PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"E madhja"Karen Mok
2015-03-13 11:18:32 CRI Komenti juaj Printoni

"E madhja"Karen Mok

Karen Joy Morris, e njohur me emrin e artit Karen Mok është një këngëtare dhe aktore nga Hong Kongu. Në 1993 ajo hodhi në treg albumin e saj "Karen Karen" për të hyrë në këtë biznes, në 1995 ajo debutoi në filmin "Westward Journey" ku pati shumë sukses. Në vitin 1996 me filmin "Fallen Angels", ajo fitoi çmimin për rolin mbështetës më të mire, në Hong Kong Film Awards. Në 97-ën ajo publikoi në Tajvan albumin e saj në mandarinë "bëje vetë" i cili u shit mbi 80 milion kopje, ku hiti i këtij albumi "Ai s'më do më" këndohet dhe dëgjohet akom sot. Në 2000 revista "Esquire Magazine" e cilësoi si " Femra jonë e preferuar" ku në 2013-ën ajo hodhi në treg mbi 30 albume, mori pjesë në 50 filma dhe performoi mbi 30 koncerte solo. Në 2008-ën ajo mori çmimin "Best female singer award in Asia." Duke vijuar me çmime të tjera si atë të këngëtares më të mire në mandarinë në 2011 me albumin e saj "Baby", në 2013 ajo nxorri albumin e saj "jazz" me titull "Somewhere I belong" ku menjëherë u bë femra e pare kineze në "iTunes" nëpër botë. Në shtator të 2014, Karen filloi turin e saj botëror ku e hapi në Shanghai. Në 2015-ën, Karen konkuroi në festivalin gala pranverorë në CCTV me këngën e saj " When you are old".

"Moj e bukura" e kënduar nga një Filipinëse

"Moj e bukura ", është një këngë e hershme e arbëreshëve të Italisë, nuk këndohet tashmë veçse nga shqiptarët. Siç raporton "Philippine Daily Inquirer", kënga e cila ka bërë sensacion të madh në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, këndohet tashmë edhe në Dubai, nga një zë i shkëlqyer i këngëtares filipinase La Ghie.

Kështu raporton Dolly Anne Carvajal për gazetën "Philippine Daily Inquirer" në artikullin me titull "Aventura ime e tretë në Arabi", ndërsa artikulli i referohet kryesisht këngëtares më të mirënjohur filipinase La Ghie, "në aventurën e saj në Dubai", ku ajo interpreton në koncertet solo në këtë vend.

Një video e publikuar po nga kjo gazetë, e cila ekziston edhe në Youtube, këngëtarja filipinase është duke kënduar në një nga sallat e koncerteve të hotelit me 4 yje "Marco Polo", i ndodhur në qendrën historike Deira, të Dubait, veçse 6 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar. Pas sukseit të arrirë Në Emiratet e Bashkuara, ajo tashmë ka premtuar se shumë shpejt do të nxjerr albumin e saj dhe do të niset për ture të ndryshme në trevat shqip-folëse.

Këngëtarja La Ghie ka lindur në 3 shtator 1979 në Bolinao Pangasinan të Filipineve. Virginia Sanchez apo siç njihet ndryshe me emrin e artit La Ghie, është një këngëtare e mirënjohur në shtetin e saj të origjinës, por prej vitesh ajo ka një karrierë të suksesshme solo në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në faqen e projekteve artistike "We are the Emirates" (ku marrin pjesë një sërë artistësh nga e gjithë bota, si Cheb Mami, Nadia Mansouri, etj) përmendet se, "koncertet dhe videot e saj kanë një popullaritet të madh edhe në Youtube, ku kënga e saj më e ndjeshme "Moj e bukura", është admiruar dhe duartrokitur për interpretimin e saj të shkëlqyer".

Kënga, "Moj e bukura", (sipas origjinalit: "O e bukura more") është një vjershë dhe një ndër këngët më të popullarizuara të Arbëreshëve të Italisë. Dokumentet citojnë se, "teksti i kësaj kënge është gjendur në dorëshkrimin e Kieutit në vitin 1708. Më tej, këtë material do ta ribotonte në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër Kamarada, në vitin 1866.

(Kënga është marrë nga performimi i saj "LIVE" në Dubai).

