PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hitet amerikane më të bujshme
2015-04-10 10:59:06 CRI Komenti juaj Printoni

1- Meghan Trainor një zë "Anti-feminist

Meghan Elizabeth Trainor është një kantautore dhe një producente amerikane. Ajo filloi të shkruante këngë që në moshën 11 vjeçare, ku më pas ajo u bë anëtare e një grupi muzikor të quajtur "Island Fusion" dhe një grupi Jazz në shkollë të mesme. Në vitin 2011, ajo hodhi në treg dy albumet e saj të para akustike të titulluara " I'll Sing with You" dhe "Only 17". Në shkurt të 2014-ës ajo nënshkroi me "Epic Records" by L.A. Reid pas performimit të këngës së saj "All About That Bass".

Kjo këngë u bë menjëherë nr.1 në U.S. Billboard Hot 100 duke u cilësuar si kënga më e shitur. Kënga e saj e dytë "Lips Are Movin", u rendit menjëherë në vend të pestë në "Billboard Hot 100", duke vazhduar me albumin e saj "Title", të publikuar në 2015-n.

Vokali i saj është cilësuar si një zë nga shpirti dhe shumë tërheqës, dhe një ndërthurje mes Katy Perry dhe Taylor Swift. Shumë herë është cilësuar nga kritikët si anti-feministe dhe kontradiktore. Ndaj në përgjigje të këtyre akuzave ajo shprehet:

"Unë nuk e konsideroj veten një feministe, por unë dua t'i shpreh botës atë që ndjej, e cila është ta duani veten më shumë."

2- Beyonce Ft. Chris Brown, në bashkëpunimin e tyre "Jealous"

Christopher Maurice "Chris" Brown është një aktor, kercimtar dhe këngëtar amerikan. I lindur në Virginia, ai mësoi vetë të këndonte dhe të kërcente që në moshë të vogël. Pasi këndoi me Jive Records në 2004, Brown nxorri albumin e tij të parë, i cili u rendit në vend të dytë në US Billboard 200 dhe më pas u vlerësua nga Recording Industry Association of America. Hiti i tij i parë "Run It!" doli i pari në klasifikimin e "US Billboard Hot100". Sigurisht që një ndikim të madh pati marrëdhënia e tij e trazuar me këngëtaren e madhe Rihanna, ku u përfol në mediat botërore për abuzim dhe ushtrim të dhunës ndaj princeshës së diamanteve. Pas denoncimit të saj të bujshëm ku po atë vit ai nxorri albumin e tij të tretë kënga më e dëgjuar i kushtohej kësaj marrëdhënieje ""I Can Transform Ya".

Emadhja Beyoncé, me emrin e saj të plotë Beyoncé Giselle Knowles-Carter është një kantautore, dhe aktore amerikane. E lindur në Houston, Texas, ajo ka performuar dhe ka marrë pjesë në shumë konkurse që në moshë të re, por kulmin e suksesit e arriti në 1991 me grupin R&B të quajtur Destiny's Child, ku ajo ishte solistja. Menaxher ka qenë i ati i saj ku ajo arriti kulmin e si "world's best-selling girl groups" të të gjitha kohërave. Hitet e saj më në zë janë "Dangerously in Love", "Crazy in Love" e kënduar me bashkëshortin e saj, repperin e famshëm Jay Z , "Baby Boy", "Déjà Vu", "Irreplaceable", "Beautiful Liar"etj etj. Ajo ka patur bashkëpunime edhe me këngëtarë të tjerë të njohur, por bashkëpunimi i saj i fundit është me Chris Brown, me këngën "Jealous", i cili është tashmë një hit.

3- Lady Gaga

Stefani Joanne Angelina Germanotta, ose e njohur ndryshe me emrin skenik Lady Gaga, është një nga këngëtaret më me influencë në botën e muzikës..

Gaga arriti sukses me albumin e saj "The Fame" si dhe me këngët "Just Dance" ,"Poker Face", "The Fame Monster", "Bad Romance", "Telephone", "Alejandro"dhe"Applause" etj. E njohur për look-un e saj trendi dhe disi të çmendur Gaga ka tërhequr shumë vëmendjen e fansave të saj si dhe të kritikëve, të cilët nuk rrinë dot pa komentuar ekstravagancën e saj të "shthurur"…por kjo gjë e bën atë unike në stilin e saj.

Me albumet dhe hitet e saj ajo ka arritur të shesë 125 milion kopje, duke u cilësuar në 2014-n si këngëtarja me nivelin më të lartë të shitjeve të të gjitha kohërave. Arritjet e saj muzikore flasin vetë me 6 Grammy Awards të fituara, 13 MTV Video Music Awards, dhe 13 Guinness World Records. Ajo gjithashtu shquhet edhe për bamirësi dhe ndjeshmërinë që ka për çështjet sociale si dhe për mbështetjen e viktimave të LGBT-ës.

Në fillim të muajit ajo ishte pjesë e show-it televiziv American Horror Story: Hotel, dhe nisur nga kjo, ajo u prek emocionalisht duke i dedikuar një këngë të titulluar "Till It Happens to You." Kjo këngë është shumë emocionuese pasi i dedikohet dokumentarit të "The Hunting Ground", i cili flet për një sulm seksual mbi gjimnazistet në SHBA. Mesazhi i kësaj kënge është "Të përkrahim njëri-tjetrin e të jemi të fortë, pasi kjo mund

t'ju ndodh edhe ju".

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China