PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Jay Chou, kinezi me shumë talente
2015-03-27 14:10:47 CRI Komenti juaj Printoni

Jay Chou është një muzikant, kantautor, multi-instrumentalist, aktor dhe regjizor tajvanez. Në vitin 2000, Chou hodhi në treg albumin e tij "Jay" në bashkëpunim me studion diskografike "Alfa Music". Që atëherë muzika e tij u bë shumë e njohur në Azi, SHBA dhe në Australi. Ai ka shitur më shumë se 30 milionë kopje dhe ka fituar çmime të ndryshme për punën e tij muzikore. Chou madje ka shkruar këngë për artistë të tjerë, ndërkohë që punonte për albumin e tij.

Në vitin 2003, ai ishte në koopertinën e revistës "Time magazine" (versioni aziatik), ku u cilësua si Mbreti i ri i Pop-it në Azi.

Chou ka debutuar në filma të ndryshëm si në 2005-ën tek filmi "Initial D" dhe që atëherë ka marrë pjesë në shumë projekte të ngjashme. Ai debutoi në Hollywood në vitin 2011 me filmin "The Green Hornet". Chou ka shkruajtur tekste këngësh dhe ka kompozuar për shumë artistë të njohur si Jolin Tsai, Landy Wen, Coco Lee, S.H.E,Vivian Hsu, Leehom Wang, Will Liu, Valen Hsu, Edmond Leung, etj..

Ai ka përformuar edhe me shumë këngëtarë në zë si, Landy Wen, Patty Hou dhe me ish të dashurën e tij Jolin Tsai. Jay Chou bashkëpunoi me Kobe Bryant "The Heaven and Earth Challenge" e cila u transmetua në konferencën për shtyp para ndeshjes së yjeve të NBA-it, më 20 shkurt 2011.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China