dhe koncerte.

Në Vitin 2012:

Dafina ishte më e nominuara në Video Fest dhe fiton 3 çmime: `Best Performance`,`Best Styling` dhe `Best Female`.

Pas pak kohe, Dafina nxjerr edhe klipin `Tonight` një bashkëpunim ky me Ledri Vulën me të cilin Dafina kishte një lidhje. Klipi `Tonight` brenda dy javëve kalon një milion klikime dhe dëgjohet në shumë vende të botës. Gjatë këtij viti perfundon lidhja e saj me Ledrin dhe Dafina i drejtohet Amerikës, në përgatitje për një hap akoma më të madh në karrieren e saj. Festat e fundvitit e kthejnë në Kosovë me 'look' të ri dhe me një këngë të re nën ritmet Reggae.

Në vitin 2013:

Gjate muajit janar, kënga që ne sapo dëgjuam "Veq Ti" ka edhe një videoklip. Kjo këngë e sjell Dafinën mjaft ndryshe dhe kenga pëlqehet nga fansat e saj. Megjithëse përflitet shumë për jetën e saj private, Dafina mohon gjithçka dhe deklaron se në këtë moment është 'single'.

Ne muajn maj, Dafina lancon këngën "Bloodah" me një klip të realizuar nga një produksion Suedez e që u prit mirë nga fansat e saj. Le të shijojmë ritmet e "Bloodah".

Në muajin korrik, Dafina lanson klipin e ri në bashkëpunim me Dj Blunt & Real 1 të titulluar `Mos e nal`, që u prit mirë nga fansat, po ashtu edhe një këngë tjetër në bashkëpunim me Dj Blunt të titulluar "Veq ty me t`pas".

Të dyja këto këngë nga albumi i ri i Dj Blunt & Real 1 - `Blunt for president`. Po ashtu ajo sjell edhe këngën të quajtur "Hajde Ma Knej", që është edhe me klip, që ne do t'a dëgjojmë pas pak.

Në muajin dhjetor, Dafina sjell këngën dhe klipin "Time Out", që u prit mjaft mirë nga publiku.

Ne vitin 2014, u publikua klipi "Veq me t'pas ty" në bashkëpunim me Real 1 dhe DJ BLUNT, që u bë menjëherë një këngë shumë e preferuar nga të gjithë.

Ajo gjithashtu është përfolur shumë edhe për lidhjet e saj të dashurisë. Fillimisht lidhja e saj me Krenar Cocaj ishte përfolur shumë kur edhe pse ata po kalonin mirë për disa arsye të ndryshme u ndanë pas një lidhje dy vjeçare. Pas kësaj në disa nga performancat dhe pjesëmarrjet e saj vërehej shumë afërsia që kishte me rep këngëtarin Ledri Vula. Në shumicën e intervistave ata e kishin mohuar lidhjen e tyre por që më vonë në një shfaqje televizive ata u panë duke u mbajtur për dore, gjë që e pamundësonte që ata të dy të mohonin se kishin një lidhje. Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula ishin një nga çiftet më të përfolura të skenës shqiptare.

Këngët, klipet, promovimet dhe pjesëmarrjet e tyre së bashku bënin që fansat të dëshironin edhe më shumë t`i shihnin bashkë. Por ata nuk e plotësuan dëshirën e tyre. Pas një periudhe të vështirë në lidhjen e tyre, problemeve dhe mosmarrëveshjeve ata i dhanë fund lidhjes së tyre përgjthmonë. Me përfundimin e kësaj Dafina Zeqiri udhëtoi për në Amerikë mbase për të qetësuar veten dhe për të marrur energjinë e nevojshme e për të vazhduar me projektet e radhës.

Pas kërkesës së fansave dhe dëshirës së tyre, Ledri e ftoi Dafinen për këngën e 3-të. Ata erdhën me surprizën e tyre në Videofestin Muzikor ku perforuman këngën e re "Got Ur Back", e cila u përfol shumë. Dafina, në një emision tha se gjithçka që ka midis tyre tani është bashkëpunim në muzikë. Kaluan disa ditë dhe më 1 korrik 2014 erdhi i shumëprituri videoklip "Got Ur Back". Edhe pse Dafina e mohoi, shihet mjaft qartë se ata janë ende të dashuruar me njëri-tjetrin, sidomos gjatë skenave të videoklipit. Le të ndjekim HIT-in e saj " Hajde ma knej". (Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China