Filmi "Wolf Warriors" do të shtyhet për në prill

Filmi aksion i shumë pritur Wolf Warriors, më regji dhe debutim të yllit të filmave "Action" Wu Jing, ka shtyrë datën e shfaqjes së tij në kinema më 2 prill nga 6 marsi që ishte parashikuar. Wu, bëri këtë deklaratë të dielën në një konferencë shtypi. Ai shpjegoi se arsyeja për këtë vendim vjen ngaqë ai nuk është i kënaqur plotësisht me disa detaje të skenave, dhe dëshiron të bëjë disa ndërhyrje në film që ai të japë më të mirën e mundëshme. Kur u pyet nëse ky veprim ishte një përpjekje për të shmangur një sfidë ballë për ballë me "blockbusters-at" e tjerë, Wu shpjegoi se duke marrë parasysh lulëzimin e tregut kinez në kinematografi, është e pamundur shmangja e konkurencës.

"Unë kam besim të plotë në Wolf Warriors-in" tim, dhe jam i sigurtë që audienca do ta pëlqejë, shtoi ai.

Ky është filmi i parë 3D i Wu-së, i cili i'u referua thënies së regjisorit nga Hong Kongu Wong Kar-wai. Wong mendon se teknologjia 3D është perfekte për filmat kung fu, pasi efektet speciale me anë të kësaj teknologjia përfshijnë gjithë publikun brënda filmit.

Këngët kineze që u bën "HIT" brënda ditës

Phoenix Legend dhe Chopsticks Brothers me këngën e tyre "Little apple"

Phoenix Legend është një dyshe kineze e formuar nga vokalistja femër Yangwei Linghua dhe nga reperi Zeng Yi. Muzika e tyre që është një miksim I muzikës folk, rep dhe elemente të hip hop-it ka bërë që fansat e tyre të jenë në gjithë botën, duke mos u mjaftuar vetëm me Azinë. Në vitin 2012 e madhja "China Daily" raporton shitjen e më shumë se 6 milion kopjeve të albumeve të këtij dueti, ku 10 këngë nga 4 albumet e tyre arritën mbi 1 miliard klikime online.

Brothers Chopstick është një grup I cili më së shumti është marrë me kolonat zanore dhe muzikat e filmave dhe tashmë me industrinë muzikore. Ky grup menaxhohet nga drejtori I reklamave Xiao Yang dhe nga muzikanti Wang Taili. Filmi tyre I pare "A Geisha Man's Memoir" fitoi shumë popullaritet sapo u publikua online. Kënga e tyre "Bless You My Dear" u bë një hit shumë shpejt. Little Apple gjirthashtu një këngë filmi, u bë e njohur brënda ditës në Kinë dhe në gjithë Azinë duke u quajtur "kënga pop që të bën lavazh truri".

"Gangnam Style"

Është një "HIT" që të gjithë ne e njohim, madje edhe e kërcejmë atë me lëvizjet e saja karakteristike. Kjo këngë e kënduar nga koreani jugor "PSY" e cila u bë e njohur brënda natës në Azi duke u përhapu me shpejtësi marramëndëse në të gjithë botën. Kjo këngë arriti numrin maksimal të shikuesve në You Tube duke fituar çmimin "Guinness World Records" si kënga më e pëlqyer ku po atë vit u vlersua me çmimin"BEST VIDEO" në MTV Europe Music Awards.

Lëvizjet e kësaj kënge u përvehtësuan edhe nga figura publike në politikë si nga Ktyeministri Britanik David Cameron, nga Presidenti I SHBA-së Barack Obama, nga Sekretari I Përgjithshëm I OKB-së Ban Ki-moon etj. Kërcimi dhe vetë kënga "Gangnam Style" u pëlqye nga shumë kultura të ndryshme në botë me një shpejtësi befasuese.

Kënga e tretë është "RADIO" e kënduar nga Stefanie

Stefanie Sun është një këngëtare nga Singapori e cila ka performuar në pothuajse në gjithë Azinë me koncertet e saja. 36-vjeçarja ka fituar shumë çmime si Golden Melody Awards, Best Chinese female singer award, Best female vocalist. Ajo ka shitur mbi 30 milion kopje.(RAELA)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China