20150322kb |
1- Sam Smith sfidon albumin Rebel Heart të Madonna-s
Solisti britanik Sam Smith me albumin e tij të ri "In the Lonely Hour" ka ruajtur vendin e parë për 8 javë në hit parade-n e Mbretërisë së Bashkuar, duke lënë pas Maddonën me albumin e saj "Rebel Heart" në vend të dytë.
Albumi i Smith-it u transmetua plot 3600 herë këtë javë, duke arritur në 12 mijë diferencën e shitjeve me kryesuesen e deri tanishme, Madonna. Këngëtari i ri, në krye të këtij Hit-Parade, e bën Smithin solistin e parë mashkull që godit numrin 1 në Britanin e Madhe, për 6 evente të ndryshme me të njëjtin album. Ed Sheeran me "X" renditet në vendin e tretë dhe "Chasing Yesterday" nga grupi i ri i Noel Gallagher, "High Flying Birds" renditet në vendin e katërt.
2- Katy Perry vazhdon turin në Kinë me albumin ROAR
Sic ju kemi njoftuar në emisionet e mëparshme për turin botëror të Katy-t, ajo do të performojë në prill në Kinë.
Këngëtarja do të performojë hitet e saja si Dark Horse, Teenage Dream, dhe Roar, në Arenën Ndërkombëtare të Sporteve në Guangzhou më 18 prill, në Arenën e Mercedez Benz-it në Shanghai më 21 dhe 22 prill, para se ajo të ndërmarrë udhetimin e radhës për në Taipei e Makao më 28prill dhe 1,2 maj.
Katy e cila është e njohur për veshjen e saj shumë ngjyrëshe dhe ndriçuese, është pagëzuar nga fansat kinezë me nofkën "fruit sister". Nuk është hera e parë që Katy performon në Kinë. Pop stari amerikan ishte e pranishme në Infiniti China Brand Festival në janarin e shkuar, në Pekin. Gjatë udhëtimit të fundit në Kinë, ajo vizitoi Orkestën Kombëtare të Kinës, ku më shume se 90 muzikantë luajtën këngët e Katy-it si Roar, me instrumenta folklorikë kinezë si guzheng-u. Ky performim e bëri Katy-in të shpërthejë në lotë,mes emosionesh të shumta.
3- Tur aziatik i Sheeran
Kantautori britanik Ed Sheeran dha koncertin e tij të parë në Kinë në Arenën e Benzit në Shanghai më 7 mars. Fituesi 24 vjeçar i çmimit britanik dhe gjerman "Grammy", prezantoi këngët e tij nga dy albumet e studios "+" dhe "X" (shqiptohet " multiply ")
Më shumë se 7,000 njerëz shijuan koncertin duke kërcyer, kënduar dhe filmuar me telefonat e tyre. Biletat e koncertit ishin shitur javë më pare, madje jashtë arenës shiteshin me dyfishin e vlerës reale. Sheeran sapo ka përfunduar turin e tij Aziatik në Mumbai, Doha, Dubai, Shangai, Hong Kong, Seul, Manila, Singapor dhe Kuala Lumpur. Ai do të udhëtojë drejt Australisë dhe Zelandës së Re për koncerte të tjera.
1- Zhang Yimou zbulon kastin e aktorëve të filmit tij të ri "The great wall"
Regjizori i madh kinez Zhang Yimou ka zgjedhur për filmin e tij më të ri "Great Wall" aktorët e mëdhenj Andy Lau, Zhang Hanyu, Zheng Kai, Eddie Yu-yen Peng, dhe bukuroshen Jing Tian, si dhe yjet amerikanë Matt Damon, Willem Dafoe dhe Pedro Pascal.
2- Jackie Chan regjistron këngën për Lojrat Olimpike Dimërore 2022
Superstari kinez i kung fu-së Jackie Chan arriti të gjente kohë të lire gjatë dy sesioneve për të regjistruar këngën "Wake up Winter" përfaqësuese për aplikimin e Pekinit në Lojrat Dimërore Olimpike 2022.
"Në mëngjes punoj për dy sesionet, ndërsa në darkë për këngën e lojrave olimpike" tha Jackie Chan me humor.
Kënga "Wake up Winter" është një thirrje për të gjithë njerëzit nëpër botë për të zgjuar shpirtin olimpik dhe dëshirën për miqësi mes qytetarëve nga vende të ndryshme, shpjegoi autori i tekstit të këngës Wang Jiuping.
3- Kumi Koda
Kumi është një këngëtare japoneze nga Kioto, e njohur për stilin e saj në të kënduar në R&B, pop, j-pop etj. Debutimi i saj në vitin 2000 me këngën " Take Back" dhe kënga e saj e shtatë "Real Emotion/1000 no Kotoba" e bënë të famshme në Azi. Kjo këngë u përdor për video lojrat Final Fantasy X-2.
Jonathan Ross e quajti atë Christina Aguilera e Japonisë, ndërkohë që shumë të tjerë e krahasonin karrierën e saj muzikore me atë të Britney Spears.
Kënga e saj "Walk of my life" u bë e famshme tek të rinjt aziatikë.
4- Jiang Ying Rong
Këngëtarja e njohur nga Kina JiangYing Rong, fituesja e kompeticionit kombëtar të vitit 2009 me këngët e saj të njohura "Love" "Descendants of the dragon" dhe me këngën e saj aq të kënduar nga të rinjt e Kinës " Tomorrow i will marry you",vjen në "Culture Beat" me hitin e saj shumë të dëgjuar në Club-et e natës "carzy".
(Raela)