PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Aziatikët që magjepsën Europën
2015-04-10 11:01:24 CRI Komenti juaj Printoni

1- Sondazh mbi ndikimin e filmave kinezë jashtë vendit

Kohët e fundit u krye një studim në 9 vende, nga Akademia Ndërkombëtare e Kulturës Kineze.

Sondazhi tregoi se ndërsa filmat kinezë të kong fu-së mbeten preferohen dhe njihen shumë nga të hujat, regjizorët dhe aktorët kinezë ende nuk kanë njohje ndërkombëtare. Viti 2014 ishte një vit i mbarë për tregun kinez të filmave, duke arritur një total prej 4,8 miliardë dollarësh amerikanë. Duke marrë në konsideratë kompanitë kineze të kinematografisë, që kanë vite experience, ata duan të njihen nëpër botë dhe të konkurrojnë me Hollywood-in, por a do mund t'ja dalin? Përgjigjen do ta gjejnë në librin e argjendtë.

Kryesisht libri është i ndarë në pesë pjesë, ai vlerëson aspekte të tilla si përmbajtja e filmave kineze jashtë vendit, ndikimi i këtyre filmave, diversiteti i kanaleve të shpërndarjes dhe problemet kryesore me të cilat përballet industria kineze e filmit.

Një temë e përsëritur është se kineastët të gatshëm për të sfiduar kanalet tradicionale të prodhimit dhe shpërndarjes mund të gjejnë sukses në tregun ndërkombëtar.

"Fokusi këtë vit është se si shikuesit jashtë vendit janë të ekspozuar ndaj filmave kineze. Ajo që ne kemi gjetur është se njerëzit kanë tendencë për të shikuar filma kineze përmes kanaleve të lira në vend që të shkojnë në kinema. Shumica e shikuesve të filmave kinezë preferojn t'i shohin ato online. Interneti ofron një terren të përshtatshëm dhe sfidues për kineastët kinezë nëse duan ta shfrytëzojnë atë. Dhe gjithashtu filmat kung fu dhe komedi janë ende llojet më të popullarizuara të filmave kineze në mesin e shikuesve jashtë vendit, " tha Huang Huilin, drejtor i AICCC-së.

2- Zhang Liangying ose "Zëri i bilbilit"

E njohur gjithashtu m emrin skenik Jane Zhang, është një këngëtare kineze e muzikës pop. Ajo u bë e njohur menjëherë pas konkursit "Super Girl" në 2005-ën, për zërin më të mirë femëror në Kinë. Ajo është e njohur për nota e larta që kap dhe ka marrë emrin "The Dolphin Princess".


Zhang Liangying

Albumi i Zhang-ut " The One " u prodhua nga një producent amerikan Craig Williams i cili është ndryshe nga popi kinez, pasi ka ndërthurje të R&B dhe jazz-it. Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në koncertin "World Peace One" së bashku me emra shumë të njohur si, U2, Madonna, Pink Floyd and Green Day.

Zhang nënshkroi një kontratë me CCTV-në për të kënduar në "The Song of the Movie", një show muzikor skenik nga një regjizor tajvanez dhe muzikant popi, Jonathan Lee.

Ajo ka kënduar mjaft këngë si kolona zanore të filmave dhe telenovelave si "Only for Love", "The Banquet" dhe në seriale televizive.

Në prill të 2008-ës ajo fitoi çmimin Best Singer Award

Në korrik të 2007-ës ajo performoi në koncertin e Pekinit për Awards charts, përkrah këngëtarëve të njohur si Richard Marx, Beyoncé etj.

Në albumin e saj të dytë, kënga më e njohur u bë "We Are Together" si dhe "We Are Ready" , ku ajo ftoi për regjistrimin e kësaj kënge Elva Hsiao, Joey Yung, Alan Tam, Wang Feng, etj.

Zëri i saj është krahasuar me atë të bilbilit, duke e cilësuar në të njëjtën kategori me Mariah Carey, Christina Aguilera dhe Sarah Brightman.

3- Nguyen Thanh Hien- Aziatikia në Europë

Nguyễn Thanh Hiển ose siç njihet ndryshe Hien është një këngëtare hungareze me origjinë nga Vietnami e cila konkurroi në edicionin e gjashtë të "Hungarian Megasztár" dhe zuri vendin e pestë. Gjatë viteve të saj të shkollimit ajo veç mësimeve merrte leksione violine, pianoje dhe kantoje. Hien u shfaq në televizion gjatë 2008-ës në kanalin televiziv TV2 në emisionin muzikor për zbulimin e talenteve të reja Megasztár, ku ajo u klasifikua në 10-shen më të mirë. Ajo më pas nënshkroi me Tom-Tom Records. Kjo shënoi fillimin e karrierës së saj muzikore, pasi menjëherë u pëlqye dhe duartrokit nga publiku, ndërkohë kënga e saj ishte Hit në "VIVA TV", duke u renditur në vend të tretë. Në nëntor të vitit 2010 ajo hodhi në treg albumin e saj të parë. Në qershor të po atij viti ajo fitoi çmimin për videon më të mirë në ceremoninë e 10-vjetorit të VIVA Comet .

Suksesi i saj më i madh në muzikë ishte kënga e saj në anglisht "Not Livin' in Yesterday", e cila për herë të parë u prezantua në Berlin në 2011-n. Ajo ka patur shumë këngë të tjera të bujshme ku mund të përmendim këngët e saj të fundit dhe të njohura në Azi, si; "Just Fine", " The way I do", "Sweet Talk", etj. (Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China