Orkestra Australiane Simfonike e Perëndimit (WASO) ka bërë publike bashkëpunimin me Orkestrën Filarmonike të Kinës, e cila do të ndjekë orkestrën australiane gjatë performimit të saj në Pekin në 2017-ën. Krerët e dy institucioneve u mblodhën në Perth të mërkurën për nisjen e bashkpunimin, ku sipas kryetares së WASO-s Janet Holmes kjo ishte një nga marrëveshjet më domethënëse që një orkestër mund të ketë në Kinë.
Ky program u konfirmua kur qeveria financoi një fond prej 39,000 dollarë për WASO-n në kuadrin e zhvillimit të "Një ure kulturore simfonike" mes dy kombeve.
Muzikantët nga të dyja orkestrat kanë organizuar vizita ndërmjet tyre duke shpresuar në forcimin e lidhjeve mes dy orkestrave.
Gjatë 2014-ës tre anëtarë të Orkestrës Simfonike Perëndimore të Australisë performuan me Orkestrën Filarmonike të Kinës pothuajse në të gjithë qytetet e Kinës.