PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Katy Perry mbyll turneun e saj botëror në Manila me 7 Maj
2015-03-09 17:58:17 CRI Komenti juaj Printoni

Katy Perry mbyll turneun e saj botëror në Manila me 7 Maj

Ylli amerikan i pop-it Katy Perry do të rikthehet në Manila më 7 maj si pjesë e turneut të saj të fundit botëror. Ajo do të promovojë në Azi albumin e saj të fundit "Prism", i klasifikuar në vend të parë ndër 100 këngët më të mira, para turneut të saj në Europë dhe në Amerikën e Jugut.

Gjatë turneut të saj aziatik Katy Perry do të ndalet në Xhakartë, Bangkok dhe Taipei. Skena e dizenjuar nga vetë Katy është realizuar sipas konceptit "shteti i artit",që i lejon këngëtares së njohur të afrohet më shumë se kurrë me fansat e saj si dhe garanton një pamje mahnitëse në stadium, pavarësisht ku janë ulur spektatorët. Vetë Katy permes faqes së saj në Facebook njoftoi koncertin në Filipine, ku thotë:

"Përshëndetje Manila ! Jam Katy Perry. Jam shumë e lumtur tju njoftoj se më 7 maj do të mbyll turneun tim botëror në Manila. Shihemi së shpejti.

Premirë në Pekin e komedisë "The Right Mistake"

Komedia kineze "The Right Mistake" shfaq premierën e saj këtu në Pekin.

Regjizori Wang Ning , aktorët protagonistë, komediani Xiao Shenyang nga pjesa kontinentale e Kinës, atleti Tian Liang dhe këngëtari nga Hong Kongu Chen Xiao Chun, janë të ftuar në ceremoninë e hapjes.

"The Right Mistake" është një komedi që flet për tre burra nga rajone të ndryshme të Kinës që nisen për në Singapor, për të bërë para nëpërmjet skemave të ndryshme.

Megjithatë, jeta tyre ndryshon kur takojnë femrën e ëndrrave të tyre.

"The Right Mistake" do të shfaqet në skenën e teatrit më 5 mars.

Madona shpall datat e turnout të saj 'Rebel Heart'

Ikona e muzikës pop Madona ka njoftuar datat e turit të saj ndërkombëtar"Rebel Heart".

Ylli 56-vjeçar do tëstartojë turin nga SHBA-ja dhe me 29 gusht do të performojë në Miami. Stacionet e rradhës do të jenë Nju jorku, Bostoni, Çikago, Filadelfia, për të vijuar me Vankuverin dhe Porto Rikon.

Turi i saj nuk do të mbyllet këtu, por do të vazhdojë edhe në Europë ku si "START" ka zgjedhur Gjermaninë ku do të performojë më 4 nëntor. Pastaj në katër data të tjera do të jetë në Londër, Paris dhe Barcelonë. Turi I koncerteve të Madonës në Azi dhe Australi do të shpallet me vonë.

Muzika në Kinë tashmë është bërë pjesë e pa ndashme nga të rinjtë. Grupet muzikore dhe këngëtarët në kinë janë të shumtë dhe i përkasin rrymave të ndryshme, por ne sot kemi zgjedhur tre nga këngët më të klikuara në faqet e internetit dhe më të dëgjuarat.

Kënga e parë që kemi zgjedhur titullohet Li Bai dhe këndohet nga Lirong Hao.

Ai ësht një kant-autor nga pjesa kontinentale e Kinës, i cili i përket rrymës Pop Mandarin. Që në femijri ai ka mësuar në mënyre autodidakte kitaren dhe basin.

Kënga e dytë është That year a hurry e divës Faze Wong

Faze Wong është një këngëtare e talentuar kineze së cilës media i drejtohet shpesh herë si "Diva". Me këngët ëngjëllore, dhe me sharmin në skenë që atë e karakterizon, Wong ka fituar zemrat e shumë fansave. Në vitin 2000, ajo u shpall nga Guiness World Records si këngëtarja pop me shitjet më të larta.

Kënga e tretë është Immortals e kënduar nga Fall out Boy

Ky grup amerikan nga Cikago, Illinois i formuar në vitin 2001 i përket rrymës Pop Rock, Pop Punk dhe Rock Alternativ.

Pjestarët e grupit janë: Patrick Stump vokalisti dhe kitaristi i grupit, Peter Wentz basisit dhe tekst-shkrues, Joe Trohman kitarist, Andy Hurley baterist.

(RAELA)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China