20150327fourfive |
Bashkëpunimi i dytë i Paul McCartney dhe Kanye West është shfaqur në një formë të re dhe me një Rihanna të ndryshme nga ajo që jemi mësuar të shohim shpesh. Kany West dhe Sir. McCartney patën bashkëpunimin e tyre kohët e fundit me këngën "Only One,"
"Four Five Seconds" është një baladë, ku këtë herë sintetizatorët janë zëvëndësuar me një kitarë akustike, që luhet nga i madhi Paul McCartney.
Kënga ishte mjaft befasuese për Rihanna-n, pasi ishte me nota më të ulëta se hitet e saja.
Ajo do të performojë këtë këngë në "2015 Grammy Awards" me Sir Paul McCartney dhe Kanye West.
Princesha 26-vjeçare e pop-it u ngjit në skenën madhështore në qendër të Los Angeles më 8 shkurt, së bashku me yllin e legjendarëve "Beatles" dhe me reperin West, për prezantimin e bashkëpunimit të tyre të ri, "Four Five Seconds".
Sir Paul, 72 vjeç, ka performuar në ceremoninë e vitit të kaluar përkrah antarit të ish-Beatles, Ringo Starr dhe ka fituar 18 çmime "grammy" gjatë karrierës së tij legjendare.