20150327david |
Superyjet botërorë, Nicki Minaj dhe David Guetta, kanë sjellë në bashkëpunim me Afrojack projektin e tyre të ri, "Hey Mama".
Artistët kanë pushtuar tregun, pasi kjo këngë u bë hit ndërkombëtar brenda pak ditësh.
Kënga është e stilit modern, tipik për vitin 2015.
Guetta lançoi në vitin 2009 këngën "I Gotta Feeling," performuar nga grupi "The Black Eyed Peas", këngë që u kthye në një superhit me 7.5 milionë shkarkime në internet.
Qe prej asaj kohe hitet e tij janë kthyer në superhite dhe kanë fituar zemrat e fansave nga e gjithë bota. Ai gjithashtu kompozoi një këngë për këngëtaren Sia, të famshmen "Titanium," e cila u bë kolona zanore e filmit "Pitch Perfect".
Albumi i gjashtë i tij, Listen, u bë në bashkëpunim me këngëtarët më në zë si Sia, Nicki Minaj, John Legend, Ryan Tedder, Nico & Vinz, dhe shumë të tjerë.
Kënga e tij më e re e këtij albumi "Hey Mama," është një bashkëpunim me të madhen Nicki Minaj, ku diva paraqitet me një stil krejt ndryshe. "Hey Mama" është regjistrimi i tretë me repper-en Nicki Minaj, tha Gueta për The Daily Beast. "Ajo është repper-ja më e njohur, por unë doja që ajo të këndonte në stilin 'Turn Me On,' dhe ajo ia doli. Ishte gjithashtu një ritëm tjetër për stilin e saj muzikor. Ajo është një këngëtare unike, e mrekullueshme dhe me një talent të paparë. Unë dhe DJ-i gjerman Afrojack krijuam tingujt dhe ritmin e duhur për këtë këngë që të ishte e përshtatëshme për klubet e natës.
"Të punosh me Nicki-n është një ëndërr, do të bashkëpunoja përsëri me të dhe jam super entuziast nga rezultati", shprehet Guetta